Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

mendoj

Nga Wiktionary

MENDOJ jokal.

  • 1. Kam aftësinë të gjykoj, të arsyetoj, të formoj një mendim etj.; bie në mendime, vras mendjen, mendohem; edhe kal. rrah diçka me mend, arsyetoj për një gjë dhe përpiqem me mend të zbuloj thelbin e lidhjet e saj, ta kuptoj, ta zgjidh etj.; gjykoj. Njeriu mendon. Aftësia për të menduar. Kur nuk flet, mendon. E mendoi thellë punën. Mendon drejt. Mendo mirë! Mendo për këto që të thashë. Rri e mendoj... S'mendoi më gjatë. Na ka bërë të mendojmë. Mendo dhjetë herë e fol një herë! fj. u. Të mendojmë, të punojmë, të jetojmë si revolucionarë!
  • 2. kryes. kal. Kam një mendim të caktuar për diçka a për dikë, e di a e vlerësoj si të tillë. Mendon mirë (keq) për të tjerët. Ç'mendoni ju për sjelljen (për punën) e tij?
  • 3. edhe kal. E çoj mendjen te dikush a te diçka, e shkoj nëpër mend; e sjell në mend, e kujtoj gjatë; e marr parasysh, e llogarit me mend. Mendoj për nënën (për djalin, për vajzën). Mendoj (për) shokët e mi. Mendoj për qytetin (për fshatin, për shtëpinë) ku kam lindur. Mendoj për vendlindjen. Mendon për pasojat. Nuk mendon për vështirësitë. S'mendonin fare për rreziqet që i prisnin. Për kë (për se) po mendon?
  • 4. kryes. kal. Ringjall në kujtesë dikë a diçka të kaluar; kujtoj. Mendoj të kaluarën (vitet e luftës). Mendoj shokët e rënë. Mendoj kohën e rinisë. Mendonte për vuajtjet që kishte hequr. Mendoj për vendet që kam parë.
  • 5. edhe kal. I kushtoj vëmendje dikujt a diçkaje, shqetësohem dhe kujdesem për të; e vras mendjen, e kam mendjen atje. Mendonte për familjen (për fëmijët) e tij. Më shumë mendon për të tjerët se për vete. Mendojmë edhe për të tashmen edhe për të ardhmen. Ka menduar për gjithçka. Ka kush mendon për të.
  • 6. edhe kal. Kam ndër mend, e kam si synim, matem për të bërë diçka, them. Mendoj të nisem nesër. Mendojmë të shkojmë në shfaqje. Mendoj të shkruaj një artikull. Çfarë mendoni të bëni? Nuk më doli ashtu si e mendova. Mendonte ta njoftonte më vonë.
  • 7. edhe kal. Ma merr mendja, më shkon nëpër mend, më duket, besoj se.., kujtoj; kam përshtypjen, pandeh; kam mendimin, jam i mendimit, them se... Mendoj se ka nevojë për ndihmë. Mendoj se nuk ishte fajtor. Mendoj se nuk varet vetëm nga ai. Mendoni se kam frikë? Si e mendoni ju këtë? Unë mendoj se keni të drejtë. Mendoja se e dinte. Kurrë s'do ta mendoja një gjë të tillë. Mendon se i di të gjitha. Ashtu mendoni? Mendoni se ai mund ta bëjë?
  • 8. kal. E përfytyroj diçka në një mënyrë të caktuar, e gjykoj, e quaj; arsyetoj. Idealistët e mendonin lëvizjen pa materien. Pa mendoni ç'dobi do të kishim! Po si s'e mendoni që ai është ende i ri? Kështu e mendoni ju, po s'është ashtu.
  • Mendon zi ndjell diçka të keqe, parashikon diçka të keqe. Pa menduar (gjatë) pa e rrahur punën, shpejt e shpejt e pa lëkundje.