Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Portal:Turizëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
redakto 
Portali: Turizëm
Portal
Portal
Mirëseerdhet në portalin Turizëm të enciklopedisë së lirë Wikipedia!
Ky portal shërben për tu njohur me turizmin. Për disa tema ekzistojnë dhe portale të tjera të veçanta,
të cilat mund ti gjeni duke ndjekur lidhjet e jashtme. Pyetjet apo sugjerimet tuaja drejtojini tek faqja e diskutimeve.
Turizëm

 Gjeografia       Historia       Ekonomia & Filozofia       Arti & Kultura       Feja       Shkenca & Teknologjia       Sporti

Portali tematik · Indeksi alfabetik · Artikuj sipas kategorive · Artikuj të mirë · Artikuj të përkryer

redakto 
Teori dhe koncepte themelore
Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi; sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht. Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi dhe tjetër.'...
redakto 
Fotografia e muajit
Ndërtesa ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit
redakto 
Shoqata dhe organizatorë turistikë
redakto 
Shërbime turistike (qendra kurative)
Banja e Kllokotit është një qendër e njohur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Kjo qendër mjekësore e rehabilituese është në funkcion të plotë të shërbimit që nga viti 1981, kur ishte e njohur si qendra më moderne në ish-Jugosllavi. Përkah cilësive qualitative, banjoja është në një nivel me ato më të njohura në Evropë si psh, Karllovivari në Qeki, Vishnji në France dhe Zheleznovodsaja në Rusi. Në këtë qendër, trajtohen dhe shërohen një sëri sëmundjesh ...'

redakto 
Turizmi ajror (avionë, helikopterë)
redakto 
Turizmi hekurudhor (trena)
redakto 
Turizmi detar (anije, motoskafë)
redakto 
Turizmi rrugor dhe parqe çlodhëse (autovetura, autobuzë)
redakto 
Artikulli i ditës
Shtigjet skitare në Kosovë

Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim. Natën këtu u organizuan edhe garat e para të Kosovës që janë me rendësi të madhe për këtë sport.

Qendrat më të njohura të Alpeve Shqiptare janë : Bogët, Hajla, Rusolia, Shtedimi, Bjeshkët e Strellcit, Koprivniku, Bjeshkët e Lumbardhit, Rrasa e Zogut, Gjeravica, Maja e Rupes, Neqinati, etj., që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2656 metra.

Qendra Skitare në Bogë Këtu lindi skitaria e Kosovës, tani në këtë Qendër është i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.

'...

redakto 
Qendra turistike (Bota)
Mekka' (مَكَّة المكرمة) është qyteti më i njohur dhe më i rëndësishëm Islam. Këtu lindi Muhammedi a.s dhe këtu gjindet faltorja e parë në historinë e njerëzimit dhe e përkushtuar All-llahut dhe quhet Ka'ba (në gjuhën tonë shqiptohet Qabja - trajta e pashquar: Qabe). Themelet e kësaj faltorje i vëndoi Profeti Ademi dhe mëtej, të dërguarit e Zotit Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili....
redakto 
Qendra turistike (Evropa)
Stambolli' (greq. Κωνσταντινούπολις / Konstantinupolis - "Qyteti i Konstantinit) u themelua nga grekët në vitin 660 p.e.s. me emrin Vizantion (Βυζάντιον - shqip Bizanti) dhe e mbajti këtë emër deri në vitin 1930, vit në të cilin Qemal Ataturk kreu reforma kombëtare turke duke e quajtur İstanbul (shqip Stambolli). Në lashtësinë e vonë dhe në mesjetë Konstantinopoli pati rëndësi shumë të madhe. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i pasur i Evropës. Në mesjetë ai quhej edhe "Mbretëresha e qyteteve". ...
redakto 
Qendra turistike (Amerika)
Ujëvarat e Niagarës një masiv të ujëvarave të cilat gjinden ne lumin e Niagarës, në pjesën lindore të Amerikës Veriore, në kufirin në mes SHBA-ve dhe Kanadasë. Ujëvarat e Niagarës përbëhen nga tri ujëvara të ndara, edhe pse nuk janë mjaft të larta, ato janë mjaft të gjëra. Me më tepër se 168.000 m kub ujë në minutë, këto ujëvara janë një ndër më të dalluarat dhe më të njohurat në botë.
redakto 
Qendra turistike (Azia)
Taxh Mahall' njihet si një nga mrekullitë e botës dhe disa historianë perëndimorë kanë vënë në dukje që arkitektura e tij e bukur asnjëherë nuk është kaluar. Taxhi është monumenti më i bukur i ndërtuar prej Mogulëve, muslimanët e Indisë. Taxh Mahali është ndërtuar tërësisht prej mermeri të bardhë. Arkitektura e tij e bukur i kalon kufijtë e përshkrimit adekuat, veçanërisht gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit. Taxhi duket sikur digjet nën dritën e hënës së plotë. Në një mëngjes me mjegull, vizitorët provojnë Taxhin sikur qëndron pezull nëse vrojtohet nëpërmjet lumit ...
redakto 
Qendra turistike (Shqipëria)
Kruja për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të. Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën te fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".

Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit. ...'

redakto 
Qendra turistike (Kosova)
Brezovica' është qendër kosovare e turizmit dimëror dhe veror në Malet e Sharrit. Shtigjet e skijimit gjenden 12 km larg fshatit me të njëjtin emër në komunën e Shtërpcës. Me mundësit që Brezovica ofron për dashamirët e skijimit, ajo është qendra turistike më e vizituar gjatë dimrit në Kosovë....
redakto 
Qendra turistike (Trojet shqiptare)
Ulqini' është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të ...
redakto 
Kushte udhëtimesh, asiguracione, ambasada dhe shërbime mjeksore jashtë vendit
redakto 
Klima dhe stinët e vitit
Klima (nga grq : pjerrtësi, klima) eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar .

Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend ....'

redakto 
Histori dhe udhëtarë të njohur
Evlia Çelebiu udhëpërshkruesi nga Perandoria Osmane. Evlia Çelebiu nga historianët duket se merret si udhëpërshruesi më vëllimorë për sa i përket shënimeve mbi trojet e shqiptarëve gjatë sundimit të Perandoris Osmane. Udhëpërshkrimet e tij rreth b.f. Mitrovicës duket të i ketë bërë rreth viteve '30 të shekullit XVII

Fresko kujtesën e serverit