Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

spec

Nga Wiktionary
[1] Spec

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

spec m.

  1. bot. Bimë barishtore e butë me kërcell të degëzuar, me gjethe vezake, me lule të vogla të bardha, që bën fryte të fryra me lëkurë mishtake në ngjyrë të gjelbër, të verdhë a të kuqe me fara brenda dhe është një nga perimet me të përhapura; frytet e kësaj bime që përdoren për ushqim; piperkë. Spec i kuq. Spec djegës. Speca gogozhare. Speca të tharë. Spica të mbushur. Speca të pjekur (të skuqur). Speca turshi. Salcë specash.
  2. Pluhur i kuq nga frytet e thara e të grira imët të një lloji të veçantë të kësaj bime me kokrra të vogla, të kuqe e shumë djegëse, i cili i hidhet gjellës; piper i kuq. Spec i kuq. U hedh spec fasuleve (lakrave).
  3. fig. bised. Njeri shumë nevrik, që merr zjarr për çdo gjë. Është një spec që nuk durohet.
  • U bë spec (piper) u zemërua shumë e menjëherë, i hipi inati menjëherë. U bë spec (u kuq) në fytyrë u skuq fort (nga zemërimi, inati etj.). Punë me spec punë e lidhur me vështirësi dhe me kokëçarje e të papritura; diçka me pasoja të rrezikshme. Shaka me spec shaka që mund të ketë pasoja të rënda, shaka me zarar. U zunë (u grindën) për pesë para spec shih te PARA,~JA.