Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Urithi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urithi
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
in part
Genera

12 genera

Lloji Urithi evropian
Talpa euopaea (L.)
Perimetri i kokës 115 deri 160 mm
Bishti 23 deri 38 mm
Pesha 65 dei 120 g
Pjellëshmëria 1 herë në vit
3 deri 5 të vegjël
Mosha 3 deri 5 vjeçare

Urithi (Talpa europea L.) dallohet për shkathtësinë e mbijetesës nën tokë. Ka një trup të mbuluar me një mbulesë me qime të shkurta e të dendura, këmbët e përparshme i ka të forta në formë lopate me shputa të kthyera nga prapa, veshët i ka të mbrojtur nga rrudha të ulëta të lëkurës dhe sytë e vegjël i ka të futur thellë në lëkurë. Po thuaj se gjithë jetën gjallëron në errësirë.

Shikuar nga ana zoologjike, urithi i takon grupit rendorë të ngrënësve të insekteve, mirëpo ushqimi i tij nuk janë vetëm insektet dhe larvat. Ai hanë me kënaqësi edhe skraja e shiut dhe kurrizorë të imtë; p.sh. Minjtë turidalur, minjtë e vërtet sa që edhe lloje të përafërt të tij kur ata e ngacmojnë shumë. Gjatë gjurmimit të ushqimit, ai pa pengesë hapë kanale dhe në to krijon edhe turma me skraja të shiut - lloj magje. Ai këtë konservim e arrin duke e therur skrajën në qendër të sistemit nervorë dhe pastaj duke i bartur ato tek magjja nëntokësore. Për rëndësinë e urithit, gjithnjë ka pasur mendime të ndryshme. Në njërën anë ai ushqehet me shumë lloje të insekteve dëmtuese për njeriun, e në anën tjetër, ushqimi me skraja dhe valëvitja e rrënjëve të bimëve e bënë atë të urrehet nga njeriu. Urithin mund ta gjejmë në fusha, por edhe në male anë e mbanë Evropës duke përjashtuar anët më veriore të saj. Në lindje trojet e tij shtrihen deri në Uralë. Në Azinë lindore dhe në Mesdhe jetoj lloje tjera të tij. Po ashtu edhe në Amerikën Veriore jetojnë të afër të tij.

Përshkrimi fizik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja Talpidae është e ndarë në 3 nënfamilje, 7 fise dhe 17 klasa.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]