Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Zott

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zott Logo

Zott është një kompani evropiane e përpunimit të qumështit e themeluar në Mertingen, Gjermani në vitin 1926 [1][2][3][4]. Zott prodhon produkte bulmeti që përfshijnë produkte të qumështit dhe të djathit, ëmbëlsira, krem dhe kos. Impianti kryesor i kompanisë ndodhet në Mertingen (Bavari). Impiantet e tjera të prodhimit ndodhen në Günzburg, Gjermani dhe në Głogowo dhe Opole, Poloni (në afërsi të Toruńit dhe Racibórzit). Një qendër prodhimi në Bosnje-Hercegovinë (Gradačac) është ngritur në vitin 2013. Me shitje të konsoliduara që vlerësohen në 894 milionë euro , një prodhim qumështi në 951 milionë kg dhe 2120 punonjës në vitin 2013, Zott është një nga kompanitë më të mëdha në Evropë për përpunimin e qumështit dhe një nga aktorët kryesorë në përpunimin e qumështit në Poloni.

Zott në nivel ndërkombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zott ka përfaqësi në më shumë se 75 vende në botë dhe ka po ashtu zyra shitjesh në Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari dhe Singapor, si dhe një zyrë përfaqësimi në Rusi.

Zott në Gjermani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Impianti kryesor i Zott Group ndodhet në Mertingen (Bavari), ku prodhohen kosi, ëmbëlsirat dhe mocarela. Një qendër tjetër e prodhimit në Gjermani ndodhet në Günzburg (Bavari), ku fokusi është te djathi i fortë dhe gjysmë i fortë, djathi i përpunuar dhe produkte të ndryshme në formë pluhuri.

Në Poloni janë tre qendra të prodhimit në Opole, Glogowo dhe Raciborz. Zott Poland prodhon kos frutash, produkte natyrale, ëmbëlsira, pije dhe twarog (lloj gjize).

Zott në Bosnje-Hercegovinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra në Bosnje-Hercegovinë (Gradačac) është e specializuar në prodhimin e qumështit UHT, produkteve natyrale dhe pijeve.

Qëndrueshmëria dhe aktivitetet bamirëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Centrali elektrik me përdorimin e ashklave të drurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një central elektrik, i cili përdor ashklat e drurit, siguron energji për impiantin në Mertingen (Gjermani).

Bimët-për-planetin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke filluar që nga tetori i vitit 2012, kompania Zott organizon rregullisht së bashku me studentët iniciativën "Bimët-për-planetin" (e krijuar në vitin 2007) nëpërmjet Akademive “Bimët-për-planetin” të kompanisë Zott. Fëmijët njihen me çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe drejtësisë për klimën në një mënyrë argëtuese.

Fëmijët vrapojnë për fëmijët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke filluar që nga viti shkollor 2009/2010, Zott është një sponsor i iniciativës "Fëmijët vrapojnë për fëmijët" (Me moton: Në lëvizje për të bërë ndryshimin), me përfitimet që shkojnë për Fshatrat e fëmijëve SOS në Gjermani dhe në të gjithë botën. Me shumë përkujdesje dhe një angazhim të vazhdueshëm, kjo iniciativë sjell më afër publikut aspekte të edukimit për të ushqyerin, të aktiviteteve fizike dhe të angazhimit social.

Pa ushqime të modifikuara gjenetikisht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Të dish se nga vjen dhe se çfarë ka në të" janë dy pika kryesore interesi të konsumatorëve gjermanë. Një studim i zhvilluar për kompaninë Zott në institutin Forsa ka treguar po ashtu se për 85% e konsumatorëve gjermanë është e rëndësishme që ushqimet të prodhohen pa organizma të modifikuar gjenetikisht. Kjo është e rëndësishme po ashtu për kompaninë Zott në Mertingen. Për këtë arsye, "Zottarella" dhe "Bayerntaler" u ndryshuan për të garantuar “mospërfshirjen e organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe të ushqimeve të importuara".

Qumësht cilësor me pasion nga Zott

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programi "Qumësht cilësor me pasion nga Zott" i drejtohet fazës së parë për të gjithë prodhuesit gjermanë të qumështit të kompanisë Zott. Me këtë program, Zott ka zhvilluar një koncept që mund të zbatohet në nivel ndërkombëtar në Poloni, Republikën Çeke dhe në Bosnje-Hercegovinë në vitet në vijim. Bashkë me prodhuesit e qumështit, kompania Zott po realizon shumë masa të rëndësishme dhe më të vogla për një bujqësi të përshtatshme dhe të qëndrueshme për të ardhmen, të cilat pasqyrohen në elemente të ndryshme të këtij programi.

