Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Shote Galica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shote Galica
Shote Galica me bashkëshortin e saj Azem Galica
Emri i lindjesQerime Radisheva
Lindur më10 Nëntor 1895
Drenicë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane, (sot Kosova)
Vdekur më1 Korrik 1927
Fushë-Krujë, Republika Shqiptare, (sot Shqipëria)
Në aleancë me Lëvizja Kaçake
Vite shërbimi1915 – 1927
GradaKomandante
Betejat/luftratLuftërat Ballkanike
  • Kryengritja e Dukagjinit
  • Kryengritja e Drenicës
Çmimet Heroinë e Popullit

Shote Galica (Drenicë, 10 nëntor 1895Fushë-Krujë, 1 korrik 1927) e njohur me emrin e lindjes si Qerime Radisheva, ishte një luftëtare shqiptare kaçake. Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptar.[1][2]

Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë. Ajo ishte motra e 6 vëllezërve![3] Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien "Jeta pa dije është si një luftë pa armë". Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.

Pjesëmarrja në Luftime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 1924 ajo mori pjesë në betejën për Drenicën (Arbania e Vogël ose Shqipëria e Vogël). Në korrik 1925 pas vdekjes së burrit të saj, ajo vazhdoi të luftojë dhe të drejtojë luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Së bashku me qindra luftëtarë nga ish-Vilajeti i Kosovës në dhjetor 1924, luftuan kundër forcave Mbretërore Jugosllave. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.[4]

  1. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-1-78076-431-3.
  2. ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. ISBN 978-0-8108-5309-6.
  3. ^ Mehmet Bislimi, Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927, arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2014, marrë më 2014-12-12, Shota e Radisheves, ishte moter e gjashte vellezerve...njohu Azem Galicen, me te cilin u martua ne vitin 1915
  4. ^ https://www.radiokosovaelire.com/feride-papleka-shote-galica-eshte-nje-rast-unik-monumental-shembulli-luftes-dhe-martirizimit-per-liri-kombetare/