Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Vetëtima

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Goditjet e rrufesë nga retë në tokë, godasin Detin Mesdhe pranë Port-la-Nouvelle në Francën jugore.

Vetëtima është një dukuri natyrore ajrore e cila paraqitet me përplasjen e dy reve të kundërta që lëshojnë një rreze shumë të nxehtë elektrike deri në tokë. Gjithashtu,shpesh vetëtima shkakton lëndime të rënda në trup ose vdekje, për shkak të nxehtësisë që transporton në tokë e cila është rreth 54000 °C (6 deri në 9 herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit). Vetëtimat zakonisht kanë ngjyrë të bardhë. Kur ne shohim vetëtimën, do vëmë re se më parë do të shohim dritën që ajo lëshon, edhe pse ndodh në një fraksion shumë të vogël sekonde, pastaj do të dëgjojmë zhurmën që shkaktohet nga përplasja dhe takimi i molekulave të jonizuara tek retë me njëra-tjetrën. Kjo ndodh sepse shpejtësia e dritës është më e madhe se shpejtësia e zërit. Ajo e zëvendëson përplasjen e reve në vetëtimë.