Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Udhëzues Karriere

2020

Udhëzuesi i karrierës që mban në duar, është produkt i programit të këshillimit “Build your Career” të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Universitetit “Logos”. Nëpërmjet programit të këshillimit që nisi nga viti akademik 2019-20, u zhvillua një material prototip që iu nda studentëve dhe, nëpërmjet takimeve personale dhe njoftimeve publike, i ndihmon ata të kuptojnë karakteristikat e tregut të punës, kërkesat dhe sfidat që do të hasin pas diplomimit, ndërsa i thellon në kultivimin dhe zhvillimin e aftësive të tyre. Në këtë udhëzues do të gjesh informacione për mundësitë që do të kesh pas diplomimit, për mënyrën se si mund të kërkosh punë, për teknikat në lidhje me arritjen e qëllimit akademik ose profesional që ke caktuar, por edhe për procesin e formësimit të profilit tënd personal. Shkrimi i CV-së, përgatitja e një letre shoqëruese, kërkimi i një masteri ose pune, intervista, përdorimi i mjeteve të rrjetit social, vetënjohja përbëjnë pikat kryesore të këtij udhëzuesi. Informacionet që të ofrohen, kanë qartë karakter këshillues dhe mund të përdorësh udhëzuesin për ndihmë, por edhe me mbështetjen e një eksperti.

Georgios Gaitanos Udhëzues Karriere e-book Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos 2020 Udhëzues Karriere Përkthim & redaktim gjuhësor: MSc. Rozeta Baba, MSc. Marina Baba & MSc. John Baba Gaitanos, Georgios Udhëzues karriere : e-book : konsultim mbi karrierën për të rinj / Georgios Gaitanos ; përkth. e red. Rozeta Baba, Marina Baba, John Baba. – Tiranë : Kolegji Universitar “Logos”, 2020 … f. ; … cm. 1.Sociologjia 2.Të rinj 316.477 (035) 3.Udhëzues Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Shën Vlash, 2020 e-mail: teolorthalb@yahoo.com Kjo vepër është objekt i të drejtave të autorit dhe mbrohet nga dispozitat e legjislacionit shqiptar dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të autorit. Ndalohet rreptësisht dhe pa lejen me shkrim të botuesit, çfarëdo mënyre ose forme (elektronike, mekanike ose tjetër) e kopjimit, shumëfishimit, dhe në përgjithësi, e riprodhimit, lëshimit ose huazimit, përkthimit, përshtatjes, ritransmetimit në publik ose çdo forme tjetër e qarkullimit, shfrytëzimit të pjesshëm ose total të kësaj vepre. Botimi i Parë, 2020 © Georgios Gaitanos & Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos ISBN: 978-9928-4594-5-9 Tabela e përmbajtjes Disa fjalë për Udhëzuesin e Karrierës Rreth programit “Ndërtoni karrierën tuaj” 7 8 Pas studimeve çfarë? 11 Vetënjohja dhe vendimmarrja 1. Ëndrrat dhe qëllimet 2. Eksplorimi i përvojave personale të suksesit 3. Eksplorimi i Interesave dhe i Aftësive 4. Eksplorimi i Aftësive dhe i Kompetencave 5. Eksplorimi i vlerave profesionale 6. Personaliteti & Sjellja 7. Kushtet e punës 8. Vetëpunësimi 9. Profili im profesional 11 12 13 15 17 24 29 33 37 37 Praktika dhe Vullnetarizmi 39 Zgjedhja e Masterit 45 1. Udhëzime për plotësimin e një aplikimi për studime pasuniversitare 2. Eseja vetëpërshkruese e aplikimit për studime pasuniversitare 3. Dekalogu për përpilimin e esesë vetëpërshkruese 45 49 54 Bursat 57 Planifikoni të ardhmen tuaj profesionale 59 Teknikat e kërkimit të punës 1. Organizimi efektiv i kërkimit të punës 2. Metodat e kërkimit të punës 3. Teknikat tradicionale 59 59 62 79 4. Kërkimi i punës jashtë vendit 84 Curriculum vitae (CV) 92 1. Shkrimi i një CV-je 2. Shkrimi i një letre shoqëruese 92 113 Intervista e përzgjedhjes 118 1. Qëllimet e intervistës 2. Fazat dhe përmbajtja e intervistës 3. Përgatitja për intervistë 4. Gjatë intervistës 5. Pas intervistës 119 119 121 122 125 Disa fjalë për Udhëzuesin e Karrierës U dhëzuesi i karrierës që mban në duar, është produkt i programit të këshillimit “Build your Career” të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Universitetit “Logos”. Nëpërmjet programit të këshillimit që nisi nga viti akademik 2019-20, u zhvillua një material prototip që iu nda studentëve dhe, nëpërmjet takimeve personale dhe njoftimeve publike, i ndihmon ata të kuptojnë karakteristikat e tregut të punës, kërkesat dhe sfidat që do të hasin pas diplomimit, ndërsa i thellon në kultivimin dhe zhvillimin e aftësive të tyre. Në këtë udhëzues do të gjesh informacione për mundësitë që do të kesh pas diplomimit, për mënyrën se si mund të kërkosh punë, për teknikat në lidhje me arritjen e qëllimit akademik ose profesional që ke caktuar, por edhe për procesin e formësimit të profilit tënd personal. Shkrimi i CV-së, përgatitja e një letre shoqëruese, kërkimi i një masteri ose pune, intervista, përdorimi i mjeteve të rrjetit social, vetënjohja përbëjnë pikat kryesore të këtij udhëzuesi. Informacionet që të ofrohen, kanë qartë karakter këshillues dhe mund të përdorësh udhëzuesin për ndihmë, por edhe me mbështetjen e një eksperti. Georgios Gaitanos Përgjegjës i Programit “Ndërto Karrierën Tënde” Maj 2020 7 Të dhëna për programin “Ndërto Karrierën Tënde” P rogrami i mentorimit “Ndërto karrierën tënde” i Departamentit tonë ka filluar zyrtarisht të ketë si qëllim të ndihmojë studentët, që të realizojnë mundësitë e tyre akademike dhe profesionale gjatë studimeve, por edhe pas diplomimit të tyre. Për këtë program akademik është vendosur si qëllim që të krijojë një lidhje dhe komunikim të vazhdueshëm me studentët, në mënyrë që t’i përgatisë dhe t’i ndihmojë që të realizojnë talentet dhe tendencat e tyre, me qëllim që të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet e duhura për të ardhmen e tyre, akademike apo profesionale. Në të njëjtën kohë, ky program ka një sasi të madhe të materialit informues për studimet pasuniversitare në institucione të ndryshme akademike në Shqipëri dhe jashtë vendit, duke menaxhuar ndërkohë një bazë të dhënash, të veçantë për bursat. Përgjegjësitë kryesore të programit janë si më poshtë: • Shkrimi i Curriculum vitae (CV) • Shkrimi i një deklarate personale • Gjetja e programit të përshtatshëm akademik • Përshtatja dhe përgatitja e studentëve për tregun e punës • Kërkimi i bursave • Koordinimi i pedagogëve të Departamentit për të pasuruar kurrikulën e studentëve të tyre nëpërmjet aktiviteteve të veçanta • Këshillimi për aktivitetet jouniversitare • Organizimi i takimeve me këshillues udhëzues • Sesionet personale Në fillim të këtij viti akademik kemi mbledhur të gjitha të dhënat për studentët tanë në lidhje me arritjet e tyre dhe me 8 Të dhëna për programin “Ndërto Karrierën Tënde” progresin arsimor. Këto të dhëna janë arkivuar në një bazë të dhënash, e cila do të na ndihmojë të monitorojmë përparimin e studentëve tanë dhe, natyrisht, të jenë një udhëzim për studentët tanë, që të zbulojnë aftësitë e tyre të forta dhe të hartojnë planet e tyre të ardhshme. Hapi tjetër i këtij programi mentorimi është të vendosim studentët tanë në pozicion që të vlerësojnë veten e tyre dhe të zbulojnë se cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për këtë arsye, ata do të marrin pjesë në një ushtrim të vetënjohjes, ku do t’u përgjigjen disa pyetjeve themelore duke u përpjekur të kuptojnë vlerat e tyre profesionale, aftësitë e tyre, kushtet e punës së mjedisit të punës së tyre të ardhshme dhe karakteristikat e personalitetit të tyre. Të gjitha ato të dhëna dhe rezultate mbahen në një bazë të dhënash konfidenciale dhe të sigurt dhe nuk ndahen me askënd. Hapi i tretë i këtij procesi janë intervistat personale me studentët që do të kenë mundësinë të diskutojnë për rezultatet e atyre ushtrimeve dhe t’i kombinojnë ato me preferencat e tyre në nivelin akademik dhe profesional. Studentët do të fillojnë të bëjnë një plan për hapat e tyre të ardhshëm dhe do të zbulojnë pikat që duhet të përqendrohen në personalitetin e tyre, por edhe në rrugën e tyre akademike. Ky është një proces që do të përsëritet çdo vit për të kontrolluar përparimin e çdo studenti dhe për të rivlerësuar planin e tyre strategjik. Tre hapat që sapo kemi paraqitur, do të forcohen nga seminare specifike, që do të japin udhëzime të përgjithshme për studentët në lidhje me disa tema që janë të lidhura ngushtë me rrugën e tyre të ardhshme, pas diplomimit. Studentët do të marrin pjesë, duke filluar nga kjo javë, në katër seminare rreth shkrimit të CV-së, Deklaratës Personale, Kërkimit të punës, Përgatitjes së intervistës dhe 9 Udhëzues Karriere markës personale. Këto tema janë shumë të rëndësishme në vendin modern të tregut të punës dhe ne do të përpiqemi të sigurojmë që studentët tanë të jenë të përgatitur të ndërmarrin hapat e duhur në çdo rrugë që do të zgjedhin për jetën e tyre. 10 Curriculum Vitae (CV) 1. Shkrimi i CV-së C urriculum vitae është një nga mjetet më të rëndësishme në procesin e kërkimit të punës. Në thelb, është një prezantim i shkurtër, por i plotë i njohurive, përvojave dhe aftësive tuaja. Nuk ekziston një zgjidhje e gatshme dhe e vyer që i përshtatet përshkrimit të CV-së suaj. Qëllimi i CV-së është të tërhiqni vëmendjen e punëdhënësit, të krijoni një imazh pozitiv për veten tuaj dhe ta ndihmojë atë në procesin e zgjedhjes së stafit. Një CV duhet të jetë e shkurtër (nuk duhet të kalojë 2 faqe), e lexueshme dhe e qartë. Përdorni letër A4 me cilësi të mirë (dimensionet 21cm x 29,7cm) mundësisht e bardhë ose me një ngjyrë shumë të lehtë. Kujdesuni shumë për drejtshkrimin dhe përpilimin e tekstit. Përdorni fjali koncize dhe të drejtpërdrejta për të përshkruar përvojën tuaj arsimore dhe profesionale. Jini të qëndrueshëm në lidhje me mënyrën e paraqitjes së informacionit. Pamja e CV-së suaj duhet të jetë e njëjtë. Sigurohuni që emri dhe mbiemri juaj të jenë me shkronja të theksuara, të nënvizuar ose t’i keni shkruar me shkronja të mëdha. Përshtateni përmbajtjen e CV-së suaj me kërkesat e kompanisë dhe të vendit të punës që ju intereson. Ajo që duhet të shmangni, është të mos e pasuroni CV-në tuaj me zbukurime, pasi shumica e punëdhënësve duan CVtë tradicionale. Mos përdorni shprehje të papërshtatshme dhe të panevojshme (p.sh. “detyrat e mia të përfshijnë”). Mos kopjoni thjesht CV-në e dikujt tjetër dhe, natyrisht, 92 Curriculum vitae (CV) nuk duhet të përfshini informacione false. Jini të sinqertë me referencat për veten tuaj. Mos dërgoni fotokopje të korrigjuara dhe gjithmonë printoni një CV të re. Nuk nevojitet të firmosni CV-në tuaj dhe të mos vendosni fotografi personale, përveçse nëse kërkohet nga njoftimi. Mos përdorni përemra vetorë (p.sh. “Unë punova në kompaninë etj.”) dhe shmangni shenjat e shumta të pikësimit dhe nyjat (p.sh. i, e, të, së), nëse është e mundur. Mos përdorni shkurtesa ose iniciale, përveçse nëse janë standarde. 1.1. Njësitë tematike të CV-së Njësitë e nevojshme tematike të një CV-je janë informacioni juaj personal, arsimi dhe përvoja juaj profesionale. Të gjitha temat e tjera (p.sh. qëllimi, gjuhët e huaja, titujt/ çmimet, botimet etj.) shkruhen në mënyrë fakultative në një CV dhe varen drejtpërdrejt nga njohuritë dhe aftësitë tuaja. Nuk është e nevojshme të keni informacione për të gjitha temat. Por mos hezitoni të përmendni (nëse nuk ka gjë tjetër më të mirë) disa përvoja profesionale që nuk i konsideroni aq të rëndësishme (p.sh. punësimi sezonal ose me kohë të pjesshme që nuk ka lidhje me fushën tuaj të studimit). Përveç kësaj, ju mund të krijoni njësi të tjera tematike, të cilat do t’i përshtaten më mirë kualifikimeve tuaja që posedoni dhe gjithë personalitetit tuaj. Rendi i prezantimit të seksioneve varet gjithashtu nga kriteret e përzgjedhjes dhe të kualifikimeve që janë të rëndësishme për pozicionin që po aplikoni. Elemente personale Përmendni emrin dhe mbiemrin tuaj të plotë, adresën, telefonin, email-in dhe shtetësinë (nëse aplikoni jashtë vendit). Detajet fakultative janë: data e lindjes, gjendja civile dhe vendi i lindjes. 93 Udhëzues Karriere Qëllimi i karrierës ose qëllimi profesional Kjo referencë është fakultative, shumë e shkurtër (1-2 rreshta) dhe në përputhje me arsimimin, kualifikimet tuaja dhe vendin e punës që po aplikoni. Ju sugjerojmë të përqendroheni në diçka specifike për të informuar punëdhënësin për pozicionin ose fushën e punës që ju intereson dhe të deklaroni mënyrën se si mund të kontribuoni në kompani. Nëse me CV-në tuaj ju pretendoni të futeni në ndonjë program studimor pasuniversitar, do të përmendni titullin e masterit. Në këtë mënyrë siguroheni që ata dinë për cilin program pasuniversitar keni aplikuar, me qëllim që, edhe nëse ka konfuzion me dokumentet mbështetëse, ata do të dinë në cilën fushë duhet të promovojnë kandidaturën tuaj. Për më tepër, tregoni që e keni shkruar CV-në tuaj posaçërisht për programin specifik dhe keni një qëllim të qartë. Arsimi ose Studimet Filloni me shkallën më të fundit dhe/ose më të rëndësishme të studimeve. Përmendni Arsimin e Lartë (p.sh. lloji i diplomës, Departamenti i Studimeve (specializimi), Fakulteti dhe Institucioni), arsim tjetër të mundshëm të lartë dhe studime të shkollës së mesme. Mos e përmend shkollën fillore. Gjithashtu, përmendi vitet e pranimit dhe të diplomimit në çdo institucion ose Organizatë. Nota e diplomës ose e gjimnazit përmendet nëse është e rëndësishme. Nëse keni marrë pjesë në programet e shkëmbimit të studentëve (p.sh. Erasmus) do ta përmendni atë në këtë seksion. Nëse me CV-në tuaj synoni të vazhdoni studimet tuaja dhe jashtë vendit, gjithashtu mund të përmendni mësimet që keni ndjekur me sukses në programin ERASMUS. Në këtë rast, nëse dëshironi, ju gjithashtu mund t’i referoheni diplomës ose tezave të tjera universitare. Ju ose do t’i përmendni këto në këtë seksion, ose do të krijoni një seksion 94 Curriculum vitae (CV) tjetër, në të cilin do të renditni temat që keni kryer dhe që kanë lidhje me punën që ju intereson. Lidhjet me veprimtaritë akademike Ky seksion shtohet kur shkruajmë CV për studime. Mund të përfshijë informacione mbi punime akademike që keni paraqitur për temat që lidhen me objektin e njohur të studimeve pasuniversitare, me lëndët përkatëse që keni ndjekur dhe që dëshironi t’i theksoni (veçanërisht në rast se nuk paraqisni një notë të detajuar ose aplikoni për të marrë pjesë në program pasuniversitar të një Departamenti ose Universiteti, ndryshe nga ai që jeni diplomuar) ose/dhe informacione për pjesëmarrjen tuaj në programet kërkimore, shkollat verore etj. Eksperiencë profesionale Ky është seksioni më i vështirë dhe më i ndërlikuar i CVsë suaj. Para organizimit të këtij seksioni, duhet të shkruani informacionin e mëposhtëm: tituj e vendit të punës, kompaninë, ndërmarrjen ose organizatën e punëdhënësit, kohën tuaj të punës dhe punën që bëtë. Filloni përsëri nga puna juaj më e fundit dhe / ose vendi më i rëndësishëm i punës suaj. Nëse keni qëndruar në një vend pune për një kohë të gjatë, përmendni vetëm vitet (p.sh. 2007 - 2009), por, nëse keni një përvojë të shkurtër, përmendni edhe muajt (p.sh. 2/2011 - 5/2011). Duhet patjetër të përshkruani duke përdorur emrin e foljeve të veprimit, detyrat dhe përgjegjësitë që përfshin çdo punë, në mënyrë që të theksohen aftësitë që keni. Kur kompania për të cilën keni punuar është më e rëndësishme se puna juaj, përmendeni këtë së pari. Ju gjithashtu mund të përfshini punë vullnetare dhe praktika në këtë seksion. Nëse e paraqisni CV-në tuaj për studime pasuniversitare, mos hezitoni të përmendni përvojën e mëparshme profe95 Udhëzues Karriere sionale që ka lidhje ose jo me të, pasi në shumë programe pasuniversitare përvoja e mëparshme profesionale është një kriter i domosdoshëm për zgjedhjen tuaj, ndërsa në të gjitha programet pasuniversitare çdo përvojë pune që lidhet me lëndën, vlerësohet pozitivisht. Seminare ose Kualifikim i vazhdueshëm Në këtë seksion, ju mund të përmendni çfarëdolloj ndjekjeje në seminare, laboratorë dhe konferenca. Përmendni me detaje: data, titulli i seminarit, organi i realizimit dhe vendi i ngjarjes. Gjithashtu, nëse ka ndonjë trajnim ose kualifikim të veçantë në të cilin morët pjesë për një periudhë të gjatë kohe dhe arritët të merrni një diplomë, përmendeni në këtë seksion. Gjuhë të huaja Përmendni gjuhët e huaja që dini dhe në çfarë niveli dhe dëshminë përkatëse që keni, duke filluar me gjuhën e huaj që dini më mirë. Për shembull: Anglisht: nivel i mirë, dëshmi: First Certifikate in English (Lower), University of Cambridge. Njohuri të tjera Në këtë seksion përmendni njohuri të specializuara që nuk ishin të përfshira në seksionet e mëparshme, siç janë njohuritë kompjuterike si dhe programet që dini. Nëse keni vetëm njohuri në kompjuter, mund të emërtoni seksionin “Njohuri kompjuterike” në vend të “Njohuri të tjera”. Çmime - Bursa Tregoni bursat ose çmimet e tjera që keni marrë, institucionin dhe logon e çmimit. Botime - Njoftime Këto janë dy seksione të ndara, të cilat plotësojini nëse keni botuar punime/tema në një revistë shkencore ose në ndonjë tjetër, ose nëse keni paraqitur një punim shkencor 96 Curriculum vitae (CV) ose punim tjetër në ndonjë konferencë ose seminar. Mënyra e regjistrimit të informacionit është: emri dhe mbiemri i autorit ose i autorëve, titulli i punimit, titulli i revistës, numri i faqeve (kur bëhet fjalë për botim); ose titulli i punimit, emri i autorit ose i autorëve, konferenca, organi i realizimit, vendi dhe data (kur bëhet fjalë për njoftim në një konferencë). Anëtar i Lidhjeve ose i Shoqatave Profesionale Në këtë seksion përmendni pjesëmarrjen tuaj në lidhje ose shoqatë profesionale dhe çdo lloj licence profesioni që posedoni. Aftësitë Në këtë seksion mund të paraqisni aftësitë që keni zhvilluar dhe tiparet e personalitetit për të cilat mendoni se janë të rëndësishme për zgjedhjen tuaj. Interesat personalë Në këtë seksion, i cili është fakultativ, paraqitni nivelin e udhëheqjes, të shoqërueshmërisë dhe të energjisë që ju dallon, siç tregohet nga aktivitetet tuaja të ndryshme. Këto aktivitete duhet të jenë relative dhe të mbështesin qëllimin tuaj profesional (p.sh. pjesëmarrja në klubs (klube), shoqata, organizata, grupe të ndryshme etj.). Gjithashtu mund të përmendni interesat personalë, të cilat përshkruajnë personalitetin tuaj, të tilla si: sporti, muzika, piktura, kinemaja, ekologjia etj. Do ishte mirë të mos përfshini informacione në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në shoqata politike ose fetare. Rekomandime Kur një kandidat për punonjës dërgon një CV, do të ishte e këshillueshme që ta plotësonte atë nga një seksion i fundit me titullin Rekomandime. Atje përmend emrat e disa personave, të cilët mund të jenë ish-profesorë ose punëdhënës (dy deri në tre konsiderohen mjaftueshëm) dhe që pranojnë 97 Udhëzues Karriere të flasin pozitivisht për ju ose të përshkruajnë aftësitë tuaja te një punëdhënës. Në faqen e rekomandimeve duhet të përmendni patjetër: emrin, titullin, adresën dhe numrin e telefonit të personit që ju rekomandon. Gjithashtu, mund të përshkruani me një fjali llojin e marrëdhënies së punës që keni pasur me atë person. Punëdhënësi është ai që përfundimisht do të vendosë nëse do të vijë në kontakt me rekomanduesit tuaj dhe nëse do të kërkojë më shumë informacione për ju. Ai mund ta bëjë këtë ose përmes telefonit, ose personalisht. Gjithsesi, përpara se t’ia dorëzoni një listë të tillë një punëdhënësi, sigurohuni që, paraprakisht, të keni informuar dhe të keni marrë leje nga njerëzit të cilëve iu referoheni si rekomandues. Nëse nuk dëshironi t’i njoftoni rekomandimet tuaja paraprakisht, mund ta përfundoni CV-në tuaj me seksionin: “Rekomandime: të disponueshme sipas kërkesës”. 1.2. Letra rekomandimi Këto janë letra të shkruara nga njerëz që dinë kualifikimet tuaja profesionale ose arsimore, ju rekomandojnë në lidhje me një qëllim specifik (zakonisht për studime pasuniversitare) dhe i drejtohen personalisht punëdhënësit ose personit përgjegjës të programit pasuniversitar. Për këtë arsye, letrat e rekomandimit duhet të jenë origjinale dhe konfidenciale. Ju nuk mund të bashkëngjitni kopje të letrave rekomanduese në një CV, përveç se të deklaroni se mund të njoftoni rekomanduesit tuaj për të dërguar letra rekomandimi nëse ua kërkojnë. Për shembull: Letrat e rekomandimit: të disponueshme përderisa u kërkuan. Por, nëse dërgimi i letrave rekomanduese është një parakusht për zgjedhjen tuaj në programin pasuniversitar, duhet të informoni profesorët tuaj paraprakisht dhe të siguroni dërgimin e letrave rekomanduese. Nëse i keni njoftuar reko98 Curriculum vitae (CV) manduesit tuaj dhe jeni të sigurt se do t’i merrni ose i keni marrë tashmë letrat e rekomandimit për t’i çuar në komisionin e programit pasuniversitar, dhe t’i bashkëngjitni ato në aplikimin tuaj, në këtë seksion ju shënoni emrat, mbiemrat, titullin dhe detajet e kontaktit (adresa, telefoni, email-i) të personave që ju rekomandojnë. 1.3. Diagram e Curriculum vitae Modeli i CV-së për punë Emri & Mbiemri Adresa: Rruga, Numri, Qyteti – Qyteza, Kodi Postar, Vendi (shteti). Numrat e telefonit: +355 - ……………..