Shqiponja dykrenare
Shqiponja dykrenare është një simbol që shpesh gjendet nëpër stemat, emblemat dhe flamujt. Simboli lidhet me Perandorinë Bizantine dhe heraldikën Bizantine, kryqi dhe topi në kthetrat e shqiponjës përfaqësojnë fuqinë e dyfishtë të Perandorit (laik dhe shpirtëror) dhe shqiponja dykrenare sovranitetin e perandorëve bizantinë nga lindja deri në perëndim.
Kombe të ndryshme të Evropës Lindore e birësuan atë nga bizantinët dhe vazhdojnë ta përdorin atë si simbolin e tyre kombëtar deri më sot, siç janë Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Armenia dhe ish- Perandoria Ruse, por edhe Greqia.
Veçanërisht, Austria, mjaft qytete të Gjermanisë dhe provinca e Boltzwald-it në Hollandë përdorin shqiponjën dykrenare. Ata e trashëguan atë nga "Perandoria e Shenjtë Romake" e Karlit të Madh në 1250. Ndoshta pas rënies së vitit 1204 disa kalorës sollën "përsëri" në "Perandorinë e vërtetë Romake" simbolin e Perandorisë Lindore, meqenëse kishte një rivalitet të madh midis dy Perandorive.
Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja dykrenare është në flamurin e Shqipërisë, ndërsa është përdorur edhe nga principata e Shqipërisë. Familja e Kastriotëve në Shqipëri ka pasur shqiponjën dykrenare si emblemën e vet në shekujt e 14-të dhe të 15-të. Disa anëtarë të familjes së Dukagjinëve dhe familjes së Arianitëve kanë pasë përdorur gjithashtu shqiponjën dykrenare, sikundër edhe Lidhja e Lezhës, që përdori si flamur të vet flamurin e Kastriotëve. Flamuri i Shqipërisë paraqet sot një shqiponjë të zezë dykrenare në një sfond të zi. Gjatë fushatës së Jan Hunyadits në Nish më 1443, Skënderbeu së bashku me disa qindar shqiptarë deertoi nga radhët e ushtrisë turke duke përdorur flamurin me shqiponjën dykrenare. [1] Shqiponja është përdorur për qëllime heraldike në Mesjetë nga nje numër familjesh fisnike shqiptare në Shqipëri dhe u bë simbol I Shqiptarëve.[2]
Greqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdoret si simbol nga Kisha e Greqisë[3], Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke [4] & ekipet sportive AEK & PAOK .
Qipro
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja dykrenare është emblema e Gardës Kombëtare të Qipros.
Shqiponja dykrenare zbukuronte kurorëzimin e mbretit Selxhuk në Mosul qysh në vitin 1058 dhe së andejmi u bë emblema e Sulltanatit Rum. Shqiponja dykrenare shumë shpejt e trashëguan Turkomanët e Anadollit në shekullin e 13-të. Më në fund, ajo shfaqet në monedhat myslimane të Kalifit Nasreddin (Mahmud bin Mohammad) ku në anën tjetër është "Magen David" (ose ndryshe Ylli i Davidit).
Masoneria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galeria e Lirë Masone Skoceze ka përdorur shqiponjën dykrenare në një sfond të purpurt për vite me radhë për të simbolizuar bashkimin e femrës dhe mashkullit ndërsa besohet gjithashtu se ka edhe një origjinë alkimike.
Armenia: Gjithashtu më pak e njohur është prania në stemën e Armenisë mesjetare, ku ajo qëndroi për 600 vjet nga shekulli i 3-të deri në të 9-të dhe u krijua nga dinastia e Arsakidëve.
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponjat dykrenare janë përdorur si elemente dekorative për shumë shekuj. Ato janë konstatuar nëpër gjetjet arkeologjike të kulturës hitite që datojnë nga shekulli i 20-të para erës së re, deri në shekullin e 13-të para erës së re.[5] Vulat cilindrike të zbuluara në Bogazkoy, një kryeqytet i lashtë hitit në Turqinë e sotme, përshkruajnë një shqiponjë dykrenare me krahë. Ndoshta është nga shekulli i 18-të para erës së re, dhe është përdorur në transaksionet tregtare. Një paraqitje e ngjashme është gjetur në të njëjtën zonë në dy monumente antike: në Alacahöyük (rreth 1,400 para erës së re) dhe në Yazilikaya (para 1,250 para erës së re). Paraqitja e dytë duket se ka një kontekst fetar, me shqiponjën që është simbol i një perëndie. Shqiponja dykrenare ngadalë po pushon së përdoruri gjatë periudhës së fundit të hititëve nga shekulli i 9 para erës së re deri në shekullin e 7-të para erës së re, dhe më në fund zhduket pas mbarimit të perandorisë.
Një përdorim tjetër i shqiponjës dykrenare është shënuar gjatë sundimit të dinastisë së Arsakidëve në Armeni dhe nga familja Mamikonian [6] nga shekulli i tretë deri në të shekullin e nëntë.
Perandoria Romake Lindore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Konstandinopojë, shqiponja tradicionale romake me një kokë ishte përdorur të paktën deri në periudhën e vonë romake. Në kohën bizantine shqiponjat u zëvendësuan si emblema zyrtare të shtetit nga kryqi dhe kristograma, pasi ato konsideroheshin një simbol pagan. Shqiponja dykrenare u përdor gjerësisht si një motiv në veprat e artit persian dhe armen gjatë shekujve të parë të erës së re. deri në shekullin e 10-të të erës së re.
