Besojma e Nikesë
Besojma e Nikesë, “Besoj në Tënzonë” – ky është pohimi ynë i parë i fesë. “Besoj në një Zot të vetëm”- me këto fjalë nis Besojma, që shpallim gjatë Meshës çdo të diel. Të krishterët besojnë në një Zot të vetëm. Ashtu si e lexojmë në Librin e Ligjit të Përtrirë”: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm”! E, si na mëson, në emër të Zotit, Izaia profet: “Kthehuni kah unë e do të shpëtoni... se unë jam Hyj e tjetër s’ka”. E vetmja natyrë e Zotit është në tri Vetje. Bëhesh i krishterë me pagëzimin në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt, që dallohen ndërmjet tyre, edhe pse nuk janë tre Zota, por një i vetëm. I krishteri nuk i lutet një hyjnie abstrakte, por u drejtohet Atit, Birit e Shpirtit Shenjt, të treve njëheresh, e edhe veçmas, secilës nga tri Vetjet. U drejtohet me shpresë që të hyjë në bashkimin e amshuar, plot dashuri e gëzim, me Hyjin, që është një i vetëm në Tri Vetje!
Po kujtojmë se Besojma lutet rregullisht në Meshë të dielave dhe festave. Përmes kësaj Besojme, në Kishën katolike shprehet botërisht besimi personal dhe i përbashkët i atij ose i atyre që besojnë. Besojma përfshin pikat themelore të mësimit të fesë sonë; përmban detyrimin tonë për të jetuar sipas kësaj feje dhe thelbin kryesor të besimit. Kjo Besojmë thuhet gjithmonë në Meshë e, në dallim nga Besojma Apostolike, e cila shpesh u prin përshpirtërive mëriane dhe litanive, thirret Besojma e Nikesë, sepse u shpall nga Koncili i parë i Nikesë (325). Dhe vërtetë, ajo u përsërit gjatë shekujsh e erdhi deri në kohët tona, ashtu si e formuluan dhe e shqiptuan për herë të parë Etërit e Kishës, të mbledhur në një shenjtërore të lashtë të Nikesë. Besojma rrjedh nga liturgjia e ritit të pagëzimit e, më pas, u përfshi në liturgjinë e Meshës. Edhe sot, sipas traditës apostolike, meshtari, në formën e tri pyetjeve, i bën me dije prindërit, nunat dhe nunat se në çka beson Kisha, pret prej tyre dëshmimin e kësaj feje dhe i udhëzon t’i japin fëmijës në rritje, edukatën e nevojshme fetare. Besojma është shprehje e unitetit të Kishës.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besoj në një Hyj të vetëm,
Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës,
të gjitha sendeve që shihen dhe nuk shihen.
Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
një të vetmin Birin e Hyjit,
të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i vërtetë
prej Hyjit të vërtetë.
Të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin:
Nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet.
Ai për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti
prej qiellit.
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
Në kraharorin e Virgjërës Mari: e u bë njeri.
Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat;
Pësoi dhe u varros,
dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve,
e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe përsëri do të vijë me lavdi
për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
e Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Edhe në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëbërës:
që rrjedh prej Atit dhe prej Birit.
Dhe së bashku me Atin dhe Birin adhurohet
dhe lavdërohet,
Që foli me anë të profetëve.
Edhe në një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike
dhe apostolike.
Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve
Dhe jetën e pasosur. Amen.
Teksti latinisht
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Credo in unum Deum,
Patrem omnipotentem,
factorem caeli et terrae,
visibilium omnium et invisibilium,
Et in unum Dominum Iesum Christum,
Filium Dei unigenitum,
et ex Patre natum, ante omnia saecula,
Deum de Deo, lumen de Lumine,
Deum verum de Deo vero,
genitum, non factum, consubstantialem Patri:
per quem omnia facta sunt.
Qui propter nos homines et propter nostram salutem descendit de caelis.
Et incarnatus est de Spiritu Sancto
ex Maria Virgine, et homo factus est.
Crucifixus etiam pro nobis sub Pontio Pilato;
passus et sepultus est,
et resurrexit tertia die, secundem Scripturas,
et ascendit in caelum, sedet ad dexteram Patris.
Et iterum venturus est cum gloria,
iudicare vivos et mortuos,
cuius regni non erit finis.
Et in Spiritum Sanctum, Dominum et vivificantem:
qui ex Patre Filioque procedit.
Qui cum Patre et Filio simul adoratur et conglorificatur:
qui locutus est per prophetas.
Et unam, sanctam, catholicam et apostolicam Ecclesiam.
Confiteor unum baptisma in remissionem peccatorum.
Et exspecto resurrectionem mortuorum,
et vitam venturi saeculi. Amen.