Stublina
Stublinë | |
---|---|
Fshat |
Stublinë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stublina shtrihet rreth 20 km në lindje të Gjilanit. Fshat kodrinoro-malor. Në lindje kufizohet me fshatin Dobrosinqë është i banuar krejtësisht nga shqiptarët edhe që është nën administrimin e Serbisë, në perëndim me fshatin Pogragjë, në jug me fshatin Bilinicë, e në veriperëndim me Ranillugin fshat i banuar me popullatë serbe.
Stublina si vendbanim është krijuar në vitin 1878 nga refugjatët (Muhaxhirët) nga Jabllanica. Në Stublinë janë vendosur familjet Bublic nga Stublla e Jabllanicës dhe Dediqët nga Medvegja. Poashtu jetojnë edhe Dubovët te ardhur nga Medvegja si dhe Huruglica që kanë ardhur nga komuna e Leskovcit, Jabllanica.
Lagjet: Dediqi, Rakovica, Dubova, Bublica, Mollova, Huruglica. Këtu janë edhe Stubllakët dhe Bogujevcët.[1])
Mikrotoponimet më karakteristike: Burution, Prrojet e Tamocit, Te Lugi Salihit, Lugi Mollës, te Pusat e Demës, Te Krojt e Mehmetiti, Grahecë, Prroi i dardhës, Arat e Jezerit, Arat e Demës, Xhexhemihane.[2]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | 181 | |
1953 | 166 | |
1961 | 234 | |
1971 | 240 | |
1981 | 288 | |
1991 | ||
2007 | 90 (vlerësim) |
Shpërngulja e fshatareve është bere kryesisht pas luftës ku shumica janë shpërngulur në qytet (Gjilan) dhe fshatin Dobërçan. Gjatë viteve 1999 në fshatin Stublinë nuk ka pasur luftime edhe pse serbet e konsideronin si pjese territoriale të vetëm pasi që është shumë afër me kufirin serbë me Dobrosinin.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elektrifikimi i venbanimit është bërë më 24 maj 1968.[4]
Fshati i Stublinës nuk ka ekonomi te zhvilluar. Kryesisht ne fshatin Stublinë mbillen kultura bujqësore. Bujqësia është e zhvilluar pjesërisht. Është e zhvilluar pjesërisht edhe blegtoria ku merren me rritjen e gjedheve.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 1160. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
- ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 148. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
- ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-census-ks.htm
- ^ https://dardaniapress.net/uncategorized/disa-fjale-per-leksikonin-e-vendbanimeve-te-kosoves-botuar-nga-ashak/
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |