Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

fuqi

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

fuqi f. sh. fuqi

  1. Aftësia e njeriut ose e qenieve të tjera të gjalla për të vepruar, për të bërë punë ose lëvizje duke tendosur muskujt; mundësia trupore e një njeriu a e një kafshe për të bërë diçka; forcë fizike. Fuqi e madhe. Fuqi trupore (fizike). Fuqia e krahut. Me tërë fuqinë. Kam fuqi. Mbledh fuqitë. Më pritet (më ka lënë) fuqia. Me sa kam fuqi. Bashkimi bën fuqinë. fj. u.
  2. Aftësia e njeriut për veprimtari mendore, për të shfaqur vetitë dhe tiparet e tij shpirtërore; forca a thellësia e shfaqjes së një ndjenje etj.; shkalla e kësaj shfaqjeje. Fuqi mendore. Fuqi shpirtërore. Fuqia e mendjes (e vullnetit, e karakterit).
  3. Aftësia që ka diçka për të kryer një veprim ose për të vepruar mbi një send; aftësia e diçkaje për punë; shkalla e kësaj aftësie; forcë. Fuqia blerëse. Fuqia shprehëse. Fuqia tërheqëse e makinës. Fuqia rrotulluese e mekanizmit.
  4. shih forcë, ~A 3, 4, 6, 8. Fuqia ekonomike. Fuqi e armatosur. Fuqia tokësore (detare, ajrore). Fuqia e popullit. Fuqia e fjalës.
  5. fiz. Energjia që çlirohet a që harxhohet në një njësi kohe për të bërë një punë ose për të vënë në lëvizje diçka; energjia që ushtrohet mbi një trup, e cila bëhet shkak për të prishur gjendjen e tij të qetësisë ose të lëvizjes. Fuqia elektrike. Fuqi kalorifike. Fuqia e makinës (e motorit). Fuqia e rrymës. Fuqia e ujit.
  6. drejt. E drejta a mundësia ligjore, që ka ose që i jepet dikujt për të vepruar a për të bërë diçka, pushtet. Fuqi të pakufizuara (të plota). Fuqi juridike. Ka fuqi. Hipi (e solli) në fuqi.
  7. Të qenët i vlefshëm, të qenët në veprim (për një ligj, për një urdhëresë etj.). Fuqi ligjore. Mbetet (është) në fuqi. Hyn në fuqi. Bie nga fuqia shfuqizohet.
  8. Njerëzit, qeniet e tjera të gjalla dhe mjetet që përdoren për të kryer një veprimtari të caktuar ose për të bërë shndërrime të mëdha; çdo gjë lëndore që bëhet burim për lëvizje dhe për ndryshime; forcë. Fuqitë e natyrës. Fuqia punëtore tërësia e punëtorëve. Fuqia motorike makineria bujqësore. Fuqia tërheqëse kafshët që përdoren për punimin e tokës.
  9. Shtet, vend që ka forca të mëdha ekonomike e ushtarake dhe ndikim të gjerë në jetën politike ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha. Fuqitë ndërluftuese. Fuqitë imperialiste.
  10. mat. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri bazë me veten e tij aq herë sa është treguesi i tij. Fuqi e dytë (katrore). Fuqi e tretë (kubike). Fuqia e një numri (e një thyese). Treguesi i fuqisë. Baza e fuqisë. Ekuacion i fuqisë së parë (së dytë). Ngre në fuqi.
  • Fuqi (forcë) madhore shih te MADHOR,~E. Fuqi e mbinatyrshme perëndia, zoti (sipas botëkuptimit idealist e fetar). Hipi në fuqi shih te HIPI. Zbriti nga fuqia shih te ZBRES.