Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Universiteti i Malit të Zi

Coordinates: 42°26′36″N 19°14′38″E / 42.44333°N 19.24389°E / 42.44333; 19.24389
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Malit të Zi
University of Montenegro
Univerzitet Crne Gore
LlojiPublik
Themelimi29 prill 1974
RektoriRadmila Vojvodić
Stafi akademik
850
Studentë21,595
Location,
KampusiUrban
ColorsStampa:Legend striped
Faqja zyrtarewww.ucg.ac.me/

Universiteti i Malit të Zi (malazezisht: Univerzitet Crne Gore, Универзитет Црнe Горe) është një universitet i cili ndodhet në Podgoricë, Mali i Zi. Ai u themelua në vitin 1974 dhe është i organizuar në 19 fakultete.

Universiteti i Malit të Zi është themeluar më 29 prill të vitit 1974. Në atë vit institucionet e mëposhtme arsimore nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Universitetit të Titogradit:

  • Tri fakultete: Fakulteti i Ekonomisë, ai i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Drejtësisë në Titograd,
  • Dy kolegje: Kolegji Mësimor nga Nikshiqi dhe Kolegji i Studimeve Detare në Kotorr,
  • Tri Institute të pavarura shkencore: Instituti i Historisë, ai i Bujqësisë dhe Instituti Kërkimor për Biologji dhe Mjekësi në Titograd.

Një vit pasi u themelua, institucioni ndryshoi emrin në Universiteti Velko Vllahoviq në nder të aktivistit komunist dhe pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, nga Mali i Zi, i cili vdiq po atë vit. Në vitin 1992, universitetit i është dhënë emri aktual - Universiteti i Malit të Zi.

Selia e universitetit është në Podgoricë, kryeqytet i Malit të Zi, me një popullsi prej rreth 150,000 banorë. Shumica e fakulteteve të Universitetit të Malit të Zi gjenden në Podgoricë, ndërsa disa fakultete janë hapur në Budva dhe Bijello Polje në vitin 2005.

Universiteti përbëhet nga fakultetet, institutet dhe kolegjet, si dhe qendrat logjistike. Bordi Menaxhues menaxhon universitetin dhe Rektori udhëheq atë. Organ akademik suprem është Senati i Universitetit. Dekanët janë drejtuesit e fakulteteve dhe drejtorët janë kryetarët e instituteve. Në fakultete përkatësisht në institutet e larta akademike organet më të larta akademike janë këshillat për çështje mësimoro-shkencore dhe artistike. Organi më i lartë studentor është Parlamenti i Studentëve. Përfaqësuesit e studentëve zgjedhen nga të gjitha organet e universitetit dhe të fakulteteve.

Fakulteti i Arteve të Bukura, Cetinje
Fakulteti i Studimeve Detare, Kotor

Universiteti përbëhet nga 19 fakultete (të gjitha të vendosura në Podgoricë, nëse nuk shprehet ndryshe):

  • Fakulteti i Arkitekturës
  • Fakulteti i Bioteknologjisë
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë
  • Fakulteti i Ekonomisë
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
  • Fakulteti i Drejtësisë
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Metalurgjisë dhe Teknologjisë
  • Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe i Matematikës
  • Fakulteti i Filologjisë (që ndodhet në Nikšić dhe në Podgoricë)
  • Fakulteti i Shkencave Politike
  • Fakulteti i Dramës (në Cetinje)
  • Fakulteti i Arteve të Bukura (që ndodhet në Cetinje)
  • Akademia e Muzikës (që ndodhet në Cetinje)
  • Fakulteti i Studimeve Detare (në Kotor)
  • Fakulteti për Turizëm dhe Menaxhim Hotelesh (që ndodhet në Kotor)
  • Fakulteti i Filozofisë (në Nikshiqi)
  • Fakulteti për Sport dhe Edukim Fizik (në Nikshiqi)

Në kuadër të fakulteteve, janë departamentet dhe grupet studimore.

Universiteti përfshin dy institute hulumtuese shkencore:

  • Instituti për Histori
  • Instituti i Biologjisë Detare

Gjithashtu veprojnë edhe këto qendra:Qendra e Teknologjisë së Informacionit, Qendra për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Studime Ndërkombëtare, si dhe Qendra për Sigurimin e Cilësisë në universitet.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koordinatat: 42°26'36"N 19°14'38"E / 42.44333°N 19.24389°D / 42.44333; 19.2438942°26′36″N 19°14′38″E / 42.44333°N 19.24389°E / 42.44333; 19.24389