Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Zona tropike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zona tropike

Zona tropikeshtrihet në veri dhe në jug të zonës ekuatoriale deri në zonën subtropike. Në zonën tropike dallohen viset me reshje prej 10-3 muaj, me temperatura të larta. Varësisht prej periudhës së lagësht ndryshon edhe vegjetacioni prej pyjeve tropike deri në savane, stepe dhe shkretëstira. Pyjet tropike dhe savanet kanë dendësi më të madhe bimësh dhe më shumë lloje, ndërsa për shkak të lagështisë së vogël në shkretëtira zvogëlohet shumë si numri i bimëve ashtu edhe numri i llojeve. Në savana jetojnë barngrënësit: elefanti, gjirafa, zebra, antilopa, lopa e egër etj., ndërsa prej egërsirave: luani, leopardi, tigri, hienat etj. Në shkretëtira, jeta është zhvilluar kryesisht në oaza, ku ka burime uji, ndërsa në pjesët e tjera, aty ku mund të hapen bunare. Në oaza dhe në lugina lumore rriten palmat, hurmat, drithërat dhe bimët e tjera, ndërsa prej kafshëve ka më shumë dele, deve e dhi.