Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Orangutanët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Orangutani
Orangutani i sumatrës
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Gjinia:
Pongo

Emri binomial
Pongo borneo
Lacépède, 1799 (Simia satyrus Linnaeus, 1760)
Llojet

Pongo pygmaeus
Pongo abelii
Pongo tapanuliensis
Pongo hooijeri

Përhapja e tre llojeve të orangutanëve
Sinonimet
  • Faunus Oken, 1816
  • Lophotus Fischer, 1813
  • Macrobates Billberg, 1828
  • Satyrus Lesson, 1840

Orangutanët (poashtu të quajtur orang-utan, orangutang, ose orang-utang) janë të vetmet lloje të majmunëveAzi. Jetojnë në Indonezi dhe Malajzi, orangutanët tani më tani jetojnë vetëm në pyjet e pashkelura të Borneos dhe Sumatrës. I klasifikuar në gjininë Pongo, orangutanët konsiderohen të jenë lloje të vetme. Megjithatë, që nga viti 1996, ato ndahen në dy lloje: orangutani i Borneos (P.pygmaeus) dhe orangutani i Sumatrës (p.abelli). Veç kësaj, ai Bornean është i ndarë në tri lloje. Duke u bazuar në sekuencën e gjenomit, dy llojet ekzistuese të orangutanit dukshëm shmangen rreth 400.000 vite më parë. Orangutanët janë po ashtu i vetmi lloj në jetë i familjes Ponginae, i cili përfshin edhe disa lloje të tjera, si edhe tri llojet ekzistuese të gjinisë Gigantopithecus, duke përfshirë primatin më të madh që njihet deri më tani Gigantopithecus blacki. Paraardhësit e nënfamiljes Ponginae janë ndarë nga linja kryesore e majmunëve në Afrikë 16 deri në 19 milion vite më parë (mya) dhe janë përhapur në Azi.

Orangutanët janë lloji më pemëdashës i majmunëve të madhërishëm dhe kohën më të madhe e kalojnë nëpër pemë. Flokët e tyre janë zakonisht të kuqerremtë-kafe, në dallim nga flokët e zakonshëm të kaft dhe të zi të shimpanzeve dhe gorillave. Meshkujt dhe femrat ndryshojnë në madhësi dhe dukje. Meshkujt e rritur sundues kanë faqe dalluese dhe krijojnë thirrje të gjata që i tërheq femrat dhe i frikëson rivalët. Meshkujt më të rinj nuk i kanë këto karakteristika dhe i përngjajnë femrave të rritura. Orangutanët janë më të vetmuarit e majmunëve të madhërishëm, me ndihmën primare me bono speciale në mes nënave dhe pasardhësve të varur, të cilë qëndrojën së bashku dy vitet e para. Frutat janë komponenti më i rëndësishëm i dietës së një orangutangu; sidoçoftë, majmunët ushqehen edhe me bimësi, lëvore, mjaltë,fruta, insekte madje edhe me vezët e shpendëve. Ata mund të jetojnë më shumë se 30 vite së bashku në natyrë dhe robëri.

Orangutanët janë ndër primatët më inteligjent; ata përdorin një mori të veglave të sofistikuara dhe ndërtojnë fole për gjumë çdo natë me degë dhe gjethe. Majmunët janë studiuar gjerësisht për aftësin e të mësuarit. Ata mund të kenë kultura dalluese nga popullsia. Fusha e studimit të majmunëve është udhëhequr nga primatologu ''Briute Galdikas''. Të dy llojet e orangutangut janë konsideruar si të rrezikuara, me orangutangun e Sumatrës i cili është kritikisht i rrezikuar. Aktivitetet e njerëzve kanë shkaktuar rënie të rënda në popullsinë dhe territoret e të dy llojeve. Kërcënimet në popullsinë e orangutangut të egër pëfshinë edhe gjuetinë pa leje, shkatërrimin e habitateve, dhe trafikimin e paligjshëm të këlyshëve. Disa debate dhe organizata të riaftësimit janë dedikuar për mbijetesën e orangutanëve në natyrë.