Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Reality show

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Reality show (anglisht; lit. "shfaqja e realitetit"), ose emisioni i realitetit, është një zhanër i programit televiziv që dokumenton situata të mirëqena reale dhe pa skenar, zakonisht duke pasur në role kryesore njerëzit e thjeshtë sesa aktorët profesionalë. Ky zhanër u ngrit si kategori e veçuar ndërkombëtarisht në vitet 1990 me emisionet si The Real World, dhe pastaj fitoi famë në vitet e hershme 2000 me suksesin e emisioneve Survivor, Idol, dhe Big Brother, që të gjithë u bënë ekskluzivitete ndërkombëtare.[1] Ky lloj programi vjen shpesh me "rrëfime", segmente të shkurtra individuale ku pjesëtarët e kastit reflektojnë ose ofrojnë kontekst mbi veprimet e shfaqura në ekran. Emisionet e realitetit me karakter garues përfshijnë zakonisht përjashtimin gradual të pjesëmarrësve, qoftë nga një panel i jurisë, nga publiku i emisionit, ose nga konkurrentët vetë.

Dokumentarët, lajmet televizive, programet sportive, programet bisedore, dhe programet garuese nuk klasifikohen përgjithësisht si emisione të realitetit. Disa zhanre të programacionit televiziv që paraprinë shpërthimin e këtij koncepti janë klasifikuar në mënyrë retroaktive si të përkatur idesë së emisionit të realitetit, gjë që përfshin emisionet e kamerës së fshehtë, emisionet e kërkimit të talenteve, seritë dokumentare rreth njerëzve të zakonshëm, emisione garuese të konceptit të lartë, emisionet e përmirësimit shtëpiak, dhe emisionet gjyqësore.

Emisionet e realitetit janë përballur me kritika të ashpra që prej rritjes së popullaritetit të tyre. Kritikët argumentojnë që këto programe nuk pasqyrojnë realitetin saktësisht, në mënyra implicite (si vendosja e pjesëmarrësve në situata artificiale), dhe mashtruese (montimi çorientues, ushtrimi i pjesëmarrësve rreth sjelljeve në program, rrëfimet e paracaktuara apo trilluara). Disa emisione të tilla janë akuzuar për manipulimin e personazhit të preferuar apo personazhit të nënvlerësuar që të fitojë garën. Kritikat tjera të programeve të realitetit përfshijnë që ato ekzistojnë me qëllimin e poshtërimit dhe shfrytëzimit të pjesëmarrësve; që bëjnë yje prej njerëzve jo të talentuar e jo të denjë për famë, figura famëkeqe, apo të dyjat; dhe që e glamorizojnë sjelljen e ulët shoqërore.

  1. ^ Hill, Annette (2005). Reality TV: Audiences and Popular Factual Television (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-415-26152-4.