PËRMBLEDHJE Dihet se është e pamundur të rindërtohet zhvillimi i peizazhit vetëm prej hartave topografike. Prandaj, prej më shumë se rreth 100 vjet, përdoren studimet dhe hartat gjeomorfologjike në të cilat përshkruhen veçoritë...
morePËRMBLEDHJE
Dihet se është e pamundur të rindërtohet zhvillimi i peizazhit vetëm prej hartave topografike. Prandaj, prej më shumë se rreth 100 vjet, përdoren studimet dhe hartat gjeomorfologjike në të cilat përshkruhen veçoritë morfografike, ndërtimi strukturor dhe morfologjia (duke treguar format e relievit dhe gjenezën e tyre). Ndërsa, në vitin 1960 u përcaktuan disa koncepte edhe për hartën gjeomorfologjike të detajuar. Sot, në shumë vende, hartografimi i detajuar gjeomorfologjik është bërë metoda kryesore e rilevimit gjeomorfologjik. Gjatë dekadave të fundit të shekullit të XX, ky hartografim u shfaq kryesisht në dy mënyra: analitike, e cila bazohej në informacionin rreth gjenezës, morfografisë, morfometrisë dhe kronologjisë, dhe sintetike ku, të dhënat analitike kombinoheshin me parametra të tillë si: tokat, bimësia dhe hidrologjia. Sipas një mënyre të tretë, pragmatiste, mblidhej informacion vetëm në lidhje me qëllimin e veçantë. Një shembull i kësaj mënyre janë hartat e gjeorreziqeve që përqëndroheshin vetëm në proceset dhe veçoritë përgjegjëse të rreziqeve në mjedis.
Aktualisht, legjendat gjeomorfologjike janë të ndryshme prej njera tjetrës, por shumica e tyre në përgjithësi kanë 5 pjesë: të dhëna të përgjithëshme; të dhëna të detajuara litologjike, hidrografike dhe strukturore; informacion rreth faktit se në çfarë shkalle janë siguruar apo plotësuar të dhënat morfologjike, morfometrike, morfogjenetike dhe morfokronologjike; inventarin/inventarizimin e formave (zakonisht 200-550 simbole; 15 gjeneza); informacion rreth përgatitjes së legjendës. Gjeomorfologët dhe hartografët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme në drejtim të zhvillimit të një legjendë uniforme dhe të aplikueshme në të gjitha llojet e peizazheve. Me përdorimin e Sistemeve të Informacionit Gjeografik, është menjanuar tërësisht problemi i shtrirjes në hapësirë të simboleve të legjendës.
Përparësitë teknike, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, kanë lehtësuar ndërtimin e hartave gjeomorfologjike edhe në Shqipëri, ku janë ndërtuar disa harta gjeomorfologjike të përgjithëshme dhe të detajuara, për tërë territorin dhe për pjesë të veçanta të tij deri në shkallën 1:10000. Por, pavarësisht nga ky zhvillim teknik, hartat gjeomorfologjike, akoma kanë kufizimet e tyre në përshkrimin e peizazhit, veçanërisht të veçorive nënsipërfaqësore, në mungesën e detajeve dhe në subjektivitetin e autorëve.
Çështje të shumta konceptuale teorike dhe të informacionit e teknologjisë janë në zemër të hartografimit gjeomorfologjik dixhital (HGjD), por progresi shkencor nuk ka mbajtur ritëm të njejtë me teknologjitë e reja gjeohapsinore që evoluojnë me shpejtësi. Për rrjedhojë, mundësitë apo aftësitë e reja ekzistojnë, por shumë çështje nuk janë adresuar në mënyrë adekuate. Prandaj, ky punim diskuton themelet konceptuale dhe ilustron se si gjeomorfometria dhe hartografimi mund të përdoren për të prodhuar informacion gjeomorfologjik në lidhje me sipërfaqen e tokës dhe landformat, ritmet e procesit, marrëdhëniet proces-formë dhe sistemet gjeomorfike.
Punimi bën një analizë teorike të përmbajtjes, klasifikimit, simbolizimit dhe përdorimit të hartave gjeomorfologjike nën dritën e koncepteve të reja të gjeoinformacionit. Një vend me rëndësi zë edhe trajtimi i metodave gjeomorfologjike dhe procedurave automatike në hartografimin gjeomorfologjik.
Fjalë kyçe: gjeomorfologji, hartë gjeomorfologjike, hartografimi gjeomorfologjik, përdorimi i hartave gjeomorfologjike, GmIS.
SUMMARY
It is known that it is impossible to rebuild the landscape development by only topographic maps. Therefore, for more than 100 years, are used the studies and geomorphological maps in which are described morphological features, structural construction and morphology (showing forms of relief and their genesis). While, in 1960 year, are defined several concepts about detailed geomorphological map. Geomorphological detailed mapping is done today, in many countries, the main method of geomorphological surveying. During the last decades of the twentieth century, this mapping appeared mainly in two different ways: analytical, which is based on information about the genesis, morphography, morphometry and chronology, and synthetic in which, is combined analytical data with parameters such as land, vegetation and hydrology. According to a third way, pragmatic way, is derived information only about the particular purpose. An example of this approach are natural hazards maps that focus only on processes and responsible features of environmental risks.
At present, geomorphological legends are very different from one to another, but in general, most of them have 5 parts: general information; detailed lithological, structural hydrographic data; information about the fact that to what extent are insured or meet morphological, morphometric, morphogenetic and morphocronologic data; inventory of forms (typically 200 to 550 symbols; 15 genesis); information about the preparation of the legend. Geomorphologs and cartographers are constantly trying to develop a uniform legend and applicable to all types of landscapes. Using Geographic Information Systems, it is completely eliminated the problem of alignment in space of legend symbols.
Technical advantages during these two decades have facilitated the construction of geomorphological maps in Albania, where are created several detailed geomorphological maps for the whole territory and its separate parts in the scale 1: 25000. But, despite this technical development, geomorphological maps still have their limitations in describing the landscape, especially in subsurface features precisely the lack of detail and the subjectivity of the authors.
Numerous theoretical conceptual and information technology issues are at the heart of digital geomorphologic mapping (DGmM), but scientific progress has not kept the same pace to innovative geospatial technologies that evolve rapidly. Consequently, opportunities or new skills exist, but many issues are not adequately addressed. Therefore, this paper discusses the conceptual foundations and illustrates how geomorphometry and mapping can be used to produce geomorphological information about the earth's surface and landforms, the pace of the process, relationships process-shape and geomorphic systems.
The paper makes a theoretical analysis of the content, classification, symbolism and geomorphological mapping using the light of new concepts of geo-information. In this paper are treated geomorphological methods and automatic procedures of geomorphologic mapping.
Keywords: gjeomorfologji, geomorphological mapping, geomorphologic mapping, the use of geomorphological mapping, GmIS.