Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Naurua

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nauru)
Republik Naoero
Republic of Nauru
Emblema - Naurua
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: God's Will First / (Ang.:)
Vendndodhja - Naurua
Vendndodhja - Naurua

Naurua , zyrtarisht Republika e Naurusë, është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor Mikronezian. Fqinji më i afërt është Ishulli BanabaKiribati, 300 km në lindje. Nauru është vendi më i vogël ishullor në Botë, duke mbuluar vetëm 21 km², Republika e pavarur më e vogël, dhe vendi i vetëm republikan në Botë pa një kryeqytet zyrtar .[1] Është anëtari më së paku i populluar i Kombeve të Bashkuara.

Në fillim i populluar nga popujt Mikronezian and Polinezian, Nauru u aneksua dhe u emërua 'koloni' nga Gjermania në shekullin e 19-të, dhe u bë territor i administruar nga Australia, Zelanda e Re, dhe Britania e Madhe pas Luftës së parë Botërore. Ishulli u okupua Japonia gjatë Luftës së dytë Botërore. Naurua fitoi pavarësinë më 1968.

Naurua është Ishull nga guri fosfat, dhe që prej vitit 1907 aktivite kryesor ekonomik ka pasur eksportimin e fosfatit.[2] Qeveria e Naurusë u kthye tek masat e jashtëzakonshme për të përfituar të ardhura. Në vitet e 90-ta, Naurua u bë parajsë taksash. Qysh nga viti 2001, ka pranuar ndihmë nga Qeveria Australiane; si shkëmbim për këtë ndihmë, Naurua strehoi, deri në 2008, një qendër ndalimi që ndaloi dhe procesoi kërkuesit e azilit që donin të futeshin në Australi[3].


Naurua është republikë me sistem parlamentar të qeverisjes. Presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe kryeministëri. Një parlament i përbërë prej 18 anëtarësh zgjidhet çdo tre vit. Parlamenti zgjedh presidentin nga anëtarët e tij, i cili përzgjedh një kabinet prej pesë deri në gjashtë anëtarë. Naurua nuk ka strukturë formale për parti politike; kandidatët qëndrojnë si të pavarur. 15 nga 18 anëtarë të parlamentit janë të pavarur, të gjitha aleancat brenda qeverisë shpesh formohen në baza të lidhjeve familjare.[4] Tri parti politike që kanë qenë aktive në politikën e Naurusë janë Partia Demokratike, Nauru në Fillim dhe Partia Qendrore.

Parlamenti Naurian

Qysh nga 1992, qeveria lokale ka qenë përgjegjësi e Këshillit Ishullor Nauruan (KIN). KIN ka fuqi të limituara si këshilltar i qeverisë nacionale në qështje lokale. Roli i KIN është të koncentron përpjekjet në aktivitete lokale me rëndësi për Naurianët. Një anëtarë i Këshillit Ishullor të Naurusë nuk mundet që në të njëjtën kohë të jetë edhe anëtarë i parlamentit.[5] Të gjithë Nauruanët kanë të drejta të caktuara në të gjithë tokën e ishullit, e cila është pronë e individëve dhe grupeve familjare; qeveria dhe koorporatat nuk zotërojnë tokë dhe duhet të hyjnë në marrëveshjë me pronarët e tokave. Jo-Naurianët nuk mund të zotërojnë toka.[6]

Naurua ka një sistem kompleks legal juridik. Gjykata Supreme, e kryesuar nga Shefi i Drejtësisëe, is kryesore në qështje kushtetuese. Rastet e tjera mund të apelohen tek Gjyqi Apelor. Parlamenti nuk mund të rrëzoj vendimet e gjykatës[7]. Gjykata më të ulëta përfshijnë gjykatën e qarkut dhe gjykatën familjare, që të dyja kryesohen nga një gjykatës specialist, i cili gjithashtu kryeson Gjykatën Supreme.[8]

Naurua nuk ka forca të armatosura; sipas një marrveshjeje informale, mbrojtja është përgjegjësi e Australiasë. Ekziston edhe njëforcë policore e vogël në kontroll civil.[9]

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e Naurusë
Artikulli kryesor : Njësit administrative

Naurua ndahet në katrëmbëdhjetë njësi administrative. Këto njësi janë :

Pamje Satelitore e Ishullit

Naurua është një ishull i vogël, në formë ovale në pjesën perëndimore të Oqeanit paqësor, 42 km (26 mi.) në jug të Ekuatorit.Ishulli është i rrethuar nga shkëmbinjë koralorë nënujorë, i ekspozuar në baticë të ulët . Shkëmbinjët koralorë nga ana e detit janë të kufizuara me ujë të thellë, dhe nga brenda me plazh me rërë. Prezenca e këtyre shkëmbinjve e ka bërë të pamundur krijimin e një porti detar, ndonëse gjashtëmbëdhjetë kanale artificiale janë krijuar në këta shkëmbinjë për të lejuar hyrjen e barkave në ishull. Një rrip bregdetar pjellor 150–300m i gjërë shtrihet në nga plazha në drejtim të tokës. Shkëmbinjë koralorë rrethojnë plateun qendror, i cili njihet në ishull si "Topside" . Pika më e lartë e plateut është 65m mbi nivelin e detit. Zonat e vetme pjellore janë rripat e ngushtë bregdetar, ku lulëzojnë palmat e kokosit. Toka e cila rrethon Buada Lagoonnën përkrah bananet dhe ananasët; perimet gjithashtu kultivohen. Popullsia e ishullit është e përqendruar në këtë rrip bregdetar.

Naurua është një nga tre ishujt fosfateOqeanin Paqësorë (dy të tjerat janë Banaba (Ishull Oqeanik) në Kiribati dhe Makatea në Polinezinë franceze); sidoqoftë, rezervat e fosfatit pothuajse janë mbaruar. Minimi i fosfaiti në plateun qendror ka lënë një tokë jo-pjellore me maja guri gëlqeror të dhëmbëzuara deri në 15m lartësi. Një shekull minimi ka zhveshur dhe shkretuar katër të pestat(4/5) e sipërfaqes. Minimi gjithashtu ka pasur impakt nëZonën Ekskluzive Ekonomike që e rrethon [10]

Në Nauru ka ujë të freskët natural të kufizuar. Rezervuarët mbledhin ujin e shiut. Klima e naurusë është e ngrohtë dhe tepër e lagësht gjatë tërë vitit, për shkak të Ekuatorit dhe Oqeanit . Ishulli është i influencuar nga shirat monsunike mes nëntorit dhe shkurtit. Shiu vjetor është shumë i ndryshueshëm, me disa thatësira të shënuara.[11] Temperaturat mbërrijnë nga 26 dhe 35 °C (79 dhe 95 °F) gjatë ditës dhe mes 25 dhe 28 °C (77 dhe 82 °F) gjatë natës. Si një vand Ishullor Nauru është i prekshëm nga Ndryshimet Klimatike dhe niveli i ndryshueshëm i detit, por se në çfarë shkalle është vështirë për ta parashikuar;të paktën 80% e sipërfaqes së naurusë është mjaft e ngritur, por kjo zonë do të jetë e pabanuar derisa të implementohen porgramet për rehabilitimin e minimit.[12]


Ishulli kishte një popullatë prej 9256 në fund të vitit 2006, dhe 96% flisnin Nauruanisht në shtëpi. Pupollsia ishte më e madhe por në 2006 diku rreth 1500 persona u larguan nga ishulli gjatë një riatdhesimi të punëtorëve imigrantë nga Kiribati dhe Tuvalu. Riatdhesimi ishte i motivuar nga një numë i madh i reduktimeve në industrinë e fosfatit. Gjuha zyrtare është Nauranisht, një gjuhë e dalluar pacifike ishullore. Anglishtja flitet gjerësisht dhe është gjuha e qeverisë dhe tregtisë.

Feja kryesore është Krishterizmi (dy të tretat Protestant, një e treta Katolik). Gjithashtu është edhe një numër Bahá'í (10 përqind e popullsisë) si dhe Budizmi (3%). Kushtetuta garanton liri besimi; sidoqoftë, qeveria e ndalon këtë liri në disa rrethana.

Rritja e standartit të jetesës pas pavarsimit pati efekte negative në popullatë. Nauruanët janë ndër popujt më të dhjamuar në botë, me 90% të të rriturve në mbipeshë.[13] Naurua ka nivelin më të lartë në botë me llojin 2 të diabetit, me mbi 40% të pupullatës të prekur.[14] Probleme tjera domethënëse të lidhura me dietën në Naurua përfshijnë, ndër të tjera, edhe sëmundje në Zemër. Mesatarja e jetesës është 58.0 vjet për meshkuj dhe 65.0 vjet për femra.[15]

Literatura në vend është 97%, edukimi është i obligueshëm për fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, si dhe mësohen edhe dy vite të pa-obligueshme (Vitet 11 dhe 12).[16] Një kamp i Universitetit të Paqësorit Jugor gjendet në ishull

Burime të dhënash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ CIA World Fact Book Arkivuar 17 shtator 2008 tek Wayback Machine URL accessed 2006-05-02.
  2. ^ Republic of Nauru Permanent Mission to the United Nations Arkivuar 18 gusht 2006 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-10
  3. ^ BBC News: Australia ends 'Pacific Solution'
  4. ^ Australian Department of Foreign Affairs and Trade. Republic of Nauru Country Brief - November 2005 Arkivuar 6 tetor 2014 tek Wayback Machine URL accessed on 2006-05-02.
  5. ^ Ogden, M.R. Republic of Nauru URL Accessed 2006-05-02.
  6. ^ Nauru Department of Economic Development and Environment. 2003 First National Report To the United Nations Convention to Combat Desertification (UNCCD) Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-03
  7. ^ Nauru (High Court Appeals) Act (Australia) 1976. Australian Legal Information Institute URL Accessed 2006-08-07
  8. ^ State Department Bureau of East Asian and Pacific Affairs September 2005 URL Accessed 2006-05-11
  9. ^ CIA World Fact Book Arkivuar 17 shtator 2008 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-02
  10. ^ Republic of Nauru. 1999. Climate Change Response Under the United Nations Framework Convention on Climate Change URL accessed 2006-05-03.
  11. ^ Nauru Department of Economic Development and Environment. 2003. First National Report To the United Nations Convention to Combat Desertification (UNCCD) Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-03
  12. ^ Republic of Nauru. 1999. Climate Change Response Under the United Nations Framework Convention on Climate Change URL Accessed 2006-05-03
  13. ^ Obesity in the Pacific: too big to ignore Arkivuar 27 shtator 2011 tek Wayback Machine. 2002. Secretariat of the Pacific Community ISBN 982-203-925-5
  14. ^ King, H. and Rewers M. 1993. Diabetes in adults is now a Third World problem. World Health Organization Ad Hoc Diabetes Reporting Group. Ethnicity & Disease 3:S67–74.
  15. ^ WHO The world health report 2005. Nauru URL Accessed 2006-05-02
  16. ^ Waqa, B. 1999. UNESCO Education for all Assessment Country report 1999 Country: Nauru Arkivuar 25 maj 2006 tek Wayback Machine URL Accessed 2006-05-02.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Naurua – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Naurua – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale