Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Riza Runa

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Riza Runa (13 mars 1881 – 13 korrik 1946) ishte një patriot, luftëtar dhe veprimtar anti-osman në krahinën e Kurveleshit, në Shqipërinë jugperëndimore. Lindur në fshatin Nivicë të Kurveleshit më 13 mars 1881, Riza Runa i mori mësimet e para në vendlindje, në gjuhën turke, me mësues Hoxhë Kadriun.

Në vitin 1911, Riza Runa ishte një ndër organizatorët kryesorë të livzjes patriotike në krahinën e Kurveleshit dhe më gjerë.[1] Me fillimin e Luftës Ballkanike, ai u mobilizua si oficer rezervist në ushtrinë osmane dhe krahas vullnetarëve të tjere luftoi për mbrojtjen e Çamërisë. Nën udhëzimet e Ismail Qemalit, ishte një ndër aktorët kryesorë në ngritjen e flamurit kombëtar në Delvinë e Sarandë së bashku me Namik Delvinën, Mehmet Ali Pashanë, etj. Më 28 nëntor 1912, së bashku me patriotin tjetër Shuko Dalipi ngriti flamurin kombëtar në Nivicë.

maj të 1913-ës, pas pushtimit të Kurveleshit nga forcat greke, Riza Runa bashkë me banorë të tjerë të krahinës largohen për t’i vajtur në ndihmë qeverisë së Princ Vidit, e cila rrezikohej nga rebelët e Haxi Qamilit. Në këtë kohë, Riza Runa caktohet si armëtar besnit (adjutant) i Princ Vidit me propozim të kolonelit hollandez Tomson.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Rizai u gjend pranë familjes mbretërore në Gjermani. Pas kthimit në Shqipëri dhe vendimit të Kongresit të Lushnjes për largimin me forcë të trupave italiane nga trojet shqiptare, Riza Runa bëhet komandat i përgjithshëm i çetës së Kurveleshit në luften e Vlorës më 1920,[2] e njëkohësisht anëtar i Komitetit të shpëtimit Kombëtar.

Gjatë viteve 1921 – 1932, Riza Runa mbajti detyra të ndryshme në administratën e shtetit të ri shqiptar si, Nënprefekt i Kurveleshit (1920-1922), Krahinor i fshatit Mesaplik të Vlorës (1922 – 1924), Krahinor i Libofshës (1924 – 1925), Krahinor i Poliçanit (1925 – 1927). Më 20 gusht 1927 u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Kurveleshit. Më 13 shtator 1932, Riza Runa lirohet nga detyra e tij si nëpunës i administratës së shtetit shqiptar, për të mos mbajtur më kurrë asnjë funksion shtetëror. U nda nga jeta në Tiranë më 13 korrik 1945, në moshën 65 vjeçare.

  1. ^ "Per kryengritjen anti-osmane, 1911". Revista "Liria Shqiptare" (Nr. 15). 6 gusht 1911. {{cite journal}}: |issue= ka tekst shtesë (Ndihmë!)
  2. ^ Sheu, Daut. Lufta e Vlores. Shqiperi. fq. 61.