koj
Appearance
KOJ kal.
- 1. I jap ushqimin një foshnje, një zogu, një të sëmuri ose ndonjë njeriu tjetër, që nuk është në gjendje të hajë vetë, mëkoj. Koj fëmijën (të sëmurin, plakun). Koj zogun (gjelin e detit).
- 2. Vë karremin në grep për të zënë peshk. Koj grepin me krimb.
- 3. Zëvendësoj një fidan a një farë, që nuk ka zënë ose nuk ka mbirë, me një fidan a me farë tjetër. Koj misrin (pambukun).
- 4. fig. I jap dikujt para a diçka tjetër për ta joshur që të më bëjë një punë, i jap mitë a ryshfet. E koi me para.
- Me lugë të kon, me bisht të verbon keq. shih te LUG/Ë,~A.