Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Gertrud Bodenwieser

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gertrud Bodenwieser (3 shkurt 1890- 10 nëntor 1959) e njohur ndryshe si Gertrude ishte një vallëtare, koreografe, mësuese kërcimi dhe pionere e vallëzimit ekspresiv.

Bodenwieser Ballet duke performuar Blue Danube Waltz, me Moira Claux, Elaine Vallance, Nina Bascolo dhe Biruta Apens, 1953

E bija e Theodore dhe Maria Bondi, një çift i pasur hebraik, ajo iu dedikua vallëzimit nën pseudonimin Gertrud Bodenwieser. Shpejt ajo u kthye në sensacion në Vjenë. Stili i Bodenwieser bazohej në baletin klasik, të cilin e mësoi prej Carl Godlewski nga 1905 deri në 1910; ajo erdhi me një stil të ri kërcimi që u mirëprit nga audienca, kritizierët dhe studentët e rinj me shumë entuziasëm. Ajo u inspirua nga puna e Isadora Duncan dhe Ruth St. Denis. Një prej sukseseve të saj më të mëdhaja janë “Demon Machine” një performancë vallëzimi.[1]

Getrud Bodenwieser u emërua si profesoreshë e kërcimit në Universitetin e Muzikës dhe Performancave në Vjenë. Ajo madje drejtonte dhe studion e saj për një periudhë kohore. Nxënësit e saj ndiqnin ture nëpër Evropë nën emrin “Bodenwieser dance group”. Disa prej studentëve që ndoqën pasionin e tyre për kërcim ishin emra të mëdhenj kërcimtarësh si: Vilma Degischer, Trudl Dubsky, Shona Dunlop MacTavish, Gisa Geert, Greta Gross, Erika Hanka, Hilde Holger, Evelyn Ippen, Susi Jeans, Eileen Kramer, Gertrud Kraus, Ena Noël, Maria Palmer, Lisl Rinaldini, Emmy Towsey, Bettina Vernon dhe Cilli Wang.[2] Kërcimi i saj “Maskat e Luciferit” përcillnin intrigë, terror dhe urrejtje si personifikm i totalitarizmit politik dhe u bënë të famshme gjatë një periudhe shumë orguzezë.

Derisa Lufta e Dytë Botërore nisi, Gertrud Bodenwieser u largua drejt Kolumbisë në 1938 me disa studentë, ku ajo performoi në një prej celebrimeve në Bogotá. Ajo ishte e zonja të mbushte gjithë sallën me spektatorë entuziastë. Me anë të emigracionit Bodenwieser arriti të shkojë në Australi. Në Sidnej ajo dha mësime kërcimi dhe themeloi shoqatën “Bodnwieser Ballet”. Leksionet e saj për kërcimin kanë prodhuar disa prej koreografëve më të suksesshëm në Australi, duke përfshirë Anita Ardll, Keith Bain dhe Margaret Chapple. Bodenwieser u martua në 1920 me regjisorin dhe skenaristin vjenez Friedrich Rosenthal, i cili u vra në 1942 në kampin e Auschwitz nga regjimi nazist.

  1. ^ "Dance in Exile: Central European Expressionist Dance". www.impulstanz.com. 2000. Marrë më 2016-01-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vernon-Warren, B. and Warren, C. (Eds) (1999) Gertrud Bodenwieser and Vienna's Contribution to Ausdruckstanz. Routledge. ISBN 90-5755-035-0, pg. 22