Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

herë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

herë f. sh

  1. vet. nj. Kohë kur ndodh diçka. Herë e mirë. Herë e ligë (e keqe). Një copë herë ca kohë. Më të shumtën e herës. Një herë tjetër. Tjetër herë. Në drekë herë në kohën e drekës. S'ka ardhur hera. S'është më hera të vajtoni.
  2. Copë kohe e vetme, kur ndodh diçka e njëjtë me ngjarjet e tjera; pjesë kohe e barabartë me pjesë të tjera dhe e marrë si njësi matjeje për të treguar përsëritjen a radhën e diçkaje; rasti, ngjarja a diçka tjetër që përsëritet kohë më kohë (zakonisht me numërorë, me përemra të pakufishëm ose me ndajfolje sasie). Hera e parë (e dytë, e fundit). Për të fundit herë. Këtë herë. Kësaj here. Një herë tjetër. Herën e fundit. Herën tjetër (e ardhshme). Çdo herë. Të vetmen herë. Më të shumtën e herëve. Një herë, dy herë, tri herë. Disa (shumë, mjaft) herë. Shpesh herë. Më shumë se një herë. Rrallë herë. Sa e sa herë shumë herë. Një herë e përgjithmonë përfundimisht, në mënyrë përfundimtare. Një herë e mirë pa i lënë gjë mangët; në mënyrë të prerë. Ndryshe nga herët e tjera. As këtë herë, as atë herë. Një herë në javë. Dy herë në muaj. Katër herë në vit. Çdo dy herë. Çdo herë që.. . Sa herë që.. . Më bie hera kam rast. Më zë hera rastis. E solli hera. Na mblodhi hera. Erdhi vetëm njëherë. Bëje (thuaje) edhe një herë! përsëritet ia kam thënë njëqind (një mijë) herë. Sa herë të duash. Mjafton (del) për katër herë. Matu shtatë herë dhe fol një herë. fj. u.
  3. Përdoret së bashku me numërorë për të shënuar shkallën a madhësinë e diçkaje, si njësi shumësie ose ndarjeje. Edhe një herë më shumë. Dhjetë herë më pak. Pagoi dy herë aq pagoi dyfish. Sa herë është më i madh (më i vogël). Dy herë dy bëjnë katër. mat.
  4. përd. ndajf. Përdoret e përsëritur në kuptimin «një kohë, një çast; një rast». Herë i kuq, herë i verdhë. Herë mirë, herë keq. Herë po, herë jo. Herë unë, herë ti. Herë këtu, herë atje. Herë si murator, herë si bujk. Herë qante, herë qeshte. Herë ulej, herë ngrihej.
  • 5. vjet. Stinë. Herë e këndshme. Herë e bukur. Herët e motit. Hera e luleve.
  • Në fund të herës herën e fundit. Herë më herë gjithnjë, vazhdimisht; kohë pas kohe. Herë pas here kohë pas kohe. Një herë për një herë tani për tani. përkohësisht, për një farë kohe. Si një herë, një herë njëlloj në çdo kohë. Si një herë, njëqind herë njëlloj, pa ndryshuar aspak. Një herë në hënë shih te HËN/Ë, ~A. Në krye të herës në kohë të shkuara, në kohë të lashta; në fillim të diçkaje. Pa e shkrepur një herë shih te SHKREP. Mend për tjetër herë shih te MEND, ~TË. Një herë shkoi lepuri mbi urë edhe iron. shih tek UR/Ë,~A. Puna e herës euf. sëmundja e tokës, epilepsia.