Klitori
Klitorisi është një organ gjenital i femrës, i pranishëm tek gjitarët, strucët dhe një numër i kufizuar i kafshëve të tjera. Tek njerëzit, ai përbëhet nga një pjesë e dukshme, e ngjashme me një buton, e cila ndodhet në pikën frontale të bashkimit të labia minora (buzët e brendshme të vulvës), mbi hapjen e uretrës. Ndryshe nga penisi, ekuivalenti mashkullor i klitorisit, ky i fundit nuk përmban hapjen e uretrës dhe për këtë arsye nuk përdoret për urinim.[1]
Klitorisi është zona erogjene më e ndjeshme e femrës dhe dhe përgjithësisht burimi primar anatomik i kënaqësisë seksuale tek femrat.[2] Tek njerëzit dhe gjitarë të tjerë, ajo zhvillohet nga një rritje embrionale, që quhet tuberkle gjenitale. Në fillimet e embrionit, kjo masë është e padiferencuar, dhe ajo do zhvillohet në një penis ose një klitoris, në varësi të pranisë ose të mungesës së proteinave tdf, e cila kodifikohet nga një gjen i vetëm në kromozomin Y. Klitorisi është një strukturë komplekse, dhe madhësia e ndjeshmëria e saj mund të ndryshojnë. Koka e klitorisit është përllogaritur të ketë më shumë se 8000 mbaresa nervore shqisore.[3]
Debate të gjera sociologjike, seksologjike dhe mjekësore kanë trajtuar klitorisin, kryesisht në lidhje me saktësinë anatomike, faktorët që shpien në orgazëm, apo mbi ekzistencën dhe vendndodhjen e zonës G-spot.[4].[5]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Goodman 2009; Roughgarden 2004, pp. 37–40; Wingfield 2006, p. 2023
- ^ Rodgers 2003, pp. 92–93; O'Connell, Sanjeevan & Hutson 2005, pp. 1189–1195; Greenberg, Bruess & Conklin 2010, p. 95; Weiten, Dunn & Hammer 2011, p. 386: Carroll 2012, pp. 110–111, 252
- ^ Carroll 2012, pp. 110–111, 252; Di Marino 2014, p. 81
- ^ Rodgers 2003, pp. 92–93; O'Connell, Sanjeevan & Hutson 2005, pp. 1189–1195; Kilchevsky et al. 2012, pp. 719–726
- ^ Ogletree & Ginsburg 2000, pp. 917–926; Chalker 2002, p. 60; Momoh 2005, pp. 5–11