Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Tangka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tangka

Tangka (anglisht: Thangka; tibetane: ཐང་ཀ་) është shqiptimi i fjalës tibetiane, që ka kuptim qëndismë ose piktura e bobinës me ngjyrë prej pëlhure, mëndafshi ose letre, dhe që është një lloj pikturash me karakteristika kulturore të Tibetit. Për Tangka përdoret si material bazë pëlhura prej liri ose pëlhura e trashë, ose më i shtrenjtë mëndafshi. Thuhet se princesha Ven Chëng e dinastisë Dang kur hyri në Tibet, solli shumë teknologji të prodhimit, si të tekstileve etj, nga këto pëlhura të Tangkas mund të shohim se këto teknologji të prodhimit ishin përdorur dhe përhapur në atë kohë në Tibet.

Lëndët e ngjyrave për Tangka janë lëndë minerale jo të tejdukshme dhe lëndë bimore, duke përzjerë me raport tutkallin e kafshës dhe lëngë tëmthi të kaut. Tangka e lyer me këtë recetë të ngjyrave dhe me klimën e thatë të rafshnaltës së Tibetit, qoftë pas qindra vjetëve, nuk ndryshon ngjyrën, ruan freskinë e ngjyrave si një vepër e re artsitike.

Përmbajtjet e Tangkas janë shumë të gjera, por më shumë me përmbajtje fetare. Tangka është si një tabllo e zakoneve shoqërore.

[1]