Kroacia
45°06′N 15°18′E / 45.10°N 15.30°E
Republika e Kroacisë Republika Hrvatska | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Kroacisë (e gjelbër e errët)
–
në Europë
(
e gjelbër & gri e errët)
| |||||
Himni Kombëtar | Lijepa naša domovino (Atdhey ynë i bukur) | ||||
Kryeqyteti | Zagrebi | ||||
Gjuha zyrtare | Kroatisht | ||||
Pavarësia | 25 qershor 1991 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 22 maj 1992 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Kolinda Grabar-Kitarović | ||||
Kryeministër | Zoran Milanović | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vëndi i 126-të 56.594 km² 1,09 | ||||
Popullsia (2011) – totale – dendësia |
Vëndi i 128-të 4.284.889 banorë 75,8 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor |
59,911 miliard dollarë 13.994 dollarë | ||||
Monedha | Euro (EUR) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+1 UTC+2 | ||||
Prefiksi telefonik | +385 | ||||
Kodi i internetit | .hr | ||||
Kodi ISO 3166-1 | HR |
Kroacia, zyrtarisht Republika e Kroacisë (kroatisht: Republika Hrvatska), është një shtet sovran në Evropën Juglindore, buzë detit Adriatik. Kroacia ka qenë një nga republikat e ish-Jugosllavisë e quajtur Republika Socialiste e Kroacisë. Kryeqyteti i Kroacisë dhe qyteti më i madh i saj është Zagrebi. Kroacia është anëtare e BE-së.
Në Republikën e Kroacisë janë të njohur në veri rajoni kroat dhe në jug rajoni dalmatin në të cilën ndodhet edhe qyteti arbëresh Zara dhe disa venbanime tjera të banuara nga arbëreshët apo nën ndikimin e kulturës së tyre.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroacia ndodhet në Europën Qendrore dhe Juglindore, dhe kufizohet nga Hungaria në verilindje, Serbia në lindje, Bosnja dhe Hercegovina në juglindje, Mali i Zi në juglindje, Deti Adriatik në jugperëndim dhe Sllovenia në veriperëndim. Ajo shtrihet kryesisht midis gjerësive gjeografike veriore 42° dhe 47° dhe gjatësive gjeografike lindore 13° dhe 20°. Një pjesë e territorit në skajin më jugor përreth Dubrovnikut është një eksklave praktike lidhur me pjesën tjetër të vendit nëpërmjet detit, por e ndarë nga pjesa tjetër e vendit nga një rrip të shkurtër vije bregdetare që i përket Bosnje dhe Hercegovinës rreth qytetit Neum.[1] Territori mbulon 56.594 km². Lartësia shkon nga malet e Alpeve Dinarike me pikën më të lartë majën Dinara në 1.831 metra pranë kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën në jug tek brigjet e detit Adriatik, të cilat përbëjnë të gjithë kufirin e saj jugperëndimor. Kroacia ishullore përbëhet nga mbi një mijë ishuj të ndryshëm në madhësi, 48 prej të cilëve janë të banuara në mënyrë të përhershme. Ishujt më të mëdhenj janë Cres dhe Kërk, secili prej të cilëve ka një sipërfaqe prej rreth 405 kilometra katrorë. Pjesët kodrinore veriore të Hrvatsko Zagorje dhe fushat e sheshta të Sllavonisë në lindje (e cila është pjesë e Pellgut Panonian) janë përshkuar nga lumenjtë kryesorë të tillë si Sava, Drava, Kupa dhe Danubi. Danubi, lumi i dytë më i gjatë i Evropës, kalon nëpër qytetin e Vukovarit në pjesën më lindore dhe formon një pjesë të kufirit me Serbinë. Në rajonet qendrore dhe jugore pranë bregdetit Adriatik dhe ishujve përbëhet nga malet e ulëta dhe me pyje. Burimet natyrore që gjenden në vend në sasi të konsiderueshme të mjaftueshme për prodhim përfshijnë naftë, qymyr, boksite, mineral me përmbajtje të ulët hekuri, kalcium, gips, asfalt natyral, silic, argjil, kripë dhe energji ujore. Topografia karstike përbën rreth gjysmën e Kroacisë dhe është veçanërisht e theksuar në Alpet Dinarike. Ka një numër shpellash të thella në Kroaci, 49 nga të cilat janë më të thella se 250m, 14 prej tyre të thella se 500m dhe tre më të thella se 1.000m. Liqenet më të famshme të Kroacisë janë liqenet e Plitvicës, një sistem i 16 liqeneve me ujëvarat që lidhin ata nëpër dolomite dhe kaskada gelqerore. Liqenet janë të njohur për ngjyrat e tyre të dallueshme, duke filluar nga ngjyra mente, gri ose blu. Malet e Kroacise janë: Velebiti, Biokova, Kapela e Madhe dhe e Vogël, Pleshevica, Zrinjska Gora, Medvednica, Psunj, Papuk, Mosllovaçka Gora.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ekonomia e Kroacisë
Zhvillimin ekonomik të Kroacisë një kohë të gjatë e ka përcaktuar bujqësia. Mungesa e lëndëve djegëse dhe e lëndëve të para për industri,n në një anë dhe procesi i vonuar industrial, nga ana, e kanë përcaktuar profilin agrar. Fazën e parë të industrializimit e shënoi në periudhën pas Luftës së Parë Botërore, por kthesën më të madhe në afirmimin e saj e shënoi pas luftës së dytë botërore. Megjithëse një kohë të gjatë numri i të inkuadruarve në bujqësi ka qenë i madh, prapëseprapë industria me të ardhura më të mëdha kombëtare është dega më e rëndësishme e ekonomisë. Vetëm ajo realizon një të katërtën, bujqësia përgjysmë më pak se industria e veprimtaritë terciare dhe kuaternare rreth 63% e të të ardhurave të përgjithshme ekonomike. Prandaj, themi se Kroacia është shtet industialo-agrar.
Industria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroacia ka një ekonomi industrialo-agrare.Zhvillimi i ekonomisë së saj mbështetet në naftë dhe në gazin natyrorë.Është e zhvilluar edhe industria e: -mekanikës dhe makinave(Zagreb,Karllovac,Vinkovac etj.). -makinave bujqësore(Osijek,Zarë,Split). -ndërtimit të anijeve(Rijekë,Pulë,Split). -tekstilit(Borovo,Karllovac,Zagreb etj.). -ushqimit(shumë qendra të Koracisë,sidomos në qytetet e Sllavonisë). -drurit(Varazhdin,Karllovac,Osijek,Rijekë) -elektroindustrisë dhe industrisë kimike(Zagreb).
Bujqësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroacia ka bujqësi të zhvilluar, sidomos në Sllavoni, ku gjendet fondi më i madh i tokave të plleshme. Në këtë regjion kultivohen drithërat, bimët industriale (panxhari dhe lulja e diellit), në Dalmaci pemët mesdhetare, hardhia dhe perimet. Blegtoria është ezhvilluar mirë, në veri mbahen gjedhat dhe derrat, në male delet. Pyjet mbulojnë 37% të sipërfaqeve dhe kanë rëndësi për zhvillimin e industrisë së drurit dhe letrës.
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Turizmi dominon sektorin e sherbimeve dhe perben rreth 20% te GDP-se se vendit. Te ardhurat vjetore nga turizmi llogariten rreth 7.4 miliard € ne 2014.kjo industri cilesohet si nje sipermarrje eksportesh sepse redukton ne menyre te konsiderueshme deficitin tregtar te vendit. Me mbarimin e luftes kroate per pavarsi ne 1995, industria e turizmit pesoi nje rritje te shpejte cka coje ne katerfishimin e numrit te turisteve me rreth 11 milion turist cdo vit. Turistet e huaj me te shumte ne numer jane nga Gjermania, Sllovenia, Italia.
Zemra e industrise se turizmit ndodhet pergjate bregdetit ku plazhet kryesisht te tipit shkembor mpleksen me ngrehinat e trashegimise kulturore duke ofruar pejsazhe spektakolare.
Vendi ka nje zone marine te pandotur,e cila reflektohet nepermjet rezervateve natyrore te shumte pergjate bregdetit. Kroacia klasifikohet si destinacioni i 18 me popullor ne bote.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Demografia e Kroacisë
shtrihet në sipërfaqe 56.538 km², ka rreth 4,5 milion banorë. Me 80 bnaorë në km2 është ndër shtetet me dendësi më të vogël në republikat e ish Jugosllavisë. Kroatët bëjnë elementin kryesor me 90%, serbët me 4,4%, shqiptarët me 1,3%, hungarezët me 0,5%, sllovenët me 0,5 dhe të tjerët me 8.1, 5. Në vitin 1953 Kroacia kishte 3,9 milion banorë. Për qdo vjet numri i popullsisë në Kroaci është rritur 600.000 banorë ose mesatarisht çdo vjet nga 13 000 banorë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 11,5‰ dhe ajo e vdekshmërisë 11,5‰. Sipas kësaj në atë vit nuk ka pasur shtim natyror të popullsisë. Në strukturën e saj pjesëmarrja e popullsisë urbane ishte 64%.
Në Kroaci përveq pakicave tjera si serb, humgarez dhe boshnjak, jetojnë edhe 15.082 shqiptarë ose 0,34% e popullsisë së përgjthshme të Kroacisë.
Njësitë administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroacia ndahet në 20 njësi administrative të quajtura zhupanje (org: županije) dhe një qytet me një statut të tillë.
- Zagrebačka
- Krapinsko-zagorska
- Sisačko-moslavačka
- Karlovačka
- Varaždinska
- Koprivničko-križevačka
- Bjelovarsko-bilogorska
- Primorsko-goranska
- Ličko-senjska
- Virovitičko-podravska
- Požeško-slavonska
- Brodsko-posavska
- Zadarska
- Osječko-baranjska
- Šibensko-kninska
- Vukovarsko-srijemska
- Splitsko-dalmatinska
- Istarska
- Dubrovačko-neretvanska
- Međimurska
- Grad Zagreb*
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për kultivimin e kulturës së Kroacisë japin ndihmesë edhe disa lloje të organizimit e manifestimeve shqiptare. Kështu janë të njohur "Union i Bashkësish Shqiptare" me qendër në Zagreb që ka nxjerr edhe gazetën "Informatori"; Shoqëria e Femrave Shqiptare "Drita" që ka organizuar tribunalin "Femra Shqiptare" si dhe "ditët e kulturës shqiptare"; Bashkësia Shqiptarëve të Zagrebit dhe Zhupanës së Zagrebit; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës Primorsko-Goranskës në Rijek që ka organizuar disa manifestime si ai "ditëve të kulturës shqiptare" më 24-28 nëntor 2006; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës së Osjek- Baranje e njohur për manifestimin kushtuar Nënë Terezës më 26 gusht 2006; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës Split-Dalmaci e themeluar më 09 shtator 2004; Shoqëria Kulturore Artistike "Shota" me qendër në Rijek; "Shkëndija" me qendër në Zagreb që përkujdeset për shfaqjet folkloristike e të dramës dhe literaturës shqiptare; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës së Istrës me qendër në Pulë; Klubi i Femrave Shqiptare "Mbretëresha Teuta" që publikon revistën "Iliria" 4-5 herë në dy muaj.[2] etj.
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "2010 – Libri vjetor i Statistikave i Republikës së Kroacisë" (PDF). Byroja Kroate e Statistikave. dhjetor 2010. Marrë më 7 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vendimi për pakicat nacionale në kroaci - 2006 Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine- në internet prill 2007
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Croatian National Tourist Board
- Posta
- Libri i telefonit
- Gjuha
- General information about Croatia @ www.hr Të dhëna të përgjithëshme
- Harta vendbanimesh, rrugësh etj. @ sukosan.net
- Croatia Events @ histrica.com
- Picture Gallery @ fivestars.hr
- Culture Links @ mythinglinks.org
- Speleology @ showcaves.com
- Castles @ romwell.com
- Money @ banknotes.com - Banknota -Monedha
- Anthem @ national-anthems.net Arkivuar 4 gusht 2004 tek Wayback Machine
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kroacisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |