Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

pyetje

Nga Wiktionary

pyetje f. 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PYES, PYETEM. Pyetja e dëshmitarëve. E mori në pyetje.

2. Fjalë që i drejtohen dikujt për të marrë vesh a për të sqaruar diçka dhe që kërkojnë përgjigje. Pyetja e parë (e dytë...). Pyetje e vështirë. Breshëri pyetjesh. Bëj një pyetje. E mbytën (e sulmuan) me pyetje.

3. Fjalët që u drejton mësuesi nxënësve për përmbajtjen e mësimit që të kontrollojë dijet e tyre; kërkesat që u jepen nxënësve a studentëve në provim, të cilave ata duhet t'u përgjigjen me gojë a me shkrim. Pyetje e lehtë (e vështirë). Pyetja e parë (e dytë). Pyetjet e provimit. Biletë me dy (me tri) pyetje. Iu përgjigj të gjitha pyetjeve. Ç'pyetje të ra?

4. Çështje që duhet zgjidhur a sqaruar. Lind (del, vjen, shtrohet, vihet) pyetja.

  • Pyetje retorike shih te RETORIK,~E.