llum
Appearance
LLUM m.
- 1. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym. Llumi i ujërave (i lumenjve, i përrenjve). Llumrat e kënetave (e kanaleve). Llumi lahet, turpi s'lahet. fj. u.
- 2. Fundërria që kullon nga një lëng në fund të një ene; llurbë. Llum vaji. Llumi i verës (i rakisë). Llumi i kafesë. Kishte zënë llum. Kulloi llumi.
- 3. Zhuli i flokëve, i trupit a i rrobave; zhuli që zë çibuku i duhanit. Llumi i kokës (i flokëve). Llumi i llullës (i çibukut). Llum duhani.
- 4. fig. Fundërria e njerëzve, diçka krejt e pavlerë ose e dëmshme. Llumi i shoqërisë së vjetër. Llumrat e trashëguara nga e kaluara. Llumi i ideve borgjeze. Në llumin e tradhtisë.
- U bë llum u fëlliq shumë. E bëri llum
- a) diçka e ngatërroi fare;
- b) dikë ia turbulloi e ia prishi mendjen. Ka rënë në llum (në batak)
- a) ra në gjendje të keqe e të vështirë;
- b) është përzier me njerëz të këqij.