Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Rodrygo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rodrygo

Rodrygo në vitin 2023
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRodrygo Silva de Goes[1]
Datëlindja9 janar 2001 (23 vjeç)[2]
VendlindjaOsasco, Brazil
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)[3]
PozicioniAnësor, Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri11
Karriera me të rinjtë
2011–2017Santos
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–2019Santos63(13)
2019Real Madrid Castilla3(2)
2019–Real Madrid142(26)
Karriera ndërkombëtare
2017–2018Brazili U174(3)
2018–2019Brazili U2010(3)
2019–2021Brazili U235(1)
2019–Brazili23(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20:57, 25 maj 2024 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 02:41, 12 qershor 2024 (UTC)

Rodrygo Silva de Goes (lindur më 9 janar 2001), i njohur si Rodrygo është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si anësor ose sulmues për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren braziliane. Ai njihet për shpjetësinë, nivelin e punës, driblimet dhr finalizimin, duke u konsideruar një nga anësorët më të mirë në botë.[4][5]

Rodrygo e nisi karrierën në Brazil me Santosin, duke shënuar 17 gola në 80 ndeshje. Në vitin 2019, ai u transferua në Spanjë te Real Madridi për 46 milion €. Ai ka luajtur më shumë se 200 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Los Blancos, duke fituar 11 trofe, përfshirë edhe dy tituj të UEFA Ligës së Kampioneve.

Rodrygo debutoi me kombëtaren braziliane në vitin 2019 dhe që atëherë ka luajtur në FIFA Kupën e Botës 2022.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rodrygo duke luajtur me Santosin në vitin 2018.

Rodrygo i'u bashkua akademisë së Santosit në vitin 2011, në moshën 10 vjeç, duke u bërë pjesë e sektorit të futsallës.[2] Gjatë kohë së tij me ekipin e futsallës, ai u stërvit nga trajneri Barata, i cili më parë kishte stërvitur Neymarin. Në mars 2017, Rodrygo u thirr nga Dorival Júnior në ekipin e parë dhe u stërvit para ndeshjes së Kupës Libertadores kundër Sporting Cristal në Peru.[6]

Më 21 korrik 2017, Rodrygo firmosi kontratën e parë si profesionist pasi ra dakord për një marrëveshje pesë-vjeçare.[7] Më 1 nëntor, ai u bë pjesë e ekipit të parë nga trajneri i përkohëshëm Elano.[8] Tre ditë më pas, ai bëri debutimin e tij si profesionist në Série A duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 3–1 kundër Atlético Mineiros.[9]

Më 25 janar 2018, Rodrygo shënoi golin e parë për klubin, duke i dhënë ekipit fitoren 2–1 kundër Ponte PretasCampeonato Paulista falë një goli të shënuar në minutën e fundit.[10] Dy muaj më pas, ai debutoi në Kupën Libertadores në humbjen 2–0 në transfertë kundër Real Garcilaso; ai u bë lojtari më i ri i Santosit që debuton në këtë kompeticion, në moshën 17 vjeç e 50 ditë.[11] Goli i tij i parë në këtë kompeticion erdhi pesëmbëdhjetë ditë më pas në suksesin 3–1 kundër Nacional në stadiumin Pacaembu. Ai u bë braziliani më i ri që shënon në këtë kompeticion, në moshën 17 vjeç e 65 ditë,[12] por rekordi i tij u thye më vonë nga Kaiky dhe Ângelo, të dy lojtar të dalë nga akademia e Santosit.[13]

Më 14 prill, Rodrygo shënoi golin e tij të parë në elitën e futbollit brazilian në fitoren 2–0 kundër Ceará.[14] Më 3 qershor, ai shënoi një tregolësh ai dhe asistoi golin e Gabriel Barbosës në fitoren 5–2 kundër Vitórias.[15] Pas kësaj, Rodrygo ndryshoi numrin e fanellës, duke kaluar nga numri 43 në numrin 9 (një numër që ai e kishte mbajtur në ndeshjet e Kupës Libertadores).[16] Për sezonin 2019, ai e ndërroi numrin sërisht, duke marrë numrin 11.[17]

Rodrygo në stërvitje me Real Madridin, shtator 2019.

