Sabri Godo
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sabri Godo | |
---|---|
Kryetar i PRSH | |
Në detyrë 1991–1998 | |
Paraprirë nga | ska |
Pasuar nga | Fatmir Mediu |
Kryetar i Asamblesë së PRSH-së | |
Në detyrë 1991–2011 | |
President Nderi i PRSH-së | |
Në detyrë 1998–2011 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 8 gusht 1929 Delvinë |
Vdiq më | 3 dhjetor 2011 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PRSH |
Fëmijët | Anila Godo |
Punësimi | Shkrimtar, skenarist, politikan |
Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë - 3 dhjetor 2011[1], Tiranë) ka qenë shkrimtar e politikan shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur më 8 gusht 1929 në Delvinë, ku kreu edhe shkollën fillore. Më pas vazhdoi gjimnazin në Tiranë, të cilin u detyrua ta ndërpriste vitin e tretë, pasi u përfshi aktivisht në luftën antifashiste. Për 23 muaj, nga korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, mori pjesë në të gjitha Luftrat e Brigatës VI, në Shqipëri e Jugosllavi, ku u shqua e më pas u dekorua për trimëri te vecantë. Shërbeu në ushtri si oficer deri në vitin 1948 e më pas u përjashtua si politikisht i padëshëruar. Në vitin 1953 përjashtohet nga partia komuniste, ku kish aderuar në shkurt 1944. Këtu fillon edhe kalvari i tij i periudhës së diktaturës. Per shkak të martesës me një vajzë nga familjet aristokrate dhe të perkatësisë familjare, intelektualë të shquar, kundërshtarë të regjimit, të pushkatuar, të burgosur e të arratisur, jeta e tij ka shkuar disa here në teh te briskut, deri në prag të burgosjes.
Godo njihet si një penë e rrallë, në romanet me karakter historik, ku më të bujshmet e më të diskutuarat janë “Skënderbeu” dhe “Ali Pashë Tepelena”. Mbi këto figura që i kalonin përmasat e kombit, ai nuk rreshti së kërkuari. Këto romane janë ripunuar e ribotuar disa here, janë përkthyer në disa gjuhë dhe vlerësuar lart nga kritika. Si një njohës i thellë i karakterit njerëzor, shkroi me po aq mjeshtëri romanet e novelat mbi luftën, për të cilat u akuzua nga censura e regjimit si shkrimtar i deheroizimit dhe vuajti pasojat. Ne vitin 1974 u perjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve per “devijim nga realizmi socialist„ dhe u dërgua per “riedukim„ për 11 vjet (1974 – 1985). Një veprimtari të dendur ka pasur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", me mbi katër mijë faqe të botuara me fejtone e shkrime kritike.
Ne vitet 90, u angazhua që në fillim në lëvizjen antikomuniste dhe më 10 janar 1990 formoi Partinë Republikane të Shqipërisë, një parti e djathtë, aleate e Partise Demokratike, qe kish në themel të programit të saj respektimin e pronës private, familjes dhe bashkimin e kombit. Per tetë vjet radhazi Sabri Godo ishte kryetar i kesaj Partie e më pas dha dorëheqjen per t’ju hapur rrugen të rinjve. Nga viti 1998 deri në ditet e fundit ai ishte president nderi dhe Kryetar i Asamblesë Kombëtare te PR.Sabri Godo ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, 1996-2002 me funksionin e kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme. Gjate kësaj periudhe dhe më pas, ka luajtur nje rol aktiv në intensifikimin e marëdhënjeve të Shqipërisë me strukturat Europiane e më gjerë, duke i shtrirë njohjet në nivele të larta personalitetesh të një rëndësie politike të vecantë Eshtë i pamohueshem roli i Sabri Godos ne zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën ai luftoi për 22 vjet rrjesht, nga dita e parë e krijimit të Partisë Republikane deri në ditët e fundit të jetës së tij. Për këtë populli dhe personalitetet e Kosovës kanë shprehur qartasi mirënjohjen. Eshtë i ditur roli dhe lufta e tij për çështjen e popullit çam, per atë të shqiptarëve në Maqedoni, në Serbi e kudo.
Si bashkëkryetar, në hartimin e dokumentit themelor te shtetit, Kushtetutës së Re të Republikës së Shqipërisë të vitit 1998, ai ka luajtur një rol vendimtar. Shpesh emërtohet si Babai i Kushtetutës. Një njeri aktiv në politikë dhe në fushën e letrave, Sabri Godo ka qenë një nga figurat më me rëndësi në jetën politike shqiptare sidomos në momentet e vështira. Qendrimet e tij pa mëdyshje në çështjet më delikate dhe të debatueshme, në periudha të ndezura politike, dhe përpjekjet për të gjetur rrugën e arësyes, i çuan njerëzit, mediat e politikanët, ta quajnë “Plaku i Urtë”, epitet që në mënyrën më të plotë do të përmblidhte gjithë jetën e tij.
Në 12 dhjetor 2012 Presidenti i Repubblikesse Shqipërisë, zoti Bujar Nishani i dha Sabri Godos, pas vdekjes “Urdherin e Skënderbeut” me motivacionin:
“Personalitetit të shquar të politikës dhe kulturës kombëtare, politikanit të urtë e vizionar, me kontribut të çmuar në proçeset demokratike, shkrimtarit e skenaristit që talentin e vuri në shërbim të popullit e vendit të tij"
Në 14 dhjetor 2012, Presidenti i Republikes Italiane, Shkëlqesia e tij, Giorgio Napolitano i ka akorduar Sabri Godos, titullin e nderit “Commendator” me motivacionin:
“Në konsideratë të meritave të veçanta, dhe me propozim të Presidentit të Këshillit te Ministrave, me dekretin e dates 27 dhjetor 2011, i dorëzon zotit Sabri Godo, Titullin e nderit “Commendator”, me të drejtën per të gëzuar nderimet e larta përkatëse dhe për tu regjistruar në librin e Commendatorë-ve".
Vdekja
Me datë 3 dhjetor 2011 Sabri Godo u nda nga jeta pas një beteje me një tumor në mushkëri. Varrimi u bë me datën 4 dhjetor në varrezat e Tufinës, Tiranë.
Vendimi i Qeverisë:
1. Shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.
2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.
3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
4. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre.
5. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Me 10 Maj 2013, Bashkia e Tiranës zbuloi bustin e Sabri Godos pranë Kuvendit të Republikës.
Vepra Letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Plaku i Butkës", Roman historik (1966) ;
- "Ali Pashë Tepelena", roman 1970
- Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972) ;
- "Intendenti", tregim (1973) ;
- "Skënderbeu" (1975)
- Prova e zjarrit, roman (1977) ;
- "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985) ;
- "Ujërat e qeta", roman, (1988) ;
- "Koha e njeriut", roman (1990).
- "Udhëtari", roman (2009)
Skenarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://web.archive.org/web/20160820172240/http://president.al/?p=4938
- Albania in the twentieth century, A History : Volume I, Albania and King Zog ---- By Owen Pearson
- http://www.quirinale.it/elementi/DettaglioOnorificenze.aspx?decorato=318364
- Opinion- Sabri Godo ( 6 dhjetor 2011 ) https://www.youtube.com/watch?v=GYmVbClMkpA
- Sabri Godo , - Urtesia që i mungon Shqipërise ( Panteon - Nisida Tufa—News 24–24 shkurt 2016 ) https://www.youtube.com/watch?v=U2xtCIDa_mw
- " 3 Vjet pa Sabri Godon—Emision nga Roland Qafoku https://www.youtube.com/watch?v=lokkUtsD544
- http://www.telegrafi.com/sabri-godo-sa-me-larg-ngjarjes-aq-me-afer-te-vertetes/
Vdekja
- https://www.youtube.com/watch?v=mViG2k93ZqU
- http://www.yllpress.com/39200/i-jepet-lamtumira-sabri-godos-percillet-ne-banesen-e-fundit.html
- http://shqiptarja.com/skedat/2724/sot-lamtumira-per-te-urtin-sabri-godo-66305.html Arkivuar 17 gusht 2016 tek Wayback Machine
- http://www.panorama.com.al/sabri-godo-le-sanatoriumin-dhe-shuhet-ne-shtepi-sot-dite-zie/
- https://web.archive.org/web/20160827101047/http://gazeta55.al/basha-%C2%93figura-e-godos-frymezim-per-vendimet-e-drejta-per-vendin-e-kombin/
- http://tiranatimes.com/old_site/news.php?id=13002&cat=6 Arkivuar 23 shtator 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Balkanweb|Shuhet në moshën 82-vjeçare politikani Sabri Godo - Analiza". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2016. Marrë më 3 dhjetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Romancierë shqiptarë
- Tregimtarë shqiptarë
- Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë
- Politikanë shqiptarë
- Lindje 1928
- Vdekje 2011
- Shkrimtarë të realizmit socialist
- Njerëz nga Delvina
- Marrësit e Urdhrit të Skënderbeut (1990-)