Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar
Shqiptarët (ang. Albanians) në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë një komunitet prej 70,000 deri 100,000 banorësh.[1] Sipas censusit të vitit 2011, në Angli e Uells jetonin 13,415 banorë të lindur në Shqipëri dhe 28,446 të lindur në Kosovë,[2] në Skoci 196 nga Shqipëria dhe 215 nga Kosova[3] dhe në Irlandën Veriore 55 nga Shqipëria dhe 44 nga Kosova.[4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar në fillim të shekullit 20, kur një grup i vogël i shqiptarëve mbërriti në këtë vend. Në mesin e tyre ishte një nga intelektualët më të mëdhej shqiptarë, Faik Konica, i cili u vendos në Londër dhe vazhdoi të botojë revistën Albania (sq. Shqipëria). Vetëm pak pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur rreth 100 shqiptarë në Britani. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga Shqipëria, ndërsa shumë pak ishin nga Kosova.[1]
Censusi i vitit 1991 tregon se ka pasur vetëm 338 shqiptarë të regjistruar në Angli. Në vitin 1993, shifra ishte rritur në 2,500. Shumica e tyre ishin të rinj kosovarë që i shmangeshin rekrutimit në Ushtrinë jugosllave, të cilët kishin kërkuar azil politik. Në qershor të vitit 1996, një vendim i Gjykatës së Lartë pranoi se shqiptarët e Kosovës u persekutuan në ish-Jugosllavi. Kjo nënkuptonte se të gjithë shqiptarëve të Kosovës duhet t'i jepej leja e qëndrimit në Britani. Pas këtij vendimi, Britania u përball me një fluks të madh e të papritur të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Në fund të vitit 1997, në Britani jetonin rreth 30,000 shqiptarë.[1]
Shqiptarë të njohur në Mbretërinë e Bashkuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faik Konica
- Adnan Januzaj, futbollist
- Valentin Gjokaj, futbollist
- Zeli Ismail, futbollist
- Kreshnik Qato, boksier
- Rita Ora, këngëtare
- Eder Kurti, boksier
- Mariela Cingo, pianist
- Thomas Simaku, kompozitor
- Dua Lipa, këngëtare
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "ALBANIA & KOSOVO MAPPING EXERCISE – International Organization for Migration" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 tetor 2015. Marrë më 30 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 2011 Census: QS213EW Country of birth (expanded), regions in England and Wales – Office for National Statistics
- ^ Country of birth (detailed) – National Records of Scotland
- ^ "Country of Birth - Full Detail: QS206NI – Northern Ireland Statistics and Research Agency". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 30 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]