moj
Appearance
MOJ pasth. bised.
- 1. Përdoret kur i thërresim ose kur i drejtohemi një gruaje a një vajze. Ik (shko), moj! Moj, hajdeni këtu! Lëvizni, moj! Fol, moj! Sille, moj, këtu! Ç'thua, moj?! Moj, po ti s'dëgjoke!
- 2. përd. pj. Përdoret pranë një thirrori, të përfaqësuar nga një emër i gjinisë femërore, për të përforcuar shprehjen e thirrjes, të ndjenjës etj. a për t'u dhënë këtyre një ngjyrim afrie. Ah, moj kokë! Moj nënë! Si je, moj gjyshe? Moj shtëpi! Moj e mira! Moj e mjera!