Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Lufta

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Lufta është një ngjarje politiko-shoqërore që qëndron në ballafaqimin e armatosur dhe të dhunshëm mes popujve, shteteve ose konflikteve të brendshme apo të jashtme mes dy ose më shumë palësh kundërshtare.

Thënie

[Redakto]
  • Lufta është shkenca e shkatërrimit.
John Abbott (1821-1893).
  • Lufta është një vazhdim i politikës me mjete të tjera".
Carl von Clausewitz, "Mbi luftën"
  • Le të luftojmë, gjersa me sa duket, ju e mendoni paqen të padurueshme.
Publius Scipio Africanus
  • Të gjitha luftërat janë civile sepse të gjithë njerëzit janë vëllezër.
Fransua Fenelon
  • Unë kam ardhur në një përfundim se, s´ka luftë, në historinë e njerëzimit, që nuk do të mund të shmangej me 15 minuta diplomaci të ndershme.
Endrju Matën
  • Unë nuk e di me çfarë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me gurë e shkopinj.
Albert Einstein
  • Sa të ketë njerëz do të ketë edhe luftëra
Albert Einstein
  • Nëse ushtarët do të fillonin të mendonin, asnjë prej tyre nuk do të mbetej në ushtri.
Frederiku i Madh
  • Nëse ne nuk mbarojmë luftën, lufta do të na mbarojë ne.
John F. Kennedy
  • Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës.
Platoni
  • Lufta fillon me mungesën e shpirtit, mendjes dhe arsyes së njeriut.
William Cameron

Proverba

[Redakto]

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: