Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Boris Trajkovski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Boris Trajkovski (Maqedonisht: Борис Трајковски: 25 Qershor 195626 Shkurt 2004) ishte një politikan maqedonas i cili shërbeu si Presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë nga viti 1999 deri në vdekjen e tij në vitin 2004. Ai vdiq në aksident ajror gjatë rrëzimit të aeroplanit presidencial në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Boris Trajkovski
Борис Трајковски
Presidenti i Dytë i Republikës së Maqedonisë
Në detyrë
19 Nëntor 1999 – 26 Shkurt 2004
KryeministriLjubço Georgievski
Branko Cërvenkovski
Paraprirë ngaKiro Gligorov
Pasuar ngaBranko Cërvenkovski
Të dhëna vetjake
U lind më25 Qershor 1956
Monospitovo, Komuna e Strumicës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Vdiq më26 Shkurt 2004
Berkoviçi, Bosnja dhe Hercegovina
Nënshtetësiamaqedonas
Partia politikeVMRO-DPMNE
Bashkëshortja/etVilma Trajkovska
ArsimimiUniversiteti Kirili dhe MetodiShkup
PunësimiPolitikan

Boris Trajkovski lindi në një familje metodiste. Babai i tij, Kiro i cili vdiq në shtator 2008, ishte një punëtor tokash që kishte shërbyer në Ushtrinë Bullgare dhe ishte burgosur për dy vjet për ushqimin e të burgosurve të luftës. Trajkovski u diplomua në vitin 1980 me një diplomë në drejtësi nga Universiteti "Kirili dhe Metodi" në Shkup. Ai më pas u specializua në ligjin tregtar dhe të punësimit dhe bëri disa vizita në Shtetet e Bashkuara, ku studioi teologjinë për t'u bërë një ministër laik metodist.

Pasi mbaroi studimet, qeveria komuniste e mbylli atë për një kohë në një fshat të largët për shkak të aktiviteteve të tij fetare. Atje ai u kujdes për Koçanin, një kongregacion pjesërisht Romak i Kishës Metodiste të Bashkuar të Maqedonisë, të lidhur me Kishën e Bashkuar Metodiste të Shteteve të Bashkuara. Pas liberalizimit politik në vitet 1980, ai vazhdoi të kryesojë departamentin juridik të ndërmarrjes së ndërtimit "Sloboda" në Shkup. Ai shërbeu si sekretar i rinisë metodiste në ish-Jugosllavi për mbi 12 vjet. Më vonë ai ishte President i Këshillit të Kishave të Kishës Metodiste Ungjillore Maqedonase. Nga 1988 ai mori pjesë në programin e Shkëmbimit Rinor në vazhdim midis Kishës Metodiste të Maqedonisë dhe Qarkut Metodist Berkhamsted dhe Hemel Hempstead në Angli. Në vitin 1991, ai studioi anglisht në një kolegj të gjuhëve të krishtera në Bournemouth, Angli.

Karriera në Politikë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boris Trajkovski u aktivizua në politikë pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë nga Jugosllavia në nëntor të vitit 1991, kur iu bashkua partisë VMRO-DPMNE. Ai luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të partisë me partitë e tjera politike evropiane dhe u emërua Kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet e Jashtme të partisë. Në vitin 1997 u bë shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Kisella Vodës, një komunë në Shkup. Ai u emërua zëvendësministër i Punëve të Jashtme më 21 dhjetor 1998, por shërbeu në këtë post për më pak se një vit.

Kryesisht për shkak të reputacionit të tij si një reformist i moderuar, Trajkovski u zgjodh si kandidat i VMRO-DPMNE-së për president në zgjedhjet e nëntorit të vitit 1999 të mbajtura për të zëvendësuar presidentin në largim, Kiro Gligorovin. Në zgjedhjet presidenciale të 14 nëntorit 1999, Boris Trajkovski mundi Tito Petkovskin me 52% kundrejt 45%. Ai ishte planifikuar të merrte detyrën vetëm pesë ditë më vonë, më 19 nëntor, por për shkak se rezultatet ishin kontestuese, kryetari i parlamentit Savo Klimovski u bë ushtrues i detyrës së presidentit derisa mbështetësit e Petkovskit humbën apelin e tyre të fundit një muaj më vonë.

Mandati i Trajkovskit u shënua nga tensione midis maqedonasve etnikë dhe pakicës së madhe etnike shqiptare të republikës. Pasojat e Luftës së Kosovës çuan në muaj të tërë përleshjesh të dhunshme të armatosura ndërmjet forcave maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë, të mbështetur nga Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), duke kërkuar përmirësime në statusin si pakicë legjitime dhe në përgjithësi kushte më të mira ekonomike, administrative dhe ligjore. Gjatë konfliktit, protestat ndodhën për shkak të ndalimit të sulmit maqedonas në Haraçinë, evakuimit të 500 luftëtarëve të UÇK-së, dhe përfshirjes së bashkësisë ndërkombëtare. Protestuesit hynë në ndërtesën e Parlamentit dhe kërkuan të bisedojnë me Presidentin duke thirrur "tradhëti" dhe "dorëheqje". Megjithëse kompetencat e tij ishin të kufizuara dhe roli i tij kryesisht ceremonial, ai kryesoi një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga NATO në vitin 2001 që i dha fund dhunës dhe parandaloi një luftë civile të plotë në Republikën e Maqedonisë. Ai shihej si një person i moderuar në dialogun etnik, duke argumentuar për përfshirje më të madhe të shqiptarëve dhe është vlerësuar si një figurë kyçe në zgjidhjen e konfliktit. Miku dhe këshilltari i Boris Trajkovskit ishte shefi i kabinetit të tij Zoran Jolevski, i cili ishte ambasador i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe negociator për emrin e shtetit në kontestin e emrit të Maqedonisë.

Në vitin 2002, ai u bë Kryqi i Madh i Kalorësit të Urdhërit të Shën Majkëllit dhe Shën Gjergjit nga Mbretëresha Elizabeth II. Në të njëjtin vit, Trajkovskit iu dha Çmimi Botëror i Paqes Metodiste nga Këshilli Botëror Metodist për rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit politik.

Boris Trajkovski, një jurist i treinuar, ka dallimin e pazakonshëm të të qënit një prift protestant Metodist në një vend të mbizotëruar ortodoks dhe mysliman. Ai hoqi dorë prej komunizmit dhe ortodoksisë ndërsa studionte teologji në Shtetet e Bashkuara, duke u kthyer në vendin e tij për t'u bashkuar me radhët e bashkësisë së vogël protestante në Maqedoni. Shumë analistë spekulojnë se e kaluara e Trajkovskit mund të jetë shumë e përshtatshme për t'u marrë me çështjen më shqetësuese në Maqedoni: ruajtjen e paqes ndërmjet pakicës më të madhe etnike shqiptare të republikës dhe shumicës sllave etnike.

Boris Trajkovski vdiq më 26 shkurt 2004 në një aksident avioni gjatë rrugës për në një konferencë ekonomike në Mostar, Bosnja dhe Hercegovina. Avioni u rrëzua në mjegull të dendur dhe shi të dendur në një shpat mali në Hercegovinën juglindore, pranë fshatrave Poplat dhe Vërsnik tetë milje (15 km) në jug-lindje të Mostarit. Ai është i vetmi president i Maqedonisë së Veriut që ka vdekur në detyrë.

Tetë persona të tjerë ishin gjithashtu në bord, por asnjë nuk i mbijetoi përplasjes, e cila e copëtoi avionin në tre pjesë. Ai ra në një zonë që ishte minuar shumë gjatë Luftës në Bosnjë të viteve 1992, gjë që pengoi ndjeshëm përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit; duke qenë e vështirë për t'u trajtuar dhe pasi pista nuk është e pajisur me sisteme precize uljeje, është veçanërisht sfiduese në mot të keq.

Pas vdekjes së tij, për nder të tij u bë një varrim shtetëror. Në gurin e varrit të tij në Strumicë është vargu Mateu 5:9 nga Bibla që thotë "Lum paqebërësit, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë".

Familja e tij vazhdon trashëgiminë e tij përmes Fondacionit "Boris Trajkovski".

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]