Stana Katic
Stana Katic (lindur në 26 prill 1978) është një aktore amerikano-kanadeze. Ajo njihet për rolin e saj si Kate Beckett në serialin kriminalistik Castle, si dhe për rolin si agjentja Emily Byrne në serialin triller Absentia.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katic lindi në Hamilton, Ontario, Kanada.[1] Kur përshkruan origjinën e saj ajo shprehet: “Prindërit e mi janë serbë nga Kroacia. Unë i cilësoj ata dalmatian sepse ajo është pjesa e planetit nga ku ne vijmë. Unë kam shumë pjesëtarë familjar prej Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë”.[2] Babai i saj vjen nga Vrlika, Kroacia kurse mamaja vjen prej Sinj, Kroaci.[3] Katic u shpërngul më vonë së bashku me familjen në Aurora, Illinois.[4] Ajo lëvizi sa poshtë e lartë në Kanada dhe SHBA. Pasi mbaroi gjimnazin në West Aurora High School në 1996, Katic studioi në Universitetin e Torontos dhe më vonë në shkollën e dramës DePaul University Goodman School of Drama, ku ajo studioi aktrim nga 2000 deri në 2002.[4] Katic ka studiuar gjithashtu aktrim edhe në shkollën e aktrimit Beverly Hills Playhouse.[5] Ajo ka katër vëllezër dhe një motër.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo jeton në Los Anxhelos. Katic flet rrjedhshëm anglisht, serbisht, kroatisht, frëngjisht, italisht dhe sllovenisht.[6] Katic ka themeluar projektin “The Alternative Travel Project” në 2010 që përbën një iniciativë për të inkurajuar personat të mos përdorin makinat personale për një ditë dhe të kërkojnë alternativa për transportin publik për të reduktuar impaktin mjedisor të automjeteve vetjake.[7]
Katic shkroi tekstin për këngën “Hey Blue Eyes”, të cilin e këndoi për ndjekësit e saj në edicionin e 51 të Zlín Film Festival në 2011.[8] Ajo mban shtetësi të dyfishtë në Kanada dhe SHBA.[9]
Ajo u martua në një ceremoni private me të dashurin e saj prej lidhjes shumëvjeçare, Kris Brkljac, një konsulent biznesi. Martesa u zhvillua në Kroaci në 25 prill 2015, një ditë përpara 37 vjetorit të saj.[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Stana Katic". TV Guide. Marrë më 18 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Seeds of Truth". Stana Katic (official website). Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 12 korrik 2012.
My parents are Serbs from Croatia. I call us Dalmatian because that's the part of the planet that we are originally from. I have Serb, Croat and even a handful of Montenegrin family members.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "I u Hollywoodu jedem ribu i blitvu". Gloria (në kroatisht).
- ^ a b Amoni, Marissa (23 dhjetor 2008). "West High grad in film opening on Christmas Day". The Beacon News. fq. A1.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Stana Katic on The Beverly Hills Playhouse Acting School". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2014. Marrë më 28 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Stana Katic: Biography". TV Guide. Marrë më 29 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jordan, Julie (17 prill 2015). "Stana Katic: Why Car-Free Travel 'Just Makes Sense'". People. Marrë më 7 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "3 Reasons Stana Katic Should Make Maxim's 2013 Hot 100 List". Wetpaint. 30 janar 2013. Marrë më 29 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Actor Bio: Stana Katic". American Broadcasting Company. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2013. Marrë më 29 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Castle Star Stana Katic Marries Kris Brkljac". People. Marrë më 27 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)