Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

emër

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

emër m. sh. emrat

  1. Fjalë ose grup fjalësh, me të cilat quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend etj. për ta veçuar ose për ta dalluar atë nga një tjetër a nga të tjerët.
    Emër i ri (i vjetër). Emër shqiptar (i huaj, i njohur, i panjohur). Emër i bukur (i shëmtuar). Emër i ngjitur nofkë.Emër gjeografik. Emri i babait (i nënës, i vëllait, i motrës, i burrit, i gruas). Si e ka emrin? Si ta thonë emrin?
  2. (gjuh.) Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që shënon një qenie a një send dhe që ka gjini, numra e rasa.
    Emër i përgjithshëm (i përveçëm). Emër konkret (abstrakt). Emër përmbledhës. Emër mashkullor (femëror, asnjanës). Emër i shquar (i pashquar). Lakimi i emrave. Gjinia (rasa) e emrit. Numri i emrit. Formimi i emrave.
  3. (fig.) Njeri i dëgjuar. Emrat e mëdhenj të historisë.
  4. (fig.) Autor i një vepre letrare, artistike e shkencore. Është emër i ri në poezinë (në shkencën) shqiptare.
  5. (fig.) Vlerësim nga ana e shoqërisë, nam, famë. Njeri me emër të mirë (të keq). Fitoi (ka) emër. Është me emër është i njohur, i dëgjuar, i shquar.
  6. Emër për emër duke e përmendur secilin me emër, një për një. Sa për emër
a) sa për të thënë, në mënyrë formale;
b) pa rëndësi, në një shkalle të vogël.

Bëri emër shih te bëj 19. I doli emri u zu në gojë nga dikush për mirë a për keq ose për të bërë diçka. S'i kam dëgjuar as emrin dikujt a diçkaje shih te dëgjoj. Flas (veproj) në emër të dikujt flas (veproj) me porosi të dikujt, i ngarkuar nga dikush. Flas (veproj) në emër të diçkaje flas (veproj) duke u mbështetur diku (në një ligj etj.).

  1. La emër e kujtojnë për të mirë, është bërë i paharruar. Marr në emrin e dikujt
a) e marr për dikë;
b) duke e përcaktuar për dikë a diçka. E njoh me emër dikë nuk e njoh vetë, i di vetëm emrin. Nuk e njollos (nuk e përlyej) emrin shih te njollos 2. Iu shoftë (iu harroftë, i humbtë) emri! mallk. vdektë! Ia ngre lart emrin shih te ngre 17. I quaj gjërat me emrin e vet libr. e them diçka ashtu siç është në të vërtetë, flas drejt, shkurt e shkoqur, pa i zbukuruar gjërat.[1]


Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0