Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

VKM - 632 - 15.7.15 - Ndryshime Ne VKM 108 - Per Aftesin Qe Plotesojn Personat Merren Me Ç.S.SH.P

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

VENDIM

Nr. 632, datë 15.7.2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 108, DATË 9.2.2011, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR AFTËSITË QË DUHET TË PLOTËSOJNË
PUNËMARRËSIT, PERSONAT DHE SHËRBIMET E SPECIALIZUARA, QË
MERREN ME ÇËSHTJET E SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 10237, datë
18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr. 108, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
1. Pas pikës 5, të kreut II, shtohet pika 6, me përmbajtje, si më poshtë vijon:
“6. Punëdhënësit e grupeve “A” dhe “B”, në zbatim të pikës 2, të kreut II, të këtij vendimi,
për çdo 700 punëmarrës, sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të
punës. Ndërsa punëdhënësit e grupeve “C” dhe “D”, për çdo 1500 punëmarrës, sigurojnë
shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të punës të kontraktuar nga jashtë.”.
2. Në kreun III bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 10 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
i) Fjalia hyrëse e pikës 10 dhe pika 10.1 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Personi i ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë është
përgjegjës:
10.1 për të marrë pjesë në vlerësimin e riskut dhe, në këtë rast, duhet:
a) të ndihmojë në identifikimin e risqeve potenciale që ndikojnë në shëndetin e
punëmarrësve;
b) të japë mendime për rezultatet e vlerësimit të riskut dhe të propozojë masat që duhen
marrë për parandalimin e dëmtimeve në shëndet (çrregullimeve shëndetësore);
c) të propozojë hartimin, përshtatjen dhe zbatimin e programeve promovuese për
shëndetin në vendin e punës si dhe përfshirjen e tyre në planveprimin vjetor.”.
ii) Pikat 10.3 e 10.6 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“10.3 për të marrë pjesë në analizimin e shkaqeve të sëmundjeve profesionale dhe
sëmundjeve të lidhura me punën, për të dhënë analizë të detajuar të faktorëve të riskut në
vendin e punës, që kanë shkaktuar çrregullimet shëndetësore në punë, si dhe për të marrë pjesë
në analizën e shkaqeve të aksidenteve në punë, kur çrregullimet shëndetësore shërbejnë si
shkak i mundshëm i aksidentit në punë;
...
“10.6 për të dhënë mendim për çështjet e përgjithshme të higjienës profesionale, duke
përfshirë mjedise të tilla si: vendi i posaçëm për ngrënie, dhomat e zhveshjes, tualetet, vendet
punës dhe të çlodhjes dhe mjedise të tjera sociale për punëmarrësit;”.
iii) Në pikën 10.8, shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) para fillimit të punës;”.
iv) Pikat 10.12 dhe 10.13 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“10.12 për të marrë pjesë në hartimin e planit të evakuimit dhe shpëtimit gjatë situatave
emergjente dhe në zbatimin e masave që duhen marrë në situatat me risk të rëndë të
menjëhershëm dhe të pashmangshëm që mund të shkaktojnë dëmtime profesionale apo
gjendje të tjera shëndetësore, si sëmundje;
10.13. për të koordinuar organizimin e ndihmës së shpejtë dhe kujdesit shëndetësor në
rastet emergjente për viktimat e aksidenteve dhe/ose në rastet urgjente që mund të paraqesin
punëmarrësit me sëmundje profesionale;”.
v) Pas pikës 10.14 shtohen pikat 10.15, 10.16, 10.17 e 10.18, me këtë përmbajtje:
“10.15. për të asistuar në zbatimin e dokumenteve ligjore e nënligjore lidhur me kërkesat
minimale të sigurisë dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit, konkretisht, me:
a) përdorimin e sigurt të substancave kimike, kancerogjenë/mutagenë dhe lëndëve biologjike;
b) procedurat që duhen ndjekur në rastet e risqeve të pashmangshme për shëndetin e
punëmarrësve dhe ose personave të tjerë të pranishëm në ndërmarrje;
10.16. për të siguruar planifikimin dhe realizimin e programeve për vaksinimin e punëmarrësve për
parandalimin e risqeve biologjike të caktuara, sipas përcaktimeve specifike të legjislacionit në fuqi;
10.17. për të koordinuar sistemin e mbikëqyrjes shëndetësore në ndërmarrje/institucion, duke
siguruar:
a) testet dhe ekzaminimet e nevojshme për kontrollin shëndetësor të punëmarrësve, bazuar tek
vlerësimi i riskut profesional;
b) përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kontrollin fillestar dhe periodik të shëndetit të
punëmarrësve;
c) koordinimin e aktiviteteve të kontrollit shëndetësor brenda ndërmarrjes/institucionit apo në
institucionet mjekësore të jashtme;
ç) analizën e raporteve të kontrollit shëndetësor në punë për të përcaktuar nëse është e
përshtatshme që punëmarrësi të vazhdojë aktivitetet e punës apo të bëhen ndryshimet e
nevojshme lidhur me ngarkesën apo përshtatjen e vendit të punës, nëse kërkohet.
10.18. për të bashkëpunuar për formimin e punëmarrësve:
a) përpara fillimit të punës;
b) gjatë transferimit apo ndryshimit të procesit të punës ose vendit të punës;
c) kur prezantohen pajisje të reja apo pajisje të modifikuara pune që shkaktojnë ndryshime në
kushtet dhe risqet e punës;
ç) kur përshtatet një teknologji e re në ndërmarrje, që shkakton ndryshime në kushtet e punës
dhe risqet në punë.”.
b) Në pikën 11 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
i) Në shkronjën “d”, pas fjalës “... aksidenteve ...” shtohen “... dhe sëmundjeve profesionale ...”.
i) Shkronja “g” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“g) të jetë pjesë e procesit të plotësimit të formularit të aksidenteve në punë dhe të përgatitë
raportin për sëmundjet profesionale të dyshuara, përmbajtja e të cilave përcaktohet me udhëzim të
përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe ministrit
përgjegjës për shëndetësinë, si dhe të informojë e të rekomandojë punëdhënësin për masat që duhen
marrë;”.
c) Fjalia hyrëse e pikës 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Punëdhënësi mban në ndërmarrje dhe vë në dispozicion të autoriteteve shtetërore përgjegjëse
për kontrollin e zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe organeve kompetente një
dokument të veçantë, që i bashkëlidhet raportit vjetor të paraqitur nga shërbimi i brendshëm, me
përmbajtje, si më poshtë vijon:”.
3. Në kreun IV, pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Personi përgjegjës, i ngarkuar nga shërbimi i specializuar jashtë ndërmarrjes për menaxhimin e
riskut, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a) për çështjet e sigurisë në punë, të ketë formim profesional të përshtatshëm në fushën e
inxhinierisë;
b) në lidhje me shëndetin në punë të ketë formim profesional në fushën e mjekësisë së
përgjithshme dhe i cili:
b.1 të jetë kualifikuar si mjek i sëmundjeve profesionale/mjek pune;
b.2 të jetë i licencuar nga Urdhri i Mjekut për ushtrimin e profesionit;
c) në lidhje me ergonominë:
c.1. të jetë diplomuar në fushën e inxhinierisë apo mjekësisë;
c.2. të jetë i licencuar në fushën përkatëse;
ç) në lidhje me higjienën në punë:
ç.1 të jetë diplomuar në fushën e mjekësisë/inxhinierisë;
ç.2 të jetë i licencuar në fushën përkatëse;
d) në lidhje me aspektet psikosociale të punës:
d.1 të jetë diplomuar në fushën e psikologjisë, sociologjisë apo të mjekësisë së përgjithshme; d.2
të jetë i licencuar në fushën përkatëse.”.
4. Në kreun V bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Të gjithë punëdhënësit duhet të sigurojnë shërbimet për parandalimin e risqeve dhe
mbrojtjen e shëndetit në punë, sipas dispozitave të këtij vendimi.”.
b) Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Vendimi nr. 692, datë 13.12.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për masat e veçanta të
sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë”, shfuqizohet.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e zbatimit një
vit pas hyrjes në fuqi.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

You might also like