Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Vojo Kushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vojo Kushi

Vojo Kushi (serbisht: Војо Кушић Vojo Kušić; Shkodër, 1918 - Tiranë, 7 tetor 1942) anëtar i grupit komunistZef Malës, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte komandant i njësive guerile në mbarë Shqipërinë.

Lindi në Shkodër, i biri i Stefan Kushiqit dhe i Pavës.[1]

Më 7 tetor 1942 u ndoq derisa u rrethua te Kodra e Kuqe në Tiranë. Në rrethim u vra Xhorxhi Martini, i cilin dyshohej për rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit, u vra Sadik Stavileci pastaj u vra në sulm mbi autoblind Vojo Kushi. Trupi i tij u varros tek varrezat ortodokse të Tiranës.[2]

Mbi jetën dhe veprimtarinë e Vojos është realizuar edhe një film nga kinostudioja Shqipëria e re me titullin Vojo Kushi. Gjithashtu në vendin e vrasjes së tij në një nga rrugicat kryesore të aktivitetit guerrilas është vënë monumenti i tij mbi tankun italian me nje granatë në dorë, i derdhur në bronz. Disa institucione arsimore në mbarë vendin mbajnë emrin e tij, një prej tyre është dhe Universiteti i edukimit fizik, Instituti i fiskulturës në Tiranë.

  • - Hero i Popullit
  • - Urdhri i Heroit Kombëtar, 1945 (Jugosllavi).
  1. ^ Kaloçi, Dashnor (6 maj 2007). "Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën". Shqip (121): 18–19.
  2. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 202–203. ISBN 9789928440358.