Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Universiteti i Zagrebit

Coordinates: 45°48′38.42″N 15°58′12.35″E / 45.8106722°N 15.9700972°E / 45.8106722; 15.9700972
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiti i Zagrebit
Sveučilište u Zagrebu
Latin: Universitas Studiorum Zagrabiensis
LlojiPublic
Themelimi23 September 1669
Ndihma328.5 million HRK
RektoriDamir Boras
Stafi akademik
7,915 [1]
Studentë72,480 (2015)[1]
Pasdiplomike7243 (2007)
842 (2007)
Location,
Kampusicity wide, central
Faqja zyrtareunizg.hr

Universiteti i Zagrebit (kroatisht: Sveučilište u Zagrebu , shqiptohet [sʋeǔtʃiliːʃte u zǎːgrebu]; Latin: Universitas Studiorum Zagrabiensis) është universiteti më i madh dhe më i vjetër kroat e gjithashtu edhe universiteti më i vjetër operativ në zonën që mbulonë Evropën Qendrore, në jug të Vjenës dhe në të gjithë Evropën Juglindore.[2]

Sot ky universitet përbëhet nga 29 fakultete, 3 akademi të arteve dhe 1 qendër universitare me më shumë se 70.000 studentë. Në vitin 2015, Universiteti i Zagrebit u rangua në vendin 551 prej 1000 universiteteve në botë, hulumtim ky i bërë nga Qendra për Renditjen Botërore të Universiteteve.[3]

Në këtë institucion të arsimit të lartë, studiuan (në studime themelore, të magjistratursë apo doktoraturës) edhe dhjetëra studentë nga Kosova dhe trojet përreth. Shih më poshtë pjesën me nëntitull "Studentë të shquar".

Historia e Universitetit të Zagrebit filloi në 23 shtator 1669, kur Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake Leopoldi I, nxorri një dekret për lejimin e formimit të Akademisë Jezuite të Qytetit të Lirë Mbretëror të Zagrebit. Dekreti u pranua në Këshillin e Mbretërisë Kroate më 3 nëntor 1671. Për rreth një shekull Akademia ishte drejtuar nga Jezuitët deri sa, kësaj dukurie i dha fund Papa Klementi XIV në vitin 1773. Në vitin 1776 Perandoresha Maria Tereza, lëshoi një dekret për themelimin e Akademisë Mbretërore të Shkencave, e cila e zëvendësoi Akademinë e mëparshme Jezuite. Peshkopi Josip Juraj Shtrosmayer i propozoi Parlamentit Kroat në vitin 1861 themelimin e një Universiteti. Perandori Franc Jozef e nënshkroi dekretin mbi themelimin e Universitetit të Zagrebit, në vitin 1869. Akti i Themelimit është miratuar nga Parlamenti në vitin 1874 e që u ratifikua nga Perandori më 5 janar 1874. Më 19 tetor 1874, u hap edhe zyrtarisht Universiteti Mbretërore i Franc Jozefit I.

Momente historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Matija Mesiq, rektori i parë
Pallati i Rektoratit dhe Fakultetit të Drejtësisë
Promovimi Doktoraturave të reja 2015
Salla e Madhe e Rektoratit të Universitetit

Në vitin 1874 Universiteti kishte katër fakultete:

  • Drejtësia (Pravno-državoslovni fakultet)
  • Teologjia (Bogoslovni fakultet)
  • Filozofia (Mudroslovni fakultet)
  • Mjekësia (Liječnički fakultet)

Në vitin 1926, universiteti ishte i përbërë nga shtatë fakultete:

  • Teologjia (Bogoslovni fakultet)
  • Juridiku (Pravnički fakultet)
  • Mjekësia (Liječnički fakultet)
  • Filozofia (Mudroslovni fakultet)
    • Kat. e Filozofisë (Filozofski odjel)
    • Kat. e Farmacisë (Farmaceutski odjel)
  • Bujqësia dhe Pylltaria (Gospodarsko-šumarski fakultet)
  • Mjekësia veterinare (Veterinarski fakultet)
  • Teknologjia (Tehnički fakultet)
    • Kat. e Ndërtimit (Građevni odsjek)
    • Kat. e Inxhinierisë (Strojarski odsjek)
    • Kat. e Inxhinierisë kimike (Kemijsko-inženjerski odsjek)

Gjatë Shtetit të Pavarur të Kroacisë (1941-1945), universiteti ishte i njohur si Universiteti Kroat (Hrvatsko sveučilište).

Departamente individuale të Fakultetit Filozofik u bënë fakultete të veçanta në periudhën 1942 - 1946, kur u themelua Fakulteti i Shkencave dhe kjo zgjati deri në vitin 1963.

Në vitin 1956, Fakulteti i Teknologjisë u nda në katër fakultete:

  • Arkitektura - Ndërtimi - Gjeodezia (Arhitektonsko-građevinsko-geodetski fakultet)
  • Fakulteti i Inxhinierisë elektrike (Elektrotehnički fakultet)
  • Fakulteti i Inxhinierisë mekanike dhe Anijendërtimtaria ose Shipbuilding (Strojarsko-brodograđevni fakultet)
  • Fakulteti Teknologjik (Tehnološki fakultet)

Shkencat natyrore

  • Fakulteti i Shkencave

Inxhinieria

  • Fakulteti i Arkitekturës
  • Fakulteti i Inxhinieri Kimike dhe Teknologjisë
  • Fakulteti i ndërtimtarisë
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  • Fakulteti i Geodezisë
  • Fakulteti i Gjeoteknikës (në Varazhdin)
  • Fakulteti i Arteve Grafike
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës Detare
  • Fakulteti i Metalurgjisë (në Sisak)
  • Fakultetin e Xehetarisë, Gjeologjisë dhe të Inxhinieri e Naftës
  • Fakulteti i Teknologjisë së Tekstilit
  • Fakulteti i Transportit dhe Shkencave të Trafikut

Shkencat biomjekësore

  • Fakulteti i Farmacisë dhe Biokimisë
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
  • Shkolla e Mjekësisë Dentare
  • Shkolla e Mjekësisë

Bioteknologjia

  • Fakulteti i Bujqësisë
  • Fakulteti i Teknologjisë së Ushqimit dhe Bioteknologjisë
  • Fakulteti i Pylltarisë

Shkencat sociale

  • Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit
  • Fakulteti i Kineziologjisë
  • Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Zagrebit
  • Fakulteti i Organizimit dhe të Informatikës (në Varazhdin)
  • Fakulteti i Shkencave Politike
  • Fakulteti i Edukimit Special dhe Rehabilitimit
  • Fakulteti i Edukimit

Humaniste

  • Fakulteti i Teologjisë Katolike
  • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Sociale
  • Qendra Universitare për Studimet Kroate

Artet

  • Akademia e Artit Dramatik
  • Akademia e Arteve të Bukura
  • Akademia e Muzikës

Studentë të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2016. Marrë më 26 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Thomas, Liz; Wright, Malcolm (2011).
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 26 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koordinatat: 45°48'38.42"N 15°58'12.35"E / 45.8106722°N 15.9700972°D / 45.8106722; 15.970097245°48′38.42″N 15°58′12.35″E / 45.8106722°N 15.9700972°E / 45.8106722; 15.9700972