Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Portal:Filozofi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portali i Filozofisë
Kjo faqe shërben si ndihmë për kërkimin dhe krijimin e artikujve mbi dhe për Filozofinë dhe të gjitha nëndegët dhe temat që i përkasin asaj.
Artikuj në kategorinë Filozofi

Artikull i zgjedhur

Autori i librit, Frédéric Bastiat.

Ligji (anglisht: The Law; titulli origjinal frëngjisht La Loi), është një libër i Frédéric Bastiat, i botuar në vitin 1850. Libri u shkrua në Mugron dy vite pas Revolucionit të Tretë francez dhe pak muaj përpara vdekjes së tij nga tuberkulozi në moshën 49 vjeçare.

Libri, që ka formën e një eseje, u ndikua nga vepra e filozofit John Locke me titull Second Treatise on Government, dhe nga ana e vet ndikoi në veprën Economics in One Lesson, të Henry Hazlitt. Është një nga veprat më të njohura të Bastiatit, së bashku me The candlemaker's petition (anglisht) dhe The Parable of the broken window (anglisht).

Tek Ligji, Bastiat thotë se "çdonjë nga ne ka një të drejtë natyrore - nga Zoti - për të mbrojtur personin e vet, lirin e vet dhe pronën e vet". Shteti është "zëvendësues i një force të përbashkët për forcat individuale" për të mbrojtur të drejtat e veta. Ligji bëhet pervers kur përdoret për të dhunuar të drejtat e individit, kur ndëshkon të drejtën e njërit për të mbrojtur vetveten nga një përpjekje kolektive e të tjerëve për të miratuar leagjislativisht ligje që në thelp kanë të njëtin efekt me atë të plaçkitjes.

A e dini se ..?

Individualizmi është një qëndrim moral dhe filozofik që bazohet mbi idenë se individët duhet të jenë të lirë të përcaktojnë qëllimet e veta dhe brenda kufijëve, të veprojnë për t'i arritur këto qëlime, pa u shtrënguar që të sillen sipas dëshirës së individëve të tjerë apo sipas të supozuarës "e mirë e përbashkët".

Ky qëndrim filozofik bazohet mbi faktin që meqënëse vlerat e individëve ndryshojnë nga njëri tek tjetri, dhe meqënëse individi nuk mund veçse të kuptojë një pjesë fare të vogël të dëshirave të "shoqërisë" apo të individëve të tjerë, të gjeturit a priori e një shkalle vlerash apo qëllimesh sipas të cilave duhet të sillet shoqëria apo kolektivi është e pamundur. Kështu tërësia e qëllimeve të imponuara arbitrarisht ndaj një kolektivi në vend që të jetë një reflektim i drejtëpërdrejtë i dëshirave të të gjithëve - çka është e pamundur meqë ekzistojnë diferenca mes individëve - është në të vërtet një seleksionim artificial i disa synimeve nga njerëz që janë në pozita të ushtrojnë influencë, fuqi apo forcë.

Filozofi dhe ekonomisti Friedrich Hayek thotë se thelpi i individualizmit është "njohja e individit si gjykatësi i fundit i qëllimeve të veta, besimi se për sa është e mundur mendimet e atij duhet të qeverisin veprimet e atij vet."


Kolektivizmi është një qëndrim filozofik dhe doktrinë politike që thotë se entitetet si shteti, shoqëria apo kombi kanë një ekzistencë autonome përtej individëve që bëjnë pjesë në to. Disa forma ekstreme kolektivizmi shkojë deri në pikën e të mohuarit të ekzistencës së autonomisë së individëve përtej kolektivit. Një tjetër karakteristikë e kolektivizmit është edhe bindja se interesi i (pretenduar) i kolektivit duhet të ketë përparësi ndaj interesit të individëve. Kolektivizmi është një karakteristikë themelore e ideologjive si komunizmi, socializmi dhe fashizmi të cilat mund të shihen si antiteza e pozitës filozofike të individualizmit.

Filozofi Temat

filozofia

Burime interneti

pse klasat politike shqiptare 80-90 ishin foksilizuar

Biografia e zgjedhur

Herbert Spencer (shqip: Herbert Spenser) (27 prill 18208 dhjetor 1903) ishte një filozof anglez dhe një teorist politik i famshëm; me një njohje pothuaj enciklopedike që i mundësonte të shkruante mbi tema si qeverisja, etika, edukimi, ekonomia, sociologjia, biologjia, psikologjia dhe antropologjia.

Spenceri ngriti disa nga idetë mbi konceptin "evolucion" të cilat mëpastaj u morrën nga Charles Darwin dhe u zhvilluan më tej në kornizën biologjike.

Nga idetë politike Spenceri ishte një liberal i shekullit të 19-të (liberal klasik), i ngjashëm me libertarianët e sotëm. Kundërshtonte ndërhyrjen e çfarëdollojshme të qeverisë në punët private dhe dha argumenta thelpësore që përdoren ende edhe sot e kësaj dite.

Herbert Spencer është i famshëm për idetë e tija individualiste dhe për refuzimin e çdo lloj kolektivizimi. Spenceri këmbngulte për një qasje humane dhe etike ndaj problemeve dhe zhvillimeve shoqërore, e cila qasje e ndalonte dominancën dhe agresionin drejt grupeve apo individëve më të dobët, pavarësisht se mund të tregohej se në afatgjatë një sjellje e tillë mund të kishte efekte të mira.

Herbert Spenceri është quajtur “Libertariani i parë” (The First Lbertarian), Sciabarra (1999).

Artikuj që duhet përmirësuar

Methodenstreit ka qenë një diatribë e zhvilluar rreth metodës së duhur dhe epistemologjisë së shkencës ekonomike - mes metodës shkencore të racionalizmit kritik (mbështetësit e Shkollës Austriake të ekonomisë) dhe metodës dialektike të shkollës së Frankfurtit, proponentë të Historicizmit gjerman.

Mbështetësit e shkollës së Historicizmit gjerman pretendonin se ekonomistët mund të zhvillonin ligje shoqërore të reja dhe më të mira duke u nisur nga studimi i statistikave dhe materialeve historike. Mendimi i tyre dominoi universitetet gjermane në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Dominimi i një mendimi të tillë solli dhe rritjen e planifikimit shtetëror socialist që nga ana e vet shtroi rrugën për idetë e nazistëve (nacional-socialistëve gjermanë).

Portale

 Ekonomia

Fresko kujtesën e serverit