Burreli
Burrel | |
---|---|
Lartësia mbidetare | 316 m (1,037 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 10.862 |
Burreli është një qytet në verilindje të Shqipërisë dhe qendra administrative e Rrethit të Matit. Që nga viti 2015, është pjesë e Bashkisë Mat.[1] Qyteti i Burrelit ndodhet rreth 91 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Popullsia e tij, sipas censusit të vitit 2011 është 10862 banorë.[2]
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin XV, njihej me emrin Bujril dhe Burril. Mendohet se emri vjen nga fjala bërryl: një vend i vendosur në një kthesë në formën e bërrylit.[3]Gjithashtu qyteti i Burrelit dikur quhej Qyteti i Mollëve.[nevojitet citimi]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë që tregojnë për popullimin e qytetit të Burrelit, si dhe të trevave përreth, që nga viti 7000 p.e.s. Nga periudha e hekurit dhe deri në mesjetën e hershme, banohej nga Pirustët, një fis ilir i cili shtrihej gjithashtu edhe në zonën Mirditës, Dibrës dhe Kukësit.[nevojitet citimi] Gjithashtu, trevat e Burrelit janë banuar edhe nga kastriotët dhe ka qenë qendra e Principatës së Kastriotëve. Deri në vitin 1922, Burreli ishte fshat pa ndonjë rëndësi administrative, ndërsa në vitin 1922, ai u bë qendra administrative e rrethit të Matit dhe më pas, në vitin 1955, Burreli mori statusin e qytetit.[nevojitet citimi] Dokumentacioni arkivor dëshmon se, megjithëse pas vdekjes së Skënderbeut kështjella e Krujës ra në duart e pushtuesve osmanë, Principata e Matit, sikurse edhe Mirdita, nuk u dorëzuan kurrë, madhje edhe pas pushtimit të të gjithë Shqipërisë së asaj kohe.[nevojitet citimi] Shumë herë matjanët dhe mirditorët u përgjakën në luftrat e parreshtura me pushtuesit, por njëkohësisht po aq herë triumfuan mbi armikun.[nevojitet citimi] Pas pushtimit të Kosovës nga osmanllinjtë, fisi Zogolli u detyrua të largohej dhe të vendosej në Mat. Lufta kundër osmanllinjve i bashkoi Zogollët me Kastriotët dhe ata lidhën aleancë lufte kundër pushtuesve.[nevojitet citimi] Zogu i Madh pas vdekjes së Skënderbeut u tërhoq nëpër male, në qytetin Varosh të Matit, në Burija të Lurës dhe në qytetin e Bulqizës, duke i sulmuar vazhdimisht pushtuesit dhe duke i raskapitur me luftime të pandërprera, të cilat mundësuan që krahina e Matit të mbetej pothuajse autonome. Asokohe, me të drejtë osmanllinjtë e etiketuan Zogun e Madh si “Furia e Zotit”.[nevojitet citimi]
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi ekonomik i qytetit të Burrelit nuk mund të shihet i ndarë nga zona që e rrethon. Duke qene se Mati ka disa prej vendburimeve me te rëndësishme të mineralit te kromit ne vendin tone përveç industrisë nxjerrëse, roli është dhënë edhe industrisë përpunuese të këtij minerali. Uzina e Ferrokromit në Burrel ka qënë industria kryesore e këtij qyteti e dhe si burim kyesor punësimi për banorët e tij. Aktivitete të tjera ekonomike të këtij qyteti mbeten shërbimet, ku tregtia me pakicë punëson numrin më të madh te banorëve.[nevojitet citimi] Papunësia vazhdon të mbetet në nivele të larta.[nevojitet citimi] Burimet kryesore ekonomike vazhdojnë te vijnë nga dërgesat e qindra te rinjve që ndodhen emigrantë ne vendet e Bashkimit Evropian.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burreli është qendra administrative e rrethit te Matit i cili bën pjesë në qarkun e Dibres. Që nga viti 2015, qyteti i Burrelit është pjesë e Bashkisë Mat, e cila përfshin 8 njësi administrative. Kryetar i Bashkisë së Matit është Nezir Rizvani, i zgjedhur nga Partia Demokratike.[4] Në këshillin bashkiak, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka 9 mandate, ndërsa Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 12 mandate.[5]
Traditat dhe zakonet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura artistike gjallon në shekuj në krahinën e Matit. Kavalli, fyelli, pipza, boria, cigone, zumaraja, ciftelia, lahuta, kanë qenë veglat e para muzikore tradicionale. Në oda filluan të këndoheshin këngë trimërie, ngjarje historike, këngë me humor dhe erotica popullore.Instrumentistë viruozë, me meloditë e bukura që ezekutonin bënin rrthin dëgjues për vetë. Shumë këngëtarë matjanë me zërin e tyre kumbues e shumë melodioz depërtonin në shpirtin artdashës të matjanëve. Orkestrimet popullore me cifteli, lauri e daulle ishin orkestrimet kryesore në dasma e gëzime popullore. Në oda e në ambiente festive, muzika shoqërohej me valle të bukura si nga burrat, ashtu edhe nga gratë.Gjatë gjithë veprimtarisë së shtëpisë së kulturës në Mat u përgatitën mjaft ansamble ekoncerte folklorike dhe artistike, u përgatiten premiera estrade e takime teatrale.
Dega e teatrit dhe e estradës drejtohej nga regjizori i talentuar Bajram Ballabani, Shtëpia e Kulturës në Burrel u bë qendër e grumbullimit të folklorit popullor matjan. Nëpërmjet disa festivaleve apo takimeve folklorike, artistike, teatrore etj, jo vetëm evidentohej folklori, por zbuloheshin talente të këngës e të interpretimit të folklorit e të muzikës matjane. Mbi bazën e elementit të përzgjedhur dhe të materialit folklorik dhehumoristik ngriheshin ansamblet folklorike dhe të estradës të cilët konkuronin në aktivitete kombëtare. Mati zuri vend në shumë festivale e takime artisike si në Gjirokastër, Elbasan, vlorë, Berat, Kukës, Peshkopi, Lezhë etj.
Veshjet popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipëri, Mati konsiderohet krahinë e pasur me veshje popullore,[nevojitet citimi] sidomos atyre të grave ku ka një larmi ngjyrash ku dominojnë e kuqja e verdha dhe e bardha. Veshja e grave kryesisht është e përbërë nga këmishë e bardhë, jelek i kuq me temina ngjyre ari, të cilat krijojnë figura të ndryshme, kryesisht degë peme. Veshja popullore e burrave është një veshje tipike e kohës së hereshme me një qeleshe të bardhë, këmishë të bardhë si dhe jelek të kuq me temina.[nevojitet citimi]
Kryetarët e Bashkisë ndër vite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ali Zeneli (1992-1996)
- Jarosllav Alla (1996-2000)
- Ramiz Palluçi (2000-2003)
- Skënder Lleshi (2003-2011)
- Adelina Farrici (2011-2015)
- Nezir Rizvani (2015-2019)
- Agron Malaj (2019-vazhdon) [6]
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra përfaqësuese e Burrelit në futboll është KS Burreli, që luan në Kategorinë e Parë. Ekipi u krijua në vitin 1952 fillimisht me emrin "31 korriku". Stadiumi quhet "Liri Ballabani" dhe ka një kapacitet prej rreth 3000 vendesh.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndarja e re administrativo-territoriale" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 10 maj 2016.
- ^ "Rezultate e Censusit 2011 për Qarkun e Dibrës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 10 maj 2016.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturahistoria
- ^ "KQZ" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 tetor 2015. Marrë më 10 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "KQZ" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 janar 2016. Marrë më 10 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bashkia Mat - Kryetarët e Bashkisë në vite". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2016. Marrë më 10 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Transfermarkt
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Burrel. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |