Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Arkimedi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 22 mars 2006 01:29 nga Leke Mjeku (diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Arkimedi (greq: Αρχιμήδης) (jetoi rreth viteve 287 p.e.s - 212 p.e.r) qe një matematicien,fizikant,inxhenier,astronom dhe filosof i lashtë Siçilian i lindur në koloninë e portit Sirakuzjan.Mendohet nga disa historian e matematicienë të jetë matematicieni më i madh i lashtësisë; Carl Friedrich Gauss (Karl Fridrish Gaus) e mendonte ate si një nga tre më të mëdhenjtë që kanë jetuar ndonjëherë.

Zbulimet dhe shpikjet

Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit romak në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i smbrapsi Romakët me makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij; thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si parimi i Arkimeditqë sipas gojëdhënës e zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë ( doli jashë nëpër rrugë dukë bërtitur "Eureka" ). Atij i mvishet edhe shpikja e odometrit gjatë Luftës Parë Punike. Një nga shpikjet e tij të përdorura për mbrojtje ushtarake të Sirakuzës kundër pushtimit Romak ishte grremçi i Arkimedit.

Thuhet se ai parandaloi një sulm Romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të madh pasqyrash ( përflitet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë) që pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të merrnin zjarr.

Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë Luftë së Dytë Punike megjithse urdhëri i Marcellus ishte që ai të mos lëndohej. Grekët thonë se u vra ndërsa vizatonte një ekuacion në rërë; i zhytur në punën e tij dhe i padurimtë nga ndërprerja e ushtarit, thuhet se tha fjalët e tij të fundit të famshme para se të therej nga ushtari romak: Μη μου τους κύκλους τάραττε (Mos mi trazo rrethet).Kjo histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me dorën-vrasëse romake.Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi shkatërroi me makineritë e tij luftarake një pjesë të mirë të fuqisë pushtuese romake,kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një ndëshkim.

Në krijimtari e largpamësi ai ia kaloi çdo matematicieni Evropian para Rilindjes.