Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Afrika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Afrika
[[Skeda:
|200px|center|]]
Sipërfaqja 30,370,000 km2 (2-të) km²
Popullsia ()
 • dendësia
1,275,920,972 (2-të) banorë
banorë/km²
Shtete 54+2*+5** (*diskutueshme) (**territore)
Denonimi Afrikan/e
Familiet gjuhësor Anglisht
Frëngjisht
Gjuha spanjolle
Portugalisht
Suahilisht
Arabisht
1250–3000 gjuhë vendase
Qytetet më të mëdha Zonat e mëdha urbane:
Zonat kohore UTC-1 te UTC-4

Afrika është kontinenti i dytë më i madh dhe i dytë më i populluar në botë, pas Azisë në të dyja rastet. Në rreth 30.3 milion km2 duke përfshirë ishujt ngjitur, ai mbulon 6% të sipërfaqes totale të Tokës dhe 20% të sipërfaqes së saj tokësore.[1] Me 1.3 miliardë njerëz që nga viti 2018, ajo përbën rreth 17% të popullsisë njerëzore në botë. Popullsia e Afrikës është më e reja ndër të gjitha kontinentet. Pavarësisht nga një gamë e gjerë burimesh natyrore, Afrika është kontinenti më pak i pasur për frymë dhe i dyti më pak i pasur për nga pasuria, pas Oqeanisë. Studiuesit ia atribuojnë këtë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë gjeografinë, klimën, tribalizmin, kolonializmin, Luftën e Ftohtë, neokolonializmin, mungesën e demokracisë dhe korrupsionin. Pavarësisht këtij përqendrimi të ulët të pasurisë, zgjerimi ekonomik i kohëve të fundit dhe popullsia e madhe dhe e re e bëjnë Afrikën një treg të rëndësishëm ekonomik në kontekstin më të gjerë global.

Kontinenti është i rrethuar nga Deti Mesdhe në veri, Istëmi i Suezit dhe Deti i Kuq në verilindje, Oqeani Indian në juglindje dhe Oqeani Atlantik në perëndim. Kontinenti përfshin Madagaskarin dhe arkipelagë të ndryshëm. Ai përmban 54 shtete sovranenjohura plotësisht, tetë territore dhe dy shtete de facto të pavarura me njohje të kufizuar ose pa njohje. Algjeria është vendi më i madh i Afrikës për nga zona, dhe Nigeria është më e madhja për nga popullsia. Kombet afrikane bashkëpunojnë përmes krijimit të Bashkimit Afrikan, me seli në Addis Ababa.

Afrika përshkon ekuatorin dhe meridianin kryesor. Është i vetmi kontinent që shtrihet nga zonat e buta veriore në ato jugore.[2] Shumica e kontinentit dhe vendeve të tij janë në hemisferën veriore, me një pjesë dhe numër të konsiderueshëm vendesh në hemisferën jugore. Pjesa më e madhe e kontinentit shtrihet në tropikët, me përjashtim të një pjese të madhe të Saharasë Perëndimore, Algjerisë, Libisë dhe Egjiptit, majën veriore të Mauritanisë, të gjitha territoret e Marokut, Seuta, Melila dhe Tunizia, të cilat nga ana tjetër ndodhen mbi Tropikun e Gaforres, në zonën e butë veriore. Në skajin tjetër të kontinentit, Namibia jugore, Botsvana jugore, pjesë të mëdha të Afrikës së Jugut, të gjitha territoret e Lesotos dhe Esuatinit dhe majat jugore të Mozambikut dhe Madagaskarit ndodhen nën tropikun e Bricjapit, në zonën e butë jugore.

Qytetërimet e hershme njerëzore, si Egjipti i lashtë dhe Kartagjena u shfaqën në Afrikën e Veriut. Pas një historie të mëvonshme të gjatë dhe komplekse të qytetërimeve, migrimit dhe tregtisë, Afrika pret një larmi të madhe etnish, kulturash dhe gjuhësh. 400 vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të një ndikimi evropian në rritje në kontinent. Duke filluar nga shekulli i 16-të, kjo u nxit nga tregtia, duke përfshirë tregtinë transatlantike të skllevërve, e cila krijoi popullsi të mëdha të mërgatës afrikane në Amerikë. Nga fundi i shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të, kombet evropiane kolonizuan pothuajse të gjithë Afrikën, me përjashtim të Etiopisë dhe Liberisë, megjithëse Etiopia më vonë do të pushtohej nga Italia nga viti 1936 deri në 1941. Shumica e shteteve aktuale në Afrikë dolën nga një proces të dekolonizimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Nën sundimin romak, Kartagjena u bë kryeqyteti i provincës që më pas e quajti Africa Proconsularis, pas disfatës së Kartagjenasve në Luftën e Tretë Punike në vitin 146 pes, e cila përfshinte gjithashtu pjesën bregdetare të Libisë moderne.[3] Prapashtesa latine -ica ndonjëherë mund të përdoret për të treguar një tokë (p.sh., në Celtica nga Celtae, siç përdoret nga Jul Çezari). Rajoni i mëvonshëm mysliman i Ifriqiya, pas pushtimit të Perandorisë Bizantine (Romake Lindore)Exarchatus Africae, ruajti gjithashtu një formë të emrit.

Sipas romakëve, Afrika shtrihet në perëndim të Egjiptit, ndërsa "Azia" përdorej për t'iu referuar Anadollit dhe tokave në lindje. Një vijë e caktuar u tërhoq midis dy kontinenteve nga gjeografi Ptolemeu (85–165 e.r.), duke treguar Aleksandrinë përgjatë meridianit kryesor dhe duke e bërë istëmin e Suezit dhe Detin e Kuq kufirin midis Azisë dhe Afrikës. Ndërsa evropianët arritën të kuptonin shtrirjen reale të kontinentit, ideja e "Afrikës" u zgjerua me njohuritë e tyre.

Harta e relievit

Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes. Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene.

Në fizionominë primare, Afrika paraqitet si një rrafshnaltë e degëzuar, ku shndërrohen pllajat dhe ultësirat (pellgjet dhe luginat). Siç është theksuar, malet e larta dhe pllajat përfshijnë sipërfaqe të mëdha në të gjitha anët e kontinentit. Malet më të larta janë ato në lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me lartësi 5899 m. Poashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi, Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas, të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet). Dukja dhe fizionomia morfologjike (sidomos Atllasi Tel-Rif) është e ngjashme me ato të vargmaleve të Evropës Jugore, të krijuara në epokën terciare dhe kvarternere.

Zona e lartë përbëhet prej 2 rrafshnaltave kryesore : Rrafshnalta e Afrikës Lindore dhe Rrafshnalta Jugafrikane. Rrafshnalta e Afrikës Lindore ka një sipërfaqe prej 4 milionë km² dhe përbëhet prej tri tërësive tjera: Rrafshnalta Etiopiko-somaleze, Somaleze dhe Liqenore. Rrafshnalta Jugafrikane ka 4,5 milionë km². Në të gjithashtu bën pjesë shkretëtira Kallahari. Zona e ulët përbëhet nga këto tërësi: Lugina e Nilit, Shkretëtira e Saharasë dhe Pellgu I Kongos.

Malet Atlas janë malet e vetme të reja në Afrikë. Përafërsisht përfshijnë një sipërfaqe prej 800 000 km².

Shtrihen në veriperëndim të Afrikës (Magreb). Janë të gjata afër 2000 km.

Përbëhen nga disa tërësi morfologjike: Atlasi i lartë (maja Tubkal 4165 m), Atllasi gëlqerorë (Xhebel Ores në Kabili), Anti Atllasi kristalor, por me majën vullkanike Sirua (3300 m), Atlasi Tel-Rif, në veri përgjatë bregdetit mesdhetar, Atlasi i mesëm (i lartë 3000 m), në jug të Rifit, paraqet ujëndarësin në mes oqeanit Atlantik dhe detit Mesdhe.

Pjesa perëndimore e Atlasit, e paraqitur si rrafshnaltë, quhet Mezeta marokene. Në këtë pjesë kalon gradualisht në Sahara. Kjo është zonë e shotëve (Hodna) ose të sebkave, liqeneve të njelmëta nga janë ose të përhershme ose të përkohshme, varësisht nga kushtet natyrore të mjedisit gjeografik ku janë krijuar.

Shkretëtira

Shkretëtira e Saharasë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Saharaja është shkretëtira e dytë për nga madhësia pas Antarktikut në botë, me 9 000 000 km² e cila gjendet në veri të Afrikës. Sipërfaqja e Saharasë është përafërsisht sa 50 shtetet e SHBA-ve. Emri i Saharasë rrjedh nga fjala arabe (arab. صحراء), që do të thotë shkretëtirë.

Saharaja, ashtu siç është sot ekziston që prej 3.500 vjet. Mendohet se në Sahara shumë kohë më parë kanë pasur lumenj dhe mendohet se janë ende nën rërën e kësaj shkretëtire. Mendohet se rezervat e saj nëntokësore janë rreth 15 miliardë km³ ujë. Kohët e fundit shtetet më të zhvilluara si Libia kanë filluar ta përdorin këtë ujë. Aty ka pak oaze në krahasim me sipërfaqen. Oaza më e madhe në Afrikë është lugina e lumit Nil.


Në mes të saj shtrihen malet Ahagar dhe Tibesti.

Sudani (Zona e Sahelit)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtrihet mes Saharasë në veri dhe savaneve në jug dhe Oqeanit Atlantik në perëndim dhe Detit të Kuq në lindje. Ka rreth 3 milion km². Ka lartësi mbidetare 200–400 m. Reshjet mesatare vjetore në jug janë rreth 600 mm kurse në veri zvogëlohen dhe janë rreth 200 mm.

Popullsia zezake aty ndahet në dy grupe: sudanitë dhe bantuidë. Kjo popullsi gjendet e shpërndarë në shtetet e Senegalit, Mauritanis, Malit, Burkina Fasos, Nigerit, Nigerisë, Çadit, Sudanit, Somalisë, Etiopsë, Algjerisë dhe Eritresë.

Baseni i Kongos ndodhet rreth lumit Kongo (Zaire), në Afrikën ekuatoriale. Ka një sipërfaqe prej 3,7 milionë km². Këtu rriten pyjet tropikale, me bimësi të rrallë dhe të vrullshme.

Baseni përfundon në Gjirin e Guinesë, ku derdhet lumi Kongo (Zaire). Ka klimë tropikale dhe ekuatoriale me dy sezone: Sezoni me reshje dhe Sezoni i thatë me temperatura të larta.

Përshkak të shtrirjes së saj në të dy anët e ekuatorit, rreth 80 % e territorit të Afrikës ka klimë të nxehtë. Në formimin e klimës ndikojnë gjithashtu tiparet e relievit, rrymat oqeanike, shtrirja e gjerë tokësore e Afrikës në veri të ekuatorit, erërat e ndryshme etj. Ngritja e pjesëve anësore të kontinentit e kufizon ndikimin e detit në klimën e pjesëve të mbrendshme.

Afrika ka 4 lloje të klimës: ekuatoriale, sub-ekuatoriale, tropikale dhe sub-tropikale.

Klima ekuatoriale shtrihet përreth ekuatorit, deri në 5º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Ka reshje të shumta: 2000 – 2500 mm në vit. Temperatura është e njëjtë gjatë tërë vitit: rreth 25 °C. Pra, ka verë të përhershme.

Klima sub-ekuatoriale shtrihet mbi klimën ekuatoriale. Shtrihet deri në 20º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Reshjet gjatë vitit sillen rreth 2000 mm në vit. Ka dy stinë: stinën e freskët me lagështi (vera) dhe stinën e thatë e me diell (dimri). Temperaturat e ditës janë shumë më të ngrohta sesa ato të natës.

Klima tropikale ndikon në viset më lart se klima sub-ekuatoriale. Aty ndikojnë monsunet (erëra që shkaktohen nga ngrohja e ndryshme e masave tokësore dhe ujore). Kemi monsunin veror me lagështi dhe atë dimëror me thatësi. Monsuni veror ka shumë reshje prandaj ka shumë mundësi që gjatë asaj periudhe lumenjtë të vërshojnë dhe shkaktojnë shumë dëme. Temperaturat janë të larta.

Klima sub-tropikale mbizotëron në viset më veriore dhe më jugore të kontinentit. Kjo ndryshe quhet klima mesdhetare sepse mbizotëron në vendet që ndodhen në brigjet e Mesdheut. Temperatura mesatare vjetore është 18 °C. Këtu mbizotërojnë katër stinë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Temperatura maksimale është shënuar në Al-Azizi (Libi) 58 °C.

Temperatura minimale është shënuar në Ifranë (Maroku)– 24 °C.

Maksimumi i të reshurave janë arritur në Kepiun Debunsha (Kamerun) 10 290 mm.

Minimumi i të reshurave janë shënuar në Uadin Halfa (në Sudan) 2,5 mm.[4]

Afrika ka një rrjet të pasur me lumenj dhe liqene. Shpërndarja e lumenjve dhe e liqeneve nuk paraqitet e njëjtë. Pjesa më e madhe e lumenjve të Afrikës, si: Kogo, Nigeri, Oranzhi dhe Senegali, derdhen në Oqeanin Atlantik, lumi Zambezi dhe Limpopo derdhen në Oqeanin Indian dhe lumi NilDetin Mesdhe. Kjo ndodhë sepse sipërfaqja e Afrikës më tepër është e pjerrët (anon) nga ana e Oqeanit Atlantik.

Gjithashtu Afrika është e pasur me shumë liqene ku mund të përmendim liqenet: Viktoria, Tanganika, Njasa, i Albertit etj. Liqeni më i madh me sipërfaqe është Viktoria me 68.800 km². Liqeni më i thellë është Tanganika me 1470 m.

Kontinenti afrikan ka bimësi të zhvilluar. Zonat bimore janë: zona e bimësisë mesdhetare, shkretinore, savanet, stepat dhe pyjet e lagështa ekuatoriale.

Në Afrikë ka shumë liqene shkretinore (shote) të përhapura kryesisht në pjesën veriperëndimore të kontinentit. Në pjesën jugore të Saharasë shtrihet LIQENI i CADIT, sipërfaqja e të cilit ndryshon nga 11 000 - 22 000 km².

Kontinenti i Afrikës shquhet me një faune të pasur ka gjarpërinj helmues nder me të medhenjetit në botë ka, luanë, tigra, deve, makusha. Kontinenti i Afrikës është i pasur edhe me majmun, gjirafa etj.

Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së Afrikës deri vonë ka qenë e panjohur, dhe e njëanshme sepse kolonialistët nuk u morën me studimin e këtyre problemeve. Afrika ka një popullatë prej 1.111 miliardë (2013). Aty popullsia ndahet në dy grupe: negroide dhe jo-negroide.

Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.

Popullsia jo-negroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe semitë.

Territoret dhe rajonet afrikane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendet e shënuara në këtë tabelë janë në bazë të skemës të marrë nga OKB-ja për rajonet.

RajonetAfrikë:
Harta politike
]
Emrat e shteteve[5] dhe
territoret, me Flamuj
Sipërfaqja
(km²)
Popullsia
(1 korrik 2002 llog.)
Denduria
(për km²)
Kryeqyteti
Afrika lindore:
Stampa:Country data British Indian Ocean TerritoryTerritori Britanik në Oqeanin Indian 60 ~3.500 58,3 None
Burundi Burundi 27.830 6.373.002 229,0 Bujumbura
Stampa:Country data Comoros Komoros 2.170 614.382 283,1 Moroni
Stampa:Country data Djibouti Xhibuti 23.000 472.810 20,6 Xhibuti
Eritrea Eritrea 121.320 4.465.651 36,8 Asmara
Etiopia Etiopia 1.127.127 67.673.031 60,0 Addis Ababa
Kenya Kenia 582.650 31.138.735 53,4 Nairobi
Madagaskari Madagaskar 587.040 16.473.477 28,1 Antananarivo
Malawi Malevia 118.480 10.701.824 90,3 Lilongwe
Mauritius Mauritius 2.040 1.200.206 588,3 Port Louis
majote (Francë) 374 170.879 456,9 Mamoudzou
Mozambique Mozambiku 801.590 19.607.519 24,5 Maputo
Reunioni (Franca) 2.512 743.981 296,2 Saint-Denis
Rwanda Ruanda 26.338 7.398.074 280,9 Kigali
Stampa:Country data Seychelles Sejshelli 455 80.098 176,0 Viktoria
Somalia Somalia 637.657 7.753.310 12,2 Mogadishu
Tanzania Tanzania 945.087 37.187.939 39,3 Dodoma
Uganda Uganda 236.040 24.699.073 104,6 Kampala
Zambia Zambia 752.614 9.959.037 13,2 Lusaka
Zimbabwe Zimbabveja 390.580 11.376.676 29,1 Harare
Afrika qendrore:
Angola Angola 1.246.700 10.593.171 8,5 Luanda
Kameruni Kameruni 475.440 16.184.748 34,0 Yaoundé
Republika e Afrikës Qendrore Republika e Afrikës Qendrore 622.984 3.642.739 5,8 Bangui
Stampa:Country data Chad Çadi 1.284.000 8.997.237 7,0 N'Djamena
Republika e Kongos Kongo 342.000 2.958.448 8,7 Brazzaville
Republika Demokratike e Kongos RD e Kongos 2.345.410 55.225.478 23,5 Kinshasa
Equatorial Guinea Guineja Ekuatoriale 28.051 498.144 17,8 Malabo
Gabon Gaboni 267.667 1.233.353 4,6 Libreville
Sao Tome dhe Principe 1.001 170.372 170,2 Sao Tome
Afrika veriore:
Algjeria Algjeria 2.381.740 32.277.942 13,6 Algier
Egjipti Egjipti[6] 1.001.450 70.712.345 70,6 Kairo
Libia Libia 1.759.540 5.368.585 3,1 Tripoli
Morocco Maroku 446.550 31.167.783 69,8 Rabati
Stampa:Country data Sudan Sudani 2.505.810 37.090.298 14,8 Khartoum
Eritrea Eritrea 121.320 4.465.651 36,8 Asmara
Etiopia Etiopia 1.127.127 67.673.031 60,0 Addis Ababa
Tunizia Tunizia 163.610 9.815.644 60,0 Tunis
Stampa:Country data Western Sahara Saharaja Oksidentale (Maroku)[7] 266.000 256.177 1,0 El Aaiún
Territore të shteteve Evropiane në Afrikë:
Ishujt Kanare (Spanja)[8] 7.492 1.694.477 226,2 Las Palmas de Gran Canaria,
Santa Cruz de Tenerife
Stampa:Country data Ceuta Ceuta (Spanja)[9] 20 71.505 3.575,2
Ishujt Madeira (Portugalia)[10] 797 245.000 307,4 Funchal
Stampa:Country data Melilla Melilla (Spanja)[9] 12 66.411 5.534,2
Afrika jugore:
Botswana Botsvana 600.370 1.591.232 2,7 Gaborone
Stampa:Country data Lesotho Lesoto 30.355 2.207.954 72,7 Maseru
Namibia Namibia 825.418 1.820.916 2,2 Uindhuk
South Africa Afrika e Jugut 1.219.912 43.647.658 35,8 Bloemfontein, Cape Town, Pretoria[11]
Stampa:Country data Swaziland Suazilandia 17.363 1.123.605 64,7 Mbabane
Afrika perëndimore:
Benin Benini 112.620 6.787.625 60,3 Porto-Novo
Burkina Faso Burkina Faso 274.200 12.603.185 46,0 Ouagadougou
Cape Verde Kepi i Gjelbër 4.033 408.760 101,4 Praia
Bregu i Fildishtë Bregu i Fildishtë 322.460 16.804.784 52,1 Abidjan, Yamoussoukro[12]
The Gambia Gambia 11.300 1.455.842 128,8 Banjul
Ghana Gana 239.460 20.244.154 84,5 Accra
Guinea Guinea 245.857 7.775.065 31,6 Conakry
Guinea-Bissau Guinea Bisau 36.120 1.345.479 37,3 Bissau
Liberia Liberia 111.370 3.288.198 29,5 Monrovia
Mali Mali 1.240.000 11.340.480 9,1 Bamako
Mauritania Mauritania 1.030.700 2.828.858 2,7 Nouakchott
Nigeri Nigeri 1.267.000 10.639.744 8,4 Niamey
Nigeria Nigeria 923.768 129.934.911 140,7 Abuja
Stampa:Country data Saint Helena Shën Helena, Askension dhe Tristan da Cunha
(Mbretëria e Bashkuar)
410 7.317 17,8 Jamestown
Senegal Senegali 196.190 10.589.571 54,0 Dakar
Sierra Leone Sierra Leone 71.740 5.614.743 78,3 Freetown
Togo Togo 56.785 5.285.501 93,1 Lomé
Gjithsej 30.305.053 842.326.984 27,8
  1. ^ Sayre, April Pulley (1999), Africa, Twenty-First Century Books. ISBN 0-7613-1367-2.
  2. ^ "Africa. General info" (në anglisht). Visual Geography. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2011. Marrë më 24 nëntor 2007.
  3. ^ "Africa African Africanus Africus" (në anglisht). Consultos.com. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 14 nëntor 2006.
  4. ^ Skolski Atlas, Znanje,Banska Bistrica, Slovacka 2004
  5. ^ shtetet UN categorisations/map.
  6. ^ Egjipti merret si vend që shtrihet në dy kontinente, në Afrikën veriore dhe Azinë perëndimore.
  7. ^ Saharaja Oksidentale kontrollohet nga Maroku.
  8. ^ Ishujt Kanare Spanjolle, gjegjësisht ishulli Las Palmas de Gran CanariaSanta Cruz de Tenerife që janë kryeqytete koperative konsiderohen pjesë të Afrikës veriore për shkak të afërsisë me Marokun. Të dhënat janë nga viti 2001.
  9. ^ a b Enklavë Spanjolle e rrethuar nga kufiri tokësor i Marokut, të dhënat janë të vitit 2001
  10. ^ Ishujt Madeira janë Portugueze por konsiderohen si pjesë e Afriksës veriore, gjegjësisht Marokut. Të dhënat e janë nga viti 2001.
  11. ^ Bloemfontein është kryeqytet juridik i Afrikës së Jugut, ndërsa Cape Town selia legjistative, dhe Pretoria seli administrative.
  12. ^ Yamoussoukro kryeqyet zyrtar i Bregut Fildishtë, ndërsa Abidjan është de facto qendra e pushtetit.