(fiks) +355 …………….. (celular) Email: …………@……………. Kombësia: ………………………… OBJEKTIVI I KARRIERËS Përmblidhni objektivin tuaj afatshkurtër të karrierës në një ose dy fjali duke përdorur disa nga kriteret e mëposhtme: titullin e pozicionit (numrin e kodit nëse aplikohet), departamentin, specializimin, organizatën apo kompaninë. Për shembull: “Për të marrë pozicionin e Mësuesit të Gjuhës Angleze në Shkollën Private të Gjuhës Angleze në Londër” ARSIMI Datat Shtoni shënime të ndara për secilën lëndë përkatëse që keni marrë, duke nisur fillimisht nga më e fundit. Emri: Titulli i kualifikimit ose viti i studimeve (për studentët), Lënda, Institucioni Akademik ose Arsimor, Vendi (shteti). Jep 99 Udhëzues Karriere Nga – deri në (muaji/viti - muaji/viti) Nga – deri në (muaji/viti - muaji/viti) Nga – deri në (muaji/viti - muaji/viti) EKSPERIENCË PUNE Nga – deri në (muaji/viti - muaji/viti) notat në skemën kombëtare të vlerësimit. BA në…, Shkolla e… .., Fakulteti i…., Universiteti, Shqipëri. GPA:… nga 10. Shkolla e… .., Fakulteti i…., Universiteti i…., Vendi. Student shkëmbimi i Erasmus-it. Me sukses ndoqa kurset në: • ……. • ……. • ……. Diploma e shkollës nga…., Shqipëri. GPA:… nga 10. Renditni përvojën tuaj të punës, duke përfshirë punën e paguar ose vullnetare, programin e praktikës ose punën në biznes familjar (në rast se është e rëndësishme për pozicionin për të cilin aplikoni). Përdorni stilin e mëposhtëm të përshkrimit: Organizata e punës (Punëdhënësi, kompania etj), Qyteti, Shteti Pozicioni i punës • Përshkrim i detajuar i detyrave duke përdorur emra ose folje të veprimit 100 Curriculum vitae (CV) • Përshkrim i detajuar i detyrave duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i detajuar i detyrave duke përdorur emra ose folje të veprimit TRAJNIM I VAZHDUESHËM Datat Renditni çdo program të trajnimit ku keni marrë pjesë. Përmendni metodën e trajnimit (seminar, konferencë, program) “titullin (me shkrim kursiv)”, organizimi i trajnimit dhe vendi. Në rastin e seminareve mund të përfshini edhe kohëzgjatjen në orë. Datat Lloji i trajnimit (seminar, konferencë, program): “Titulli (me shkrim kursiv)”, organizimi i trajnimit, vendi. Kohëzgjatja: ... orë. AFTËSI GJUHËSORE Gjuha Shkruani këtu çdo gjuhë që njihni, duke filluar nga ajo që dini më mirë, gjuha amtare. Përshkruani nivelin e aftësive tuaja të shkrimit, të të folurit dhe të të kuptuarit dhe përmendni çdo certifikatë që keni. Shqipe Gjuhë amtare Angleze Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. 101 Udhëzues Karriere Frënge Gjermane Italiane Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. AFTËSI KOMPJUTERIKE • Hardware-t dhe/ose software-t që njihni (certifikata akreditimi p.sh. ECDL) • Mjete statistikore ose paketa programesh kompjuterike (software) AFTËSI TË TJERA TEKNIKE • Teknika të laboratorit • Pajisje të specializuara që jeni në gjendje të përdorni • Mjete të vlerësimit psikologjik • Metodologji të kontrollit të cilësisë • Patentë e plotë dhe e pastër evropiane AFTËSI PERSONALE • Renditni aftësitë tuaja të transferueshme/të buta p.sh. aftësi organizative, udhëheqjeje, komunikimi etj. • Renditni aftësitë tuaja të transferueshme/të buta p.sh. aftësi organizative, udhëheqjeje, komunikimi etj. • Renditni aftësitë tuaja të transferueshme/të buta p.sh. aftësi organizative, udhëheqjeje, komunikimi etj. INTERESA PERSONALË Në këtë pjesë përfshini çdo informacion në lidhje me aktivitetet në të cilat jeni përfshirë ose interesat që keni që nuk janë të përfshira më lart. Shmangni përmendjen e aktiviteteve siç janë leximi, kinemaja apo sportet në përgjithësi. Jini krijues dhe specifik. Kjo është pjesa ku punëdhënësit 102 Curriculum vitae (CV) kërkojnë të fillojnë bisedën akullthyese. Mund të përfshini aktivitete të tilla si: • Pjesëmarrja në komisione kulturore ose artistike • Puna vullnetare ose anëtarësi në organizatat OJQ • Udhëtimi jashtë shtetit • Aktivitetet sportive (pjesëmarrja në një klub sportiv ose • ……… REFERENCAT Ose renditni referencat tuaja ose përgatitni një listë të veçantë me të gjitha informacionet e kontaktit. Në këtë të fundit, shkruani këtu “në dispozicion sipas kërkesës” dhe sigurohuni që të kontaktoni referencat tuaja paraprakisht dhe t’i informoni ata për pozicionin për të cilin po aplikoni. Modeli i CV-së për studime Emri & Mbiemri Adresa: Rruga, Numri, Qyteti – Qyteza, Kodi Postar, Vendi (shteti). Numrat e telefonit: +355 - ……………..(fiks) +355 …………….. (celular) Email: …………@……………. Kombësia: ………………………… OBJEKTIVI I KARRIERËS Përmblidhni objektivin tuaj afatshkurtër në një ose dy fjali duke përdorur disa nga kriteret e mëposhtme: Titullin e programit për të cilin aplikoni, Shkollën ose Departamentin, Universitetin dhe Vendin. Për shembull: “Për të marrë një pozicion në MSc në Gjenetikë në Universitetin e Bath-it në Mbretërinë e Bashkuar” ARSIMI Datat Shtoni shënime të ndara për secilën lëndë përkatëse që keni marrë, duke nisur fillimisht nga më e fundit. 103 Udhëzues Karriere Emri: Titulli i kualifikimit ose viti i studimeve (për studentët), Lënda, Institucioni Akademik ose Arsimor, Vendi (shteti). Jep notat në skemën kombëtare të vlerësimit. Nga – deri në BA në…, Shkolla e… .., (muaji/viti - muaji/viti) Fakulteti i…., Universiteti, Shqipëri. GPA:… nga 10. Nga – deri në Shkolla e… .., Fakulteti i…., (muaji/viti - muaji/viti) Universiteti i…., Vendi. Student shkëmbimi i Erasmus-it. Me sukses ndoqa kurset në: • ……. • ……. • ……. Nga – deri në Diploma e shkollës nga…., (muaji/viti - muaji/viti) Shqipëri. GPA:… nga 10. EKSPERIENCA AKADEMIKE Datat Shtoni shënime të ndara për secilin projekt ose kurs (lëndë) akademik përkatës që keni marrë, duke filluar nga më i fundit ose më i rëndësishmi për objektivin tuaj të karrierës së pari (mos e përfshini nëse nuk është i rëndësishëm). Titulli Shtetëror i projektit ose kursit (me shkrim kursiv), emri dhe titulli akademik i 104 Curriculum vitae (CV) Nga – deri në (muaji/viti - muaji/viti) Nga – deri në mbikëqyrësit, dhe përshkruani fazat e realizimit të projektit ose temat kryesore të mbuluara. Teza: “titulli (me shkrim kursiv)”.. Mbikëqyrësi: profesor …. • Përshkrim i kryerjes së projektit duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i kryerjes së projektit duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i kryerjes së projektit duke përdorur emra ose folje të veprimit Projekti akademik: “titulli (me shkrim kursiv)”. Mbikëqyrësi: profesor …. • Përshkrim i kryerjes së projektit duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i kryerjes së projektit duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i kryerjes së projektit duke përdorur emra ose folje të veprimit DALLIME / SHPËRBLIME Viti Renditni çmimet, bursat dhe dallimet tuaja. Përmendni llojin e çmimit, fondin e bursës dhe arsyen për marrjen e secilit çmim. Ju mund t’i përfshini këto nën programin përkatës të 105 Udhëzues Karriere Viti diplomës ose t’i vendosni të gjithë seksionin nën seksionin “Arsimi” Lloji i shpërblimit (bursë, dallime, çmime), fondacioni, arsyeja për shpërblimin. BOTIME / NJOFTIME Datat Renditni botimet shkencore, njoftimet ose posterin që keni bërë. Datat Njoftim: Autorët, “titulli (me shkrim kursiv)”, Konferenca, Komiteti Organizativ, vendi. Datat Poster: Autorët, “titulli (me shkrim kursiv)”, Konferenca, Komiteti Organizativ, vendi. Datat Botimet: Autorët, “titulli (me shkrim kursiv)”, Revista shkencore, botime, faqe. TRAJNIM I VAZHDUESHËM Datat Renditni çdo program të trajnimit ku keni marrë pjesë. Përmendni metodën e trajnimit (seminar, konferencë, program) “titullin (me shkrim kursiv)”, organizimi i trajnimit dhe vendi. Në rastin e seminareve mund të përfshini edhe kohëzgjatjen në orë. Datat Lloji i trajnimit (seminar, konferencë, program): “Titulli (me shkrim kursiv)”, organizimi i trajnimit, vendi. Kohëzgjatja: ... .orë. 106 Curriculum vitae (CV) EKSPERIENCË PUNE Nga – deri në (muaji/viti - muaji/viti) AFTËSI GJUHËSORE AFTËSI GJUHËSORE Gjuha Shqipe Angleze Renditni përvojën tuaj të punës, duke përfshirë punën e paguar ose vullnetare, programin e praktikës ose punën në biznes familjar (në rast se është e rëndësishme për pozicionin për të cilin aplikoni). Përdorni stilin e mëposhtëm të përshkrimit: Organizata e punës (Punëdhënësi, kompania etj), Qyteti, Shteti Pozicioni i punës • Përshkrim i detajuar i detyrave duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i detajuar i detyrave duke përdorur emra ose folje të veprimit • Përshkrim i deta Shkruani këtu çdo gjuhë që njihni, duke filluar nga ajo që dini më mirë, gjuha amtare. Përshkruani nivelin e aftësive tuaja të shkrimit, të të folurit dhe të të kuptuarit dhe përmendni çdo certifikatë që keni. Gjuhë amtare Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, 107 Udhëzues Karriere Frënge Gjermane Italiane organizata, nota. Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. Niveli i të shkruarit, të folurit dhe të kuptuarit. • Titulli i certifikatës, organizata, nota. AFTËSI KOMPJUTERIKE • Hardware-t dhe/ose software-t që njihni (certifikata akreditimi p.sh. ECDL) • Mjete statistikore ose paketa programesh kompjuterike (software) AFTËSI TË TJERA TEKNIKE • Teknika të laboratorit • Pajisje të specializuara që jeni në gjendje të përdorni • Mjete të vlerësimit psikologjik • Metodologji të kontrollit të cilësisë • Patentë e plotë dhe e pastër evropiane AFTËSI PERSONALE • Renditni aftësitë tuaja të transferueshme/të buta p.sh. aftësi organizative, udhëheqjeje, komunikimi etj. • Renditni aftësitë tuaja të transferueshme/të buta p.sh. aftësi organizative, udhëheqjeje, komunikimi etj. • Renditni aftësitë tuaja të transferueshme/të buta p.sh. aftësi organizative, udhëheqjeje, komunikimi etj. INTERESA PERSONALË Në këtë pjesë përfshini çdo informacion në lidhje me aktivitetet në të cilat jeni përfshirë ose interesat që keni që nuk janë të përfshira më lart. Shmangni përmendjen e aktiviteteve siç janë leximi, kinemaja apo sportet në përgjithësi. 108 Curriculum vitae (CV) Jini krijues dhe specifik. Kjo është pjesa ku punëdhënësit kërkojnë të fillojnë bisedën akullthyese. Mund të përfshini aktivitete të tilla si: • Pjesëmarrja në komisione kulturore ose artistike • Puna vullnetare ose anëtarësi në organizatat OJQ • Udhëtimi jashtë shtetit • Aktivitetet sportive (pjesëmarrja në një klub sportiv ose • ……… REFERENCAT Ose renditni referencat tuaja ose përgatitni një listë të veçantë me të gjitha informacionet e kontaktit. Në këtë të fundit, shkruani këtu “në dispozicion sipas kërkesës” dhe sigurohuni që të kontaktoni referencat tuaja paraprakisht dhe t’i informoni ata për pozicionin për të cilin po aplikoni. 1. Emri & Mbiemri i të referuarit Pozicioni i punës Adresa:…… Telefoni : +30-….. Email:….. 2. Emri & Mbiemri i të referuarit Pozicioni i punës Adresa:…… Telefoni : +30-….. Email:….. 