Më 15 qershor 2018, Real Madridi arriti një marrëveshje për blerjen e kartonit të Rodrygos, i cili do t'i bashkohej klubit spanjoll në qershor 2019;[18] ai firmosi një kontratë deri në vitin 2025.[19] Shuma e transferimit ishte 45 milion €,[20] 40 prej të cilave i kaluan Santosit, që zotëronte 80% të kartonit të lojtarit, kurse pjesa tjetër agjentëve të tij.[21]

Rodrygo bëri debutimin e tij me Realin më 25 shtator 2019 në fitoren 2–0 kundër Osasunës, duke shënuar më pak se një minutë pasi kishte hyrë si zëvëndësues.[22] Ai shënoi tregolëshin e parë me klubin si dhe asistin e parë më 6 nëntor në suksesin 6–0 kundër Galatasarayt në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[23] Në moshën 18 vjeç e 301 ditë, ai u bë lojtari i dytë më i ri që në shënon tre gola në një ndeshje në këtë kompeticion, si dhe lojtari i parë i lindur në shekullin e 21të.[24] Në sezonin e tij të parë në Madrid, ai shënoi dy gola në 19 ndeshje në La Liga, e cila u fitua për herë të 34të nga Reali; ky ishte trofeu i tij i parë në karrierë.[25]

Më 12 prill 2022, Rodrygo u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të ndeshjes së dytë çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër Çelsit, duke shënuar një gol në minutat shtesë të kohës së rregullt, gjë që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë, aty ku Karim Benzema shënoi golin që dërgoi ekipin në gjysëm-finale.[26] Më 30 prill, ai shënoi një dopietë në fitoren 4–0 kundër Espanyolit që i siguroi Realit titullin e 35të të La Ligës.[27] Katër ditë më pas, gjatë kohës që Reali ishte duke humbur 0–1 kundër Manchester Cityt (rezultati i përgjithshëm 3–5) në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve, Rodrygo shënoi dy gola në minutat 89të dhe 91të dhe e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Benzema më pas shënoi me penallti dhe e dërgoi ekipin në finale,[28] aty ku mposhti me rezultatin 1–0 Liverpoolin; ky ishte trofeu i parë evropian i Rodrygos.[29] Përgjatë këtij sezoni, Rodrygo u vlerësua për kontributin dhe golat e tij në ndeshjet vendimtare të sezonit, duke u bërë një nga lojtarët e preferuar të tifozëve.[30]

Më 18 prill 2023, Rodrygo shënoi një dopietë në fitoren 2–0 kundër Çelsit në Stamford Bridge, duke ndihmuar Realin të kualifikohet në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve 2022–23 me rezultatin e përgjithshëm 4–0.[31] Ai gjithashtu shënoi një dygolësh në finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasunës, me Realin që e fitoi këtë kompeticion për herën e 20të.[32]

Më 2 nëntor 2023, Rodrygo firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2028.[33]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 mars 2017, Rodrygo u thirr në ekipin nën-17 për të luajtur në Turnamentin Montaigu.[34] Ai debutoi në turnament duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 kundër Danimarkës. Ai gjithashtu shënoi në ndeshjet kundër Kamerunit dhe Shteteve të Bashkuara.[35]

Më 7 mars 2018, Rodrygo dhe shoku i tij te Santosi Yuri Alberto u thirrën në ekipin nën-20,[36] megjithatë ata u lanë të lirë disa ditë më pas me kërkesë të presidentit të klubit.[37]

Në nëntor 2019, Rodrygo mori ftesën e parë në ekipin e parë për Superclásico de las Américas kundër ekipit rival Argjentinës.[38] Ai u aktivizua në 20 minutat e fundit me Brazilin që u mposht 1–0 në RijadArabisë Saudite.[39]

Më 7 nëntor 2022, Rodrygo ishte pjesë e ekipit që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2022Katar.[40]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rodrygo konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenjë dhe premtues në media si dhe një nga anësorët më të mirë në botë.[41][42] Ai njihet për shpejtësinë, teknikën dhe sulmet direkte, duke fituar krahasime me bashkëkombasin dhe shokun te Reali, Vinícius Júnior.[43] Pavarësisht se nuk zotëron forcë fizike për shkak të fizikut të vogël, Rodrygo shquhet për driblimet dhe shkathtësinë e tij, duke ndryshuar pozicionin në fushë, gjë që e bënë një lojtar efikas në duelet një-kundër-një.[44]

Në sulm, Rodrygo dallohet për pozicionimin e tij, finalizimin dhe vendimmarrjen, duke rezultuar shumë herë vendimtar për Real Madridin.[45] Ai gjithashtu merr pjesë në krijimin e aksioneve sulmuese, kjo falë kombinimeve dhe krijueshmërisë, duke krijuar raste shënimi për shokët e ekipit. Rodrygo gjithashtu është vlerësuar nga analistët për nivelin e punës dhe vullnetin për t'i bërë presion kundërshtarëve gjatë kohës që ekipi i tij nuk është në zotërim të topit.[46]

Edhe pse roli i tij natyral është anësor, Rodrygo mund të luajë edhe në pozicione të tjera në sulm;[47] ai u aktivizua në një rol të lirë si sulmues i djathtë në formacionin 4–3–1–2 të trajnerit Carlo Ancelotti në sezonin 2023–24.[48] Në këtë rol, edhe pse ai luajti më shumë në qëndër, kishte lirinë për të ndërruar krahët me Vinícius.[49]

Rodrygo është në një marrëdhënje me brazilianen Pamella Cristina Costa; në shkurt 2022, ai lindi binjakët Ravy dhe Ryan.[50]

Babai i tij, Eric Goes, është një ish futbollist profesionist i cili luajti si mbrojtës i djathtë në disa kategori të futbollit brazilian, më e larta e të cilit ishte Série B.[51]

Rodrygo është i krishterë.[52]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 qershor 2024[53]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Liga e Shtetit Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Santos 2017 Série A 2 0 2 0
2018 Série A 35 8 12 3 3 0 8[a] 1 58 12
2019 Série A 4 1 10 1 6 3 0 0 20 5
Gjithsej 41 9 22 4 9 3 8 1 80 17
Real Madrid Castilla 2019–20 Segunda División B 3 2 3 2
Real Madrid 2019–20 La Liga 19 2 1 1 5[b] 4 1[c] 0 26 7
2020–21 La Liga 22 1 0 0 11[b] 1 0 0 33 2
2021–22 La Liga 33 4 3 0 11[b] 5 2[c] 0 49 9
2022–23 La Liga 34 9 6 4 12[b] 5 5[d] 1 57 19
2023–24 La Liga 34 10 2 1 13[b] 5 2[c] 1 51 17
Gjithsej 142 26 12 6 52 20 10 2 216 54
Gjithsej karriera 186 37 22 4 21 9 60 21 10 2 299 73
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën Libertadores
  2. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b c Ndeshje në Supercopa de España
  4. ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje dhe një gol në FIFA Kupën e Botës për Klube
Redaktuar më 12 qershor 2024[54]
Ndeshjet dhe golas sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili 2019 2 0
2020 1 0
2022 9 1
2023 8 3
2024 3 2
Gjithsej 23 6

