Sigmund Freud
Emri | Sigmund Freud |
---|---|
Lindja | 6 Maj 1856 |
Vendlindja | Freiberg |
Vdekja | 1939 |
Era | Shekulli XIX-XX |
Rajoni | Psikologë Austriak |
Shkolla/tradita | Psikoanaliza |
Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme, mjek, neurolog austriak dhe pionier i psikoanalizës.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.
Teoria Froidiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.
Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.
Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.
Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studiues të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.
Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.
E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.
Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkëpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojdi e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të. Ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.
Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetëra operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasi mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që te kërkonte nga mjeku i tij, aplikimin e një doze morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.
Sëmundja me kancer
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt të vitit 1923, Frojdi zbuloi se ishte me leuçemi, semundja ishte e lidhur me pirjen e duhanit në mënyrë të vazhdueshme dhe sasi të mëdha, e cila ishte malinje dhe iu rrit në gojë. Frojdi fillimisht e mbajti këtë sekret, por në prill të vitit 1923 ai informoi Ernest Jones, duke i thënë atij se rritja ishte hequr. Frojdi u konsultua me dermatologun Maximilian Shtajner, i cili e këshilloi për të lënë duhanin, por e gënjeu në lidhje me seriozitetin e rritjes së sëmundjes, duke minimizuar rëndësinë e saj. Frojdi më vonë takoi Felix Deutsch, i cili e pa se rritja ishte kanceroze; ai e identifikuar atë përdorur eufemizëm "një leukoplaki e keqe" në vend të epitheliomës teknike të diagnozës. Deutsch e këshilloi Frojdin të ndalonte pirjen e duhanit dhe të hiqte masën kancerogjene. Frojdi u trajtua nga Marcus Hajek, një rhinologist për kompetencat e të cilit ai kishte dyshime me përpara. Hajek kreu një kirurgji kozmetike të panevojshme në klinikën e tij. Frojdi pati gjakrrjedhje gjatë dhe pas operacionit dhe mezi i shpëtoi vdekjes. Deutsch pa se duheshin operacione të tjera por nuk i tha Frojdit se ai kishte kancer, sepse ai ishte i shqetësuar se Frojdi mund të kryente vetëvrasje. [2]
Kronologjia jetësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1860 - Vendosja e familes në Vjenë
- 1865 - Fillimi i Liceut
- 1873 - Fillimi i Universitetit
- 1873 - Udhëtim në Angli
- 1877 - Publikimi i parë shkencor
- 1878 - Sigismund ndryshon emrin në Sigmund
- 1876 - 1882 Punë kërkimore në laboratorin Brücke
- 1881 - Doktoratura në mjekësi
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1891 On Aphasia
- 1895 Studies on Hysteria (ko-autor Josef Breuer)
- 1899 The Interpretation of Dreams
- 1901 On Dreams (The Interpretation of Dreams)
- 1904 The Psychopathology of Everyday Life
- 1905 Jokes and Their Relation to the Unconscious
- 1905 Three Essays on the Theory of Sexuality
- 1907 Delusion and Dream in Jensen's Gradiva
- 1910 Five Lectures on Psycho-Analysis
- 1910 Leonardo da Vinci, A Memory of His Childhood
- 1913 Totem and Taboo
- 1915–17 Introductory Lectures on Psycho-Analysis
- 1920 Beyond the Pleasure Principle
- 1921 Group Psychology and the Analysis of the Ego
- 1923 The Ego and the Id
- 1926 Inhibitions, Symptoms and Anxiety
- 1926 The Question of Lay Analysis
- 1927 The Future of an Illusion
- 1930 Civilization and Its Discontents
- 1933 New Introductory Lectures on Psycho-Analysis
- 1939 Moses and Monotheism
- 1940 An Outline of Psychoanalysis
- 1967 Thomas Woodrow Wilson: A Psychological Study, with William C. Bullit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikiquote ka thënie në lidhje me: Sigmund Freud |