Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Rollo

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rollo (c. 846 – c. 932), në disa burime të, më vonshme i identifikuar si Ganger-Hrólf (ose si Göngu Hrólfr në gjuhën e vjetër nordike),[1][2][3] dhe i pagëzuar Robert, ishte një Viking i cili u bë i pari sundimtar i Normandisë, (një rajon ky i Francës).

Momente biografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rollo ka origjinën nga një familje luftëtarësh fisnik nga vendet Skandinave. Pas shkëputjes së tij nga Mbreti i Norvegjisë , Harald Fairhair, ai lundroi jashtë në vende të ndryshme si në Skoci, Irlandë, Anglis dhe Flandri në ekspeditat e piratëve, si dhe mori pjesë në sulmet në Francë përgjatë lumit Sena.[4][5] Rollo fitoi një reputacion si një udhëheqës i madh i Vikingëve në Irlandë dhe Skoci, dhe doli si personalitet i jashtëzakonshëm në mesin e Nordikëve që kishin siguruar një prezencë të përhershme në tokat e Frankëve në luginën e poshtme të lumit Sena.[5] Charles the Simple, mbreti i Francës Perëndimore, hoqi dorë nga tokat përreth vendderdhjes së lumit Sena dhe nga pjesa ku  tani është qyteti Rouen në këmbim të pranimit të Rollos për t'i dhënë fund sulmeve, dhe për tu siguruar Frankëve mbrojtjen e tij kundër sulmeve të mëtejshme të fiseve nordike.[6]

Rollo konsiderohet si udhëheqësi i parë i këtyre kolonive vikinge në një kartë të vitit 918, dhe duket se ai ka vazhduar të mbretërojë mbi rajonin e Normandisë së paku deri në vitin 927. Para vdekjes së tij, ai i dha birit të tij, William I Longsword, qeverisjen e Dukatës së Normandisë që ai vet e kishte themeluar, dhe pasi Williami e pasoi atë si pasardhës, Rollo dhe njerëzit e tij u bënë të njohur si Normanë, nën udhëheqjen e pasardhësve të Rollos, Dukës së Normandisë.[6] Pas pushtimit të Anglisë normanët pushtuan edhe Italinë jugore dhe Sicilin dhe për mbi dy shekuj, pasardhësit e Rollos dhe njerëzit e tyre arritën të sundoni Anglinë ( Dinastia e Normandisë), Mbretëria e Sicilisë ( Mbretërit e Sicilisë), si dhe të Principatës së Antiokisë nga shekulli i X-të deri në shekullin e XII-të, duke lënë pas një trashëgimi jetëgjatë në zhvillimet historike të Evropës dhe në Lindjen e Afërt.[7][8][9]

Statuja e Rollos në Rouen
Varri i Rollos në Katedralen e Rouenit
Një grafik gjenealogjik i Dinastisë Normane

Paraqitjet fiktive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rollo është subjekt i një drame të shekullit të shtatëmbëdhjetë Rollo Duka i Normandisë shkruar nga John Fletcher, Philip Massinger, Ben Jonson, dhe Xhorxh Chapman.

Një karakter i mbështetur lirshëm në figurën historike Rollo është luajtur nga Clive Standen, është i vëllai i Ragnar Lothbrokut në serinë televizive History Channel të titulluar Vikingët.[10]

  1. ^ Sarah Orne Jewett, The Normans, Chapter II: Dukes of Normandy: ROLF THE GANGER
  2. ^ Charles Cawley, F.M.G., Chapter 1.
  3. ^ Frederick Lewis Weis, Ancestral Roots, Line 121E - 19 states
  4. ^ "Rollo Duke of Normandy". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Norman". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Bates Normandy Before 1066 pp. 8–10
  7. ^ "The Norman Impact". History Today. 2 shkurt 1986. Marrë më 31 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Sicilian Peoples: The Normans". Best of Sicily Magazine. Marrë më 31 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Lars Brownworth, Episode I: Rollo and the Viking Age
  10. ^ Turnbow, Tina (18 March 2013).
  • Christiansen, Eric (ed. and trans.) (1998). Dudo of St. Quentin, History of the Normans. Woodbridge, Suffolk: The Boydell Press
  • Crouch, David (2002). The Normans: the History of a Dynasty. London: Hambledon and London. ISBN 1 85285 387 5
  • Douglas, D.C (1942). "Rollo of Normandy", English Historical Review, Vol. 57, pp. 414–436
  • van Houts, Elizabeth (transl. & ed.) (2000). The Normans in Europe.
  • William of Jumieges, and van Houts, Elizabeth (ed.) (1992). The Gesta Normannorum Ducum of William of Jumièges, Orderic Vitalis and Robert of Torigni
  • Orkneyinga Saga: The History of the Earls of Orkney. Trans. Pálsson, Hermann and Edwards, Paul. Hogarth Press, London, 1978. ISBN 0-7012-0431-1. Republished 1981, Harmondsworth: Penguin. ISBN 0-14-044383-5.
  • Arbman, Holgar (1961). Ancient People and Places: The Vikings. Thames and Hudson.
  • Christiansen, Eric (2002). The Norsemen in the Viking Age. Blackwell Publishers Ltd.
  • Fitzhugh, William W. and Ward, Elizabeth (2000). Vikings: The North Atlantic Saga. Smithsonian Institution Press.
  • van Houts, Elisabeth (2000). The Normans in Europe. Manchester and New York: Manchester University Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jones, Gwyn (1984). A History of the Vikings, 2nd ed. Oxford University Press
  • Konstam, Agnus (2002). Historical Atlas of the Viking World. Checkmark Books
  • McKitterick, Rosamond (1983). The Frankish Kingdom under the Carolingians, 751–987. Longman
  • Oxenstierna, Eric (1965). The Norsemen. New York Graphics Society Publishers, Ltd.
  • Sturluson, Snorri (1992). Heimskringla: History of the Kings of Norway, translated Lee M. Hollander. Reprinted Austin: University of Texas Press. ISBN 0-292-73061-6