kompleks
Appearance
KOMPLEKS m.
- 1. Tërësia e elementeve përbërëse të diçkaje, që lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe plotësojnë njëri-tjetrin; tërësi veprash, sendesh, dukurish ose veprimesh të lidhura e të gërshetuara mirë; tërësi. Kompleks arkitektonik (skulpturor). Kompleks sportiv (gjimnastikor). Kompleks industrial (bujqësor, ushqimor). Kompleksi i konvikteve. Kompleks sëmundjesh. Kompleks detyrash (problemesh, masash). E pa çështjen në kompleks.
- 2. Grup i vogël instrumentistësh ose këngëtarësh me zëra që shkojnë njëri me tjetrin. Kompleksi vokal (instrumental). Kompleksi i vajzave (i burrave). Këndon kompleksi.
KOMPLEKS mb.
- Që ka disa elemente përbërëse të lidhura ngushtë ndërmjet tyre; që përbëhet nga një grup sendesh, dukurish a veprimesh; jo i thjeshtë i ndërlikuar. Ekonomi (bujqësore) komplekse. Ushtrime komplekse. Makinë komplekse. Mekanizëm kompleks. Brigadë komplekse brigadë prodhimi që krijohet në raste të veçanta me punëtorë të degëve të ndryshme.