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 12 qershor 2024
Rezultatet e Brazilit të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Rodrygo.[54]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Rodrygo
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 1 shkurt 2022 Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil 4  Paraguaji 4–0 4–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
2 17 qershor 2023 Stadiumk RCDE, Barcelonë, Spanjë 14  Guinea 2–0 4–1 Ndeshje miqësore
3 8 shtator 2023 Estádio Mangueirão, Belém, Brazil 15  Bolivia 1–0 5–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026
4 3–0
5 26 mars 2024 Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë 22  Spanja 1–2 3–3 Ndeshje miqësore
6 12 qershor 2024 Camping World Stadium, Orlando, Shba 23  Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1–0 1–1 Ndeshje miqësore
Real Madrid[55]
  1. ^ "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Brazil (BRA)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 4. Marrë më 15 nëntor 2022.
  2. ^ a b "Inspiração em Neymar e pai jogador: conheça Rodrygo, nova joia do Santos" (në portugalisht). Globo Esporte. 16 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2019. Marrë më 2 nëntor 2017.
  3. ^ "Real Madrid profile" (në anglisht). Real Madrid C.F. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2019. Marrë më 2 korrik 2019.
  4. ^ Daniel Hepburn (5 mars 2024). "The 10 best wingers in world football have been ranked". GiveMeSport (në anglisht). Marrë më 16 prill 2024.[lidhje e vdekur]
  5. ^ "The 25 best right wingers in world football - ranked". 90min.com (në anglisht). 11 nëntor 2022. Marrë më 9 prill 2024.
  6. ^ "Na mira europeia, jogador de 16 anos faz treinos no profissional do Santos" (në portugalisht). Lance!. 10 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2019. Marrë më 2 nëntor 2017.
  7. ^ "Rodrygo, revelação da base, assina o primeiro contrato profissional com o Santos FC" (në portugalisht). Santos FC. 21 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 2 nëntor 2017.
  8. ^ "Elano anuncia promoção de Rodrygo e Yuri Alberto ao time profissional do Santos" (në portugalisht). ESPN Brasil. 1 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2017. Marrë më 2 nëntor 2017.
  9. ^ "Santos sofre, mas vence Atlético-MG de Robinho e fica a três pontos do líder" (në portugalisht). Globo Esporte. 4 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 4 nëntor 2017.
  10. ^ "Sasha e 'nova promessa' do Santos viram o jogo e dão vitória contra a Ponte" (në portugalisht). UOL Esporte. 25 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2019. Marrë më 26 janar 2018.
  11. ^ "Rodrygo é o mais novo a jogar Libertadores na história do Santos" (në portugalisht). Gazeta Esportiva. 1 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2019. Marrë më 1 mars 2018.
  12. ^ "Em post sobre Rodrygo, Santos exalta sua tradição em revelar jovens talentos" (në portugalisht). Globo Esporte. 16 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2019. Marrë më 16 mars 2018.
  13. ^ "Ângelo, do Santos, faz história e se torna jogador mais novo a fazer um gol na Libertadores" (në portugalishte braziliane). Globo Esporte. 6 prill 2021. Marrë më 7 prill 2021.
  14. ^ "Santos bate Ceará e volta a vencer em estreia de Brasileirão depois de 13 anos" (në portugalisht). Globo Esporte. 14 prill 2018. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2018. Marrë më 15 prill 2018.
  15. ^ "Com show de Rodrygo, Santos goleia o Vitória na Vila e dá fôlego a Jair" (në portugalisht). UOL Esporte. 3 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 4 qershor 2018.
  16. ^ "Rodrygo recebe surpresa e é, oficialmente, o novo camisa 9 do Santos" (në portugalisht). Gazeta Esportiva. 26 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2019. Marrë më 26 korrik 2018.
  17. ^ "Lista da Sul-Americana revela que Rodrygo abandona camisa 9 e assume a 11" (në portugalishte braziliane). UOL Esporte. 12 shkurt 2019. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2019. Marrë më 19 mars 2019.
  18. ^ "Nota oficial" (në portugalisht). Santos FC. 15 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2018. Marrë më 15 qershor 2018.
  19. ^ "Official Announcement: Rodrygo Goes" (në anglisht). Real Madrid C.F. 15 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 15 qershor 2018.
  20. ^ "Real Madrid transfer news: €45 million deal agreed for Santos wonderkid Rodrygo" (në anglisht). Goal.com. 15 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2019. Marrë më 15 qershor 2018.
  21. ^ "Santos striker Rodrygo signs for Real Madrid until 2025" (në anglisht). Sport. 15 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018.
  22. ^ "Rodrygo becomes Real Madrid's first 21st century scorer" (në anglisht). Spanjë: Marca. 25 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2019. Marrë më 25 shtator 2019.
  23. ^ "Rodrygo makes Champions League history with quickfire Real Madrid double" (në anglisht). Goal.com. 6 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2019. Marrë më 6 nëntor 2019.
  24. ^ "Rodrygo scores perfect hat-trick in Real Madrid UCL rout". AS.com (në anglisht). 6 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2019. Marrë më 6 nëntor 2019.
  25. ^ "Real Madrid win the longest LaLiga Santander season" (në anglisht). Spanjë: Marca. 17 korrik 2020. Marrë më 17 korrik 2020.
  26. ^ "Real Madrid 3–2 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 12 prill 2022.
  27. ^ "Real Madrid 4–0 Espanyol" (në anglisht). BBC Sport. 30 prill 2022.
  28. ^ "Real Madrid in final after Rodrygo and Karim Benzema stun Manchester City" (në anglisht). The Guardian. 4 maj 2022.
  29. ^ "La Decimocuarta!" (në anglisht). Real Madrid C.F. 7 qershor 2022.
  30. ^ "Rodrygo is the silent assassin who drips with Madrid's terrible purpose". Planet Football (në anglisht). 7 qershor 2022.
  31. ^ Nick Wright (18 prill 2023). "Chelsea 0-2 Real Madrid (agg 0-4): Rodrygo scores twice as Blues outclassed by holders in Champions League quarter-final" (në anglisht). Sky Sports.
  32. ^ "Rodrygo stars as Real Madrid win the Copa del Rey against spirited Osasuna" (në anglisht). Marca. 6 maj 2023.
  33. ^ "Official Announcement: Rodrygo signs extension until 2028". Real Madrid C.F. (në anglisht). 2 nëntor 2023. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2023. Marrë më 2 nëntor 2023.
  34. ^ "Seleção Sub-17 convocada para Torneio de Montaigu" (në portugalisht). CBF. 30 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2018. Marrë më 2 nëntor 2017.
  35. ^ "Oito gols em quatro jogos: quarteto do Peixe se destaca na Seleção sub-17" (në portugalisht). Lance!. 17 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2019. Marrë më 2 nëntor 2017.
  36. ^ "Rodrygo e Yuri Alberto, do Santos, substituem joias do Flamengo na seleção sub-20" (në portugalisht). Globo Esporte. 7 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2019. Marrë më 11 maj 2018.
  37. ^ "Após ida de Peres ao Rio, CBF libera Rodrygo e Yuri Alberto da seleção" (në portugalisht). Lance!. 13 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2019. Marrë më 11 maj 2018.
  38. ^ Billy Munday (11 nëntor 2019). "Rodrygo gears up for his Brazil bow against Argentina" (në anglisht). Spanjë: Marca. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2019. Marrë më 15 nëntor 2019.
  39. ^ Rob Train (15 nëntor 2019). "Real Madrid: Rodrygo makes full debut for Brazil against Argentina" (në anglisht). Diario AS. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 15 nëntor 2019.
  40. ^ "Seleção Brasileira está convocada para a Copa do Mundo FIFA Qatar 2022" (në portugalisht). CBF. 7 nëntor 2022. Marrë më 7 nëntor 2022.
  41. ^ Ed McCambridge; Tom Hancock (14 prill 2023). "Ranked! The 10 best right-wingers in the world right now" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 16 prill 2024.
  42. ^ "Ranking the five best right-wingers in the world right now". The Football Faithful (në anglisht). 8 prill 2024. Marrë më 4 qershor 2024.
  43. ^ "Rodrygo and Vinicius, so similar yet so different" (në anglisht). Marca. 23 tetor 2019. Marrë më 2 qershor 2024.
  44. ^ "Rodrygo: What Makes Him One of the Hottest Prospects in World Football" (në anglisht). Breaking The Lines. 16 maj 2023. Marrë më 2 qershor 2024.
  45. ^ "Vinicius Júnior's frustration at his new role another dilemma for Real Madrid" (në anglisht). ESPN FC. 22 gusht 2023. Marrë më 2 qershor 2024.
  46. ^ "Five Brazilian football experts explain what makes Rodrygo so special" (në anglisht). Marca. 20 prill 2019. Marrë më 4 qershor 2024.
  47. ^ "Rodrygo sends message to Ancelotti: I don't like playing as a No.9 but I have to at Real Madrid" (në anglisht). Marca. 15 tetor 2023. Marrë më 2 qershor 2024.
  48. ^ Adam Bate (29 maj 2024). "Carlo Ancelotti's Real Madrid success is triumph of man-management but a tactical idea, too, in its own way" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 30 maj 2024.
  49. ^ "Nacho: 'Vini Jr. and Rodrygo are pure magic'" (në anglisht). Real Madrid C.F. 11 nëntor 2023. Marrë më 2 qershor 2024.
  50. ^ "Real Madrid's Rodrygo surprises fans with images of his twin sons" (në anglisht). Diario AS. 23 dhjetor 2022. Marrë më 23 dhjetor 2022.
  51. ^ "Filho de Eric se destaca na base do Santos e é chamado de Neymarzinho" (në portugalisht). Globo Esporte. 27 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2019. Marrë më 2 nëntor 2017.
  52. ^ "Rodrygo Goes Spreads Festive Joy and Reflects on Meaningful Christmas". inkl (në anglisht). 25 dhjetor 2023. Marrë më 29 dhjetor 2023.
  53. ^ "Rodrygo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 14 qershor 2024.
  54. ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Rodrygo" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  55. ^ "Rodrygo" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 14 qershor 2024.
  56. ^ "Com domínio do Palmeiras, Seleção é premiada recheada de finalistas" (në portugalisht). Federação Paulista de Futebol. 9 prill 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 10 prill 2018.
  57. ^ "Rodrygo and Oberdorf win NxGn 2020 awards for world's best teenage talents" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2020. Marrë më 1 prill 2020.
  58. ^ "THE WORLD'S YOUTH MEN TEAM OF THE YEAR 2020 (U20) by IFFHS" (në anglisht). IFFHS. 3 prill 2021.
  59. ^ "IFFHS MEN'S YOUTH (U20) WORLD TEAM OF THE YEAR 2021". iffhs.com (në anglisht). IFFHS. 9 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2021. Marrë më 10 dhjetor 2021.
  60. ^ "Rodrygo named LALIGA EA SPORTS Under-23 Player of the Month for November" (në anglisht). La Liga. 29 nëntor 2023. Marrë më 29 nëntor 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]