Sipas teorisë më të përhapur, shqiponja dykrenare u miratua për herë të parë si një emblemë perandorake nga perandori Isak Komneni (1057-1059), i frymëzuar nga traditat lokale për një qenie mitike të quajtur haga, në atdheun e tij, në Paplagoninë e Azisë së Vogël. Legjendat vendase tregojnë për një shqiponjë gjigande me dy kokë që ngrinte me lehtësi të madhe një dem të tërë me kthetrat e tij. Ai quhej haga dhe ishte personifikim i fuqisë, ndërsa njerëzit shpesh kërkonin mbrojtjen e tij në lutjet e tyre.[7]
Ndoshta ndikimi i kalorësve perëndimorë gjatë kryqëzatës së parë është arsyeja për përdorimin e stemave sipas standardeve heraldike perëndimore. Pas Kryqëzatës së Katërt dhe rënies së Konstandinopojës më 1204, shqiponja dykrenare filloi të përdorej në Despotatin e Epirit dhe Perandorinë e Nikesë. Përmendet në perëndim për herë të parë më 1250, ndërsa Teodor Laskaris II e zgjodhi atë si një simbol të perandorisë së tij.
Pas çlirimit të Konstandinopojës dhe restaurimit të Perandorisë Bizantine, simboli u përdor si emblema e familjes perandorake. Nuk është e sigurt se ajo ishte një emblemë zyrtare e perandorisë, pasi ajo vërtet shfaqet në vulat perandorake dhe sende të tjera personale dhe simbole të dinastisë, p.sh., nëpër uniformat perandorake dhe veshjet e Patrikanës, por nuk ka asnjë rast që perandorët të përshkruhen me shqiponjën dykrenare si simbolin e tyre. Përdorimi i tij nga disa anëtarë të familjes së Palaeologëve, veçanërisht pas Rënies së Konstandinopojës, mund të çojë në hipotezën se ka qenë konsideruar si stemë e Paleeologëve. Shqiponja dykrenare, si emblemë, u miratua nga Perandoria e tretë Romake, ajo e Moskës. Së andejmi u kthye dhe u përdor gjatë pushtimit turk si simbol i manastireve që vareshin drejtpërdrejt nga Patrikana e Konstantinopojës.
Në epokën bizantine, shqiponja dykrenare pothuajse gjithmonë mbante ngjyrat e fuqisë perandorake, të cilat ishin ari dhe vjollca . Një shqiponjë e zezë në një sfond të artë u përdor në qarqe jashtë familjes perandorake, duke treguar pozicionin inferior të atyre që e përdorën atë, pasi shqiponja e zezë ishte "hija" e shqiponjës së artë të perandorit.
Perandoria e Shenjtë Romake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmendja e parë e përdorimit të shqiponjës dykrenare në Perëndim daton që nga viti 1250, në stemat e Perandorit Frederik II të Perandorisë së Shenjtë Romake, siç është regjistruar nga Mateu i Parisit . Kjo shqiponjë shpesh shfaqet me ngjyrë të zezë dhe në një sfond të artë dhe zëvendësoi shqiponjën më të vjetër me një kokë. Më vonë u përdor nga forcat e armatosura të shumë qyteteve gjermane dhe familjeve aristokrate.
Pas shpërbërjes së Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, shqiponja dykrenare u mbajt nga Perandoria Austriake dhe Austro-Hungaria. Është përdorur gjithashtu nga Federata Gjermane (1815-1866) dhe Austria (1934-1938).
Shtete të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja dykrenare është gjithashtu një simbol i Serbisë dhe Malit të Zi. Ishte gjithashtu një simbol kur të dy shtetet ishin të bashkuara.
Shqiponja dykrenare është simbol i shumë landeve gjermane në Renaninë Veriore, të tilla si Këlni dhe Renania Verioe - Westfalia.
Shqiponja dykrenare zbukuron stemën ruse dhe u përdor si simbol nga Perandoria Ruse.
Ekipet sportive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja dykrenare perdoret në flamujt e ekipeve sportive në Greqi (PAOK, AEK).
Bibliografi e sugjeruar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nikolaos Pantazopulos, Shqiponja dykrenare. Evolucioni i një simboli, bot. Studio e shtypit universitar, Selanik 2001.
- Ioannis Svoronos, Si lindi dhe çfarë do të thotë shqiponja dykrenare e Bizantit, botuar nga DN Karavia - botime Anastatic, Athinë 2000.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zhvillimi i përdorimit të shqiponjës dykrenare në Rusi
- Faqja mbi përdorimin e heraldikës në Perandorinë Bizantine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mucha, Crampton & Louda 1985, p. 36.
- ^ Elsie 2010, "Flag, Albanian", p. 140: "Shqiponja ka qenë një symbol i zakonshëm heraldik për shumë dinasti shqiptare në Mesjetën e vonë dhe vijimisht u bë simboli kombëtar i shqiptarëve në përgjithësi. Thueht gjithashtu se ka qenë edhe flamuri i Skënderbeut... Si simbol i Shqipërisë së sotme, flamuri filloi të përdorej gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare dhe u përdor sidomos gjerësisht gjatë kryengritjeve të viteve 1909-1912. Ishte pikërisht ky flamur që Ismail Qemal bej Vlora ngriti në Vlorë më 28 nëntor 1912 duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë."
- ^ "H ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΤΗΣ ΕΛΛΑΔΟΣ : Κεντρική σελίδα". www.ecclesia.gr. Marrë më 2018-03-08.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ιστοσελίδα Γ.Ε.Σ." Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2017. Marrë më 30 maj 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "αρχαιολογικά ευρήματα των Χετταίων". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2021. Marrë më 30 maj 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Evolution of the Armenian Flag, at armenianheritage.com". Arkivuar nga origjinali më 2001-04-04. Marrë më 2008-02-02.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ν. Ζαφειρίου, «Η ελληνική σημαία από την αρχαιότητα ως σήμερα», Αθήνα, 1947, σ. 21-22