Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Thesaurusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thesaurus Poeticus - Louis Quicherat

Thesaurusi në kuptim të përgjithshëm, është një vepër reference e cila rendit fjalët e grupuara së bashku sipas ngjashmërisë së kuptimit (sinonime, hominime dhe nganjëherë antonime), për ndryshim nga fjalori, i cili siguron përkufizime për fjalët dhe në përgjithësi i rendit ato në renditje alfabetike. Ka edhe përkufizime të tilla sipas të cilave thesaurusi është një lloj i fjalorit terminologjik që përmban emra të përcaktuar sistematikisht të një fushe të caktuar shkencore si bazë e çdo disipline shkencore. Në mënyrë që të jenë të dobishëm, duhet të ketë marrëdhënie të caktuara paradigmatike dhe marrëdhënie ekuivalente midis njësive (emrave) të thesaurusit. Këto lloje të marrëdhënieve në dokumentet kompjuterike të mbështetura rregullohen nga thesaurusi. Sot thesaurusi është një mjet i pashmangshëm për shënimin dhe gjetjen e informacionit. Është projektuar për të pasqyruar ndryshimin e saktë midis fjalëve të ngjashme dhe për të ndihmuar në zgjedhjen e fjalës së duhur.[1] Termi Thesaurus sot përdoret në kuptime të ndryshme dhe të shumta, çka dëshmon edhe literatura e shumtë dhe e zgjeruar, që do të thotë se me zhvillimin e thesauruseve ësht zgjeruar edhe kuptimi i tij, si psh:

  1. thesar gjuhësor, një koleksion i thesarit gjuhësor
  2. çdo fjalor, enciklopedi, manual leksikografik
  3. një listë me fjalë të lidhura në mënyrë semantike
  4. fjalor sinonimik (me sinonime)
  5. fjalor me sinonime dhe antonime në renditje alfabetike
  6. fjalor special i një fushe të caktuar, për shembull mjekësi ose muzikë.
  1. ^ Roget, Peter. 1852. Thesaurus of English Language Words and Phrases.