Yndyra
Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Njerëzit duhet të bëjnë kujdes kur konsumojnë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i trashë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna të pastra. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjam që nuk mund të shihet me sy te lire (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djathë që mund të përmbaj nga 10 % deri në 80 % yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.
Ushqimi i përpunuar industrialisht nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjam.
Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup. Yndyrnat janë të rëndësishme për ndërtimin e membranave qelizore. Yndyrnat me te zakonshme janë trigliceritet.Acidet yndyrorë përbërës të triglicerideve janë dyllojësh të ngopur dhe të pangopur.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |