barbar
Appearance
Barabar
I m.sh. -
- kryes. sh. hist. Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre dhe që i mbanin si të pazhvilluar.
- përb. Njeri i prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, njeri i pagdhendur e i pakulturuar; njeri i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor ai që bën barbarizma. Barbarët fashistë. Barbarët nazistë.
II mb. -
- hist. Që ka të bëjë me popujt e tjerë, të cilët grekët e romakët e vjetër i mbanin si të pazhvilluar dhe i quanin me përbuzje me emrin «barbarë». Fiset barbare. Dyndjet barbare. Ushtritë barbare.
- përb. I prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, i pagdhendur e i pakulturuar; i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor. Armiku barbar. Zgjedhë barbare. Sundim (agresion) barbar. Mjete barbare. Veprim (qëndrim) barbar. Ligj barbar. Sjellje barbare.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0