Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kenia

Coordinates: 1°N 38°E / 1°N 38°E / 1; 38
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 20 prill 2022 11:41 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (U kthyen ndryshimet nga 176.236.69.250 duke përdorur QuickRollback: Dëmtim i tekstit)

1°N 38°E / 1°N 38°E / 1; 38 Stampa:KUTIAKenia Kenia ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe në jug-lindje të vendit ka dalje në Oqeanin Indian. Kenia në veri kufizohet nga Etiopia, në lindje nga Somalia e Oqeani Indian në jug-lindje, në jug nga Tanzania, në perëndim nga Uganda e Sudani.

Historia

Artikulli kryesor : Historia

Në zgjedhjet e nëntorit të vitit 1979, populli e rizgjodhi ish-kryetar shteti D.A.Moi. Për posë pakënaqësisë së grupeve votuese rreth gjendjes së fëlliqtë sociale u vërejt edhe pakënaqësia rreth dominimit të dukshëm të Kikijusëve në krye të vendit dhe administratës. Këta të fundit, si pasojë e kësaj pakënaqësi humben disa vende të ministrave. Trupat besnike të qeverisë, në fillim të gushtit 1982 ndërmorën një përpjekje për puç dhe nga 1984, Najrobi është shteti i katërt i unionit.

Gjatë këtyre viteve, në politiken e jashtme, Kenija dhe partnerët e saj bien në kundërshtim me Shoqërinë Jug-afrikane. Më 1979 me qëllim kundërshtimi të qëllimeve të fshehta somaleze, Kenija nënshkruan një marrëveshje 10 vjeçare me Etiopinë për marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi. Pas Marshimit të Bashkimit Sovjetik në Afganistan në dhjetor të vitit 1979, Somalia më 1980, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i lëshojë në përdorim të fortë ushtarak portin e Mombasasë. Ndërsa në maj të vitit 1980, Keninë e vizitojë Papa.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Njësit administrative

Artikulli kryesor : Njësit administrative

Gjeografia

Artikulli kryesor : Gjeografia e Kenisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Kenisë është 582,650 km2 prej së cilës 13,400 km2 janë ujë. Kenia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘V’’’, 38 00 ‘‘‘L’’’.

Kenia ka një vijë bregdetare 536 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,477 km.

Klima në Keni është e ndryshueshme nga tropikale në bregdet gjerë në shkretinore në brendi të vendit.

Relievi i Kenisë përbëhet nga tereni me lugina të cilat në pjesën qendrore përfundojnë me malet e larta e të mëdha të ndara nga fusha e madhe e Rift-it, ku fillojnë fushat pjellore. Pika më e ultë e relievit 0 m përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta lartësi mbidetare prej 5,199 metrave në malet e Kenisë (ang.:Mount Kenya), në pjesënqendre të vendit, në veri-lindje të kryeqytetit.

Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia

Baza e ekonomisë eshte bujqesia.Me te merret 75% e popullsisë.Ne zonat e brendshme të cilat kanë toka pjellore,janë të zhvilluara blegtoria e gjedheve,e dhenve dhe e gamileve,si dhe kulturat e plantacioneve,si:kafeja,çaji,pambuku,duhani,kallamsheqeri etj.,te paracaktuara kryesisht per eksport.Nuk janë lënë pas dore edhe disa degë të industrisë ushqimore,si dhe prodhimi i çimentos,i plehrave kimike.Në disa zona nxirret ar dhe naftë.

Numri i të punësuarve në vitin 1980 llogaritej të ishte rreth 6 milion (4 m. meshkuj). Indeksi i prodhimit të t'mirave ushqimore për kokë në vitin 1980 (1969/1971=100) është ra në 85. Një tregues që rritja e prodhimit nuk ka mund të mbaj hapin e rritjes së popullsisë. Në vitin 1980, BPV llogaritej të ishte 6,9 miliard dollar të ShBA-së dhe sektori dominues ishte agroekonomia me 1/3.

Demografia

Artikulli kryesor : Demografia

Në vitin 1979, sipas regjistrimit, në Kenijë jetonin 15,327 milion banorë dhe kishte një rritje vjetore prej 3,5%. Rreth 15% e kësaj popullsie ishte e shpërndarë nëpër qytete me mbi 2000 banorë.

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura

Arsimi për bazë ka shkollimin e detyrueshëm. Sipas ligjeve të vitit 1980, ky shkollim ishte për 6 vite. Shkalla e shkollimit arrin diku 85%, ndërsa përqindja e analfabetëve sipas vitit 1979 ishte 50%. Që nga viti 1985 janë bërë përpjeke të shumta në arsimim, ndër të tjera ishte edhe pjesë e planit kombëtarë për zhvillim. Kështu arsimim është zgjeruar në agroekonomi, teknik si dhe në fushën e qeverisjes lokale. Universiteti i mbyllur në Najrobi për shkak të demonstratave në gusht të vitit 1982, është hapur në tetor të viti 1983. Ky universitet gjatë vitit shkollor 1983/84 kishte rreth 6000 student. Të dhënat publike për arsim në vitin 1980/81 ishin 3,3 miliard K.Sh. gjegjësisht 25.6% të buxhetit të përgjithshëm.

Deri në fillim të viteve ' 80-ta, Kenija kishte një armatë të vullnetarëve të përbