Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

iso

Nga Wiktionary

ISO f.

  • 1. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë me shumë zëra a një melodi. Iso e fortë (e gjatë, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e të rinjve). Këngë me iso. Iso, more djema, iso! Këndojmë (ia marrim) me iso. Mbaj (bëj) iso me zë (me fyell).
  • 2. Tingëllimë e njëjtë dhe e zgjatur që lëshon diçka. Isoja e zileve (e këmborëve).
  • I mban ison (i bën iso) dikujt keq. e mbështet dhe e përkrah dikë për çdo gjë, ia pranon a ia miraton mendimet, fjalët etj. për t'i bërë qejfin, i shkon pas qejfit, i mban avazin.