Kamioni i Krishtlindjes nga Johanniter

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 2010, punonjësit e kompanisë Zott marrin pjesë në iniciativën "Kamioni i Krishtlindjes nga Johanniter" për të sjellë atmosferën e Krishtlindjes (të mbushur me surpriza, si lodra, etj.) për familjet në nevojë në Evropën Lindore. Që nga viti 2012, fëmijët në kopshte, në qendra të kujdesit ditor dhe në shkolla në Mertingen po shfrytëzojnë këtë mundësi për t’iu bashkuar aktiviteteve të organizuara nga Zott. Çdo vit, Zott e mbështet këtë iniciativë me një kamion dhe një shofer të veçantë.

Monte është në të gjithë botën një nga markat më të famshme të kompanisë Zott. Monte shpërndahet në mbi 40 vende. Monte është një ëmbëlsirë që përfshin krem qumështi, lajthi dhe çokollatë. Gama e produkteve Monte:

Origjinale Me dy shtresa Plus 2Go
Monte - pako katërshe Biskota me gjalpë Monte Monte plus me karamel Monte (pije)
Monte - pako gjashtëshe Topa me kapuçin Monte Monte plus me çokollatë Monte (ushqime të shpejta)
Monte Maxi Monte kërcitëse Monte plus me kapuçino
Monte - një shishe Monte me qershi

Kosi Sahne nga Zott është një krem kosi mjaft i njohur në Gjermani dhe në Austri. Kosi Sahne është i disponueshëm në shumë variacione dhe me shije të ndryshme.

Zottarella është një markë e kompanisë Zott për mocarelën. Ajo prodhohet me qumësht që është i garantuar se nuk përmban ushqime të modifikuara gjenetikisht apo të importuara. Zottarella është e disponueshme në sasi dhe me shije të ndryshme.

Jogobella është një markë e famshme dhe kryesore në tregun polak të kompanisë Zott.

Në reklamat televizive të Zott janë përfshirë personalitete si Maxl Graf dhe Roberto Blanco. Në vitin 2010, kompania përfshiu portierin gjerman René Adler dhe vëllanë e tij Rico për disa reklama të markës "Monte". Në vitin 2013, Zott ndryshoi ambasadorët e markës si saj "Monte". Që nga ajo kohë, në reklamat për “Monte” janë përfshirë kampioni i botës në sërf me vela Philip Köster dhe motra e tij Kyra. Në vitin 2013, Monte Cherry dhe Monte Crunchy u prezantuan në Poloni nga ylli polak i volejbollit Bartosz Kurek. Kjo ishte hera e dytë që Bartosz merrte pjesë në reklamat për Zott Monte. Csaba Vastag është një muzikant hungarez dhe që në vitin 2013 ai është një ambasador i markës Zott Monte në Hungary.

Zott ka marrë rregullisht çmime nga institucione të pavarura për cilësinë e lartë të produkteve, si p.sh. çmimin Bundesehrenpreis, PriMax, si dhe medalje të arta, argjendi dhe bronzi nga Shoqata Gjermane e Bujqësisë (DLG).

  • 1986: Zott vlerësohet me çmimin "Goldener Zuckerhut" për kosin Sahne.
  • 2010: Menaxherja e parë e kompanisë Zott, Frieda Reiter (lindur më 1930), u vlerësua si qytetare honorifike e Mertingen më 18 shtator 2010. Kompania mban emrin e vjehrrit të saj Georg Zott.
  • 2012: Zott mori, në prani të Ministres Federale të Bujqësisë Ilse Aigner, licencën për të përdorur etiketën "GM-free" (Pa organizma të modifikuara gjenetikisht) për markat Zottarella dhe Bayerntaler.
  • 2013: Zott është vlerësuar 11 herë në vijimësi me çmimin PriMax nga Shoqata Gjermane e Bujqësisë (DLG).
  • 2014: Zott është vlerësuar pesë herë me çmimin kombëtar nga Ministria Federale Gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë (BmEL).
  1. ^ FoodBev: Company, March 5th 2014
  2. ^ Bloomberg: Company profile, March 5th 2014
  3. ^ Google Books: The European Directory of Consumer Brands and Their Owners, March 11th 2014
  4. ^ Google Books: Applied Evolutionary Economics and the Knowledge-based Economy, March 11th 2014