1.4. Curriculum Vitae (CV) Evropiane CV-ja Evropiane u krijua nga CEDEFOP (Qendra Evropiane për Zhvillimin e Aftësimit Profesional) për të siguruar njëtrajtshmëri në prezantimin e kualifikimeve të kandidatëve të mundshëm që shkojnë në Bashkimin Evropian. CV-ja Evropiane është gjithashtu një përmbledhje e kualifikimeve arsimore dhe profesionale të punonjësve. Në veçanti, disa nga seksionet e përfshira përmenden si më poshtë: 109 Udhëzues Karriere • Eksperiencë profesionale • Arsimi dhe formimi • Aftësi dhe zotësi/dhunti individuale Për plotësimin e saj, është mirë të konsultoheni me udhëzuesin përkatës, i cili është gjithashtu në dispozicion në internet në faqen zyrtare të internetit të Evropasss (https:// europass.cedefop.europa.eu/). CV-ja Evropiane mund të shoqërohet në mënyrë fakultative nga “Pasaporta e Gjuhës”, përmes së cilës mund të jepni më shumë informacion mbi aftësitë dhe përvojat tuaja gjuhësore. Udhëzime të hollësishme për formatin dhe formulimin e CV-së Evropiane janë në dispozicion në 29 gjuhë (mungon versioni në gjuhën shqipe). Shembull Curriculum vitae (CV) 1.5 CV-ja në çdo shtet Por do të duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë dhe disa detajeve të tjera në lidhje me hartimin e CV-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për dërgimin e saj në shtetet e tjera. Çdo shtet ka disa sekrete të veçanta për sa i përket përpilimit që duhet të marrim parasysh. Në veçanti, në Gjermani gjithçka ka të bëjë me strukturën. Të gjitha stereotipat janë të vërteta - të paktën kur bëhet fjalë për “Aplikimin për Punë”. Gjermanët që marrin në punë, duan strukturë dhe formalitet. Në vend që të hyjnë shumë thellë në secilën detyrë, ata duan të shohin që ju jeni të mirë në përmbledhjen e karakteristikave tuaja kryesore. Grackë më e zakonshme është që CV-ja juaj nuk duhet të kalojë dy faqe, përveçse nëse jeni nëpunës i lartë me 25 vjet përvojë profesionale. Mundohuni të përmendni ngjarjet më të rëndësishme. Madje, është e pazakontë të përfshini pun111 Udhëzues Karriere imet studentore, si “Barista në kafenë e njohur zinxhiri”. Jo se është e parëndësishme, por madje është pa lidhje që të përmendet gjatë intervistës, në vend të një pjese në CV-në tuaj. Por, nëse ato lidhen me punën për të cilën po aplikoni, duhet ta përfshini atë. Duke ndjekur këto këshilla, mund të aplikoni në Gjermani, Austri, Zvicër, Holandë, Suedi, Danimarkë dhe Norvegji. Në Mbretërinë e Bashkuar është e nevojshme të theksojmë detajet. CV-ja britanike është e ngjashme me CV-të e tjera në Evropë, zakonisht është vetëm pak më e madhe. Është me të vërtetë një dokument i thelluar që paraqet të gjithë ecurinë e karrierës suaj, nga praktika deri në kohën e plotë, mësime dhe arsim. Gracka më e zakonshme është se, nëse nuk jeni një folës i gjuhës vendase angleze, mund të mos e mendoni së pari. Sigurohuni që të përdorni anglishten britanike. Si në shumë shtete të tjera, nxënësit e Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, Italisë dhe Francës e mësojnë anglishten amerikane në shkollë, ndaj nuk kanë dallime të vogla, por domethënëse gjuhësore. Si me gjithçka në jetë, Google është miku juaj! Me një CV në Mbretërinë e Bashkuar, mund të aplikoni në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Zelandën e Re dhe Irlandë. SHBA-ja kërkon një dokument krejtësisht të ndryshëm. Një CV në SHBA nuk është e njëjtë me atë në Gjermani apo në Mbretërinë e Bashkuar. CV-ja është zakonisht një dokument që përdoret për pozita akademike. Është shumë e detajuar dhe mund të zgjasë mbi 10 faqe me të gjitha arritjet tuaja nga çmime dhe dallime deri te projekte kërkimore dhe punë. Nëse kërkohet një prezantim më i shkurtër, dokumenti që duhet të përdorni është “resume”. Grackë më e zakonshme është fakti që kandidatët nga Evropa dhe Azia priren të mos njohin ndryshimin “CV vs. resume”. Amer112 Curriculum vitae (CV) ikanët përdorin CV-të e tyre afatgjata nëse aplikojnë për punë që lidhen me kërkime ose vende pune në nivel akademik. Në përgjithësi, kur të aplikoni, do të përcaktohet nëse do të përdorni një resume apo CV. Përndryshe, shkoni për një resume me një faqe pa foto ose detaje të panevojshme. Me një resume amerikane mund të aplikoni në SHBA dhe Kanada. Në Francë çelësi gjendet në arsim. Dallimi midis CV-ve franceze dhe gjermane është i kufizuar. Megjithatë, ekziston një ndryshim - departamenti i arsimit. Arsimi është shumë i rëndësishëm në Francë dhe, pasi universiteti është një angazhim me kohë të plotë, studentët francezë mezi gjejnë kohë të menaxhojnë provimet dhe jetën e tyre private, duke mos përmendur një vend pune ose praktikë. Sigurohuni që të shënoni arritjet e universitetit tuaj dhe gjithashtu të përmendni notat ose punën tuaj. Gracka më e zakonshme është se edhe si aplikant i huaj, ju duhet të dërgoni CV-në tuaj në frëngjisht, përveçse nëse përcaktohet ndryshe. Kjo mund të jetë shumë e vështirë, kështu që lërini që dikush ta lexojë nga e para CV-në tuaj për t’u siguruar që është e përsosur. Duke ndjekur këto këshilla, mund të aplikoni në Francë, Belgjikë dhe Itali. Kudo që të aplikoni, sigurohuni që ta lini personalitetin tuaj të shkëlqejë. Ju mund të dështoni duke ndjekur disa formalitete me aplikimin tuaj, por, nëse dukeni të këndshëm, profesionalist dhe autentik, personat që marrin në punë, do t’ju vënë re. 2. Shkrimi i një letre shoqëruese Në shumicën e rasteve, CV-ja shoqërohet me një letër veçanërisht kur ajo u dërgohet me postë punëdhënësve të ndryshëm, pa shpallje për një vend pune. Letra shoqëruese 113 Udhëzues Karriere ju jep mundësinë për të prezantuar veten, për të prezantuar shkurtimisht kualifikimet tuaja dhe, mbi të gjitha, për të bindur lexuesin (punëdhënësin) ta lexojë CV-në juaj. Në veçanti, letra shoqëruese lidh aftësimin tuaj arsimor dhe profesional me përgjegjësitë e punës që kërkoni. Në letrën shoqëruese përqendrohuni në aftësi që do të ishin me interes të veçantë për punëdhënësin dhe nënvizoni fushat e rëndësishme të CV-së suaj. Me fjalë të tjera, shpjegoni se çfarë keni për të ofruar në atë punë specifike dhe pse jeni të interesuar. Kështu, për secilën punë, duhet të shkruani një letër tjetër në varësi të karakteristikave dhe kërkesave të punës. Letra shoqëruese është kontakti juaj i parë me një punëdhënës të mundshëm. Si CV-ja juaj, ashtu dhe letra është një tregues i punës që mund të ofroni. Për këtë arsye, ajo duhet të karakterizohet me profesionalizëm dhe të tregojë aftësitë tuaja ekzekutive. Nëse është shkruar me kujdes dhe përmban informacionin e duhur, atëherë të jeni të sigurt që do të bëni një përshtypje të mirë fillestare. Mos harroni se qëllimi juaj përfundimtar është të jeni në gjendje të caktoni një takim për një intervistë personale. Kështu që, shkruajeni letrën shoqëruese në letër A4 me cilësi të mirë (dimensionet 21cm x 29.7cm) dhe korrigjojini të gjitha gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore ose gabimet tipografike. Sigurohuni që të dërgoni tekstin origjinal të letrës së shtypur me firmën tuaj të shkruar me dorë dhe të mbani një fotokopje për veten tuaj. Pasojnë këshilla të dobishme e të përcaktuara: 1. Drejtojani letrën një personi konkret të kompanisë ose organizatës që ju intereson, i cili mund të jetë përgjegjës për pranimin tuaj. Përpiquni të mësoni nëse nuk e dini tashmë 114 Curriculum vitae (CV) emrin, titullin e punës dhe adresën e personit përgjegjës për të dërguar letrën tuaj. Mos iu drejtoni stafit të departamentit ose dikujt tjetër në mënyrë të papërcaktuar. 2. Referojuni burimit nga i cili jeni informuar për punën specifike (p.sh. shpallja në gazetë, njoftimi etj.). Mos hezitoni të përmendni emrin e personit që ju propozoi në punën specifike, nëse ai është punonjës i institucionit të cilit i drejtoheni dhe pasi ta keni marrë pëlqimin e tij. 3. Tregoni pozicionin për të cilin jeni të interesuar. Nëse nuk ekziston puna përkatëse, përcaktoni llojin e punës që ju intereson. 4. Tregoni që dini disa gjëra rreth kompanisë ose organizatës së cilës iu drejtuat. Bëni të qartë se ju e dini se cilët janë ata, çfarë bëjnë ata dhe pse i keni zgjedhur. Tregoni, gjithashtu, se informacioni që keni mbledhur, ju tërhoqi interesin. 5. Përmblidhini shkurtimisht aftësitë tuaja për punën që ju intereson. Mos supozoni se punëdhënësi mund ta lidhë gradën tuaj me qëllimet dhe përgjegjësitë e punës. Përqendrohuni në aftësi të rëndësishme, të cilat tashmë i përmendni në CV-në tuaj. 6. Shpjegoni qartë se çfarë kërkoni dhe çfarë mund të ofroni. 7. Asnjëherë mos përmendni rrogën, vetëm nëse u kërkohet. 8. Mos e tejkaloni një faqe dhe ndiqni formatin standard të një letre profesionale. Stili i letrës duhet të pasqyrojë gjithmonë stilin tuaj të shkrimit dhe personalitetin tuaj. Kujtoni se letra shoqëruese ju pasqyron ju, kështu që mos kopjoni letrën e dikujt tjetër. 115 Udhëzues Karriere 9. Konfirmoni që i keni shpjeguar punëdhënësit se çfarë duhet të bëjë për të ardhur në kontakt me ju. Për shembull, duhet t’ju telefonojë apo ta telefononi ju, dhe kur? 2.1. Forma e letrës shoqëruese Emri Juaj i Plotë Adresa Juaj Qyteti, Kodi Postar Shteti Emri i Plotë i Punëdhënësit ose Personit përgjegjës Emri i Kompanisë Adresa Qyteti, Kodi Postar Shteti Vendi, Data I nderuar Z./E nderuar Znj. Mbiemri Prezantimi: (Paragrafi 1) Shpjegoni arsyen se pse po e shkruani këtë letër shoqëruese. Deklaroni qëllimin tuaj si dhe mënyrën si u interesuat për këtë pozicion pune dhe këtë kompani. Demonstroni nga keni mësuar për këtë pozicion (për shembull, gazetën, faqen e internetit etj.), kush ju referoi dhe, në përgjithësi, si i zbuluat ato. Jepni edhe numrin e kodit të pozicionit, nëse ka. Pjesa kryesore e letrës (rendi i paragrafit 2 dhe 3 mund të ndryshojë për shkak të stilit tuaj personal të të shkruarit) Paragrafi 2: Shpjegoni pse jeni aplikanti më i mirë për këtë punë dhe pse ata duhet t’ju zgjedhin ju. Vini në dukje aftësitë dhe arritjet tuaja kyç dhe se si këto do t’ju ndihmojnë të plotësoni nevojat e tyre. Bëni përputhjen më të mirë të mundshme midis kualifikimit tuaj akademik, përvojave tuaja përkatëse dhe mënyrës se si këto mund t’ju ndihmojnë të përmbushni, në mënyrë të kënaqshme, kërkesat e punës. Përmendni edhe disa përvoja, aftësi dhe arritje konkrete që mund të ofroni. 116 Curriculum vitae (CV) Paragrafi 3: Jepni arsyet pse jeni të interesuar të punoni posaçërisht në këtë kompani. Çfarë ka të veçantë ky punëdhënës i mundshëm? Pse jeni i motivuar të punoni atje? (Shmangeni përmendjen e pagës ose të përfitimeve të tjera të ngjashme). Përfundimi: (Paragrafi i fundit) Deklaroni qëllimin tuaj për të pasur një takim dhe për të kërkuar intervistë. Sigurohuni që të jepni detaje kontakti që ata t’ju telefonojnë ose t’ju lënë mesazh. Gjithashtu, ju mund t’u thoni atyre që jeni të gatshëm t’u telefononi, me qëllim që të caktoni një datë për intervistë. Falënderojeni punëdhënësin për kohën dhe konsideratën e tij. Me respekt, Nënshkrimi juaj Emri juaj i plotë Bashkëmbyllur: Renditni të gjitha letrat e bashkëmbyllura që po dërgoni (p.sh. CV, letra referimi etj.) 117 Georgios Gaitanos Career Guide e-book Departament of Theology & Culture, University College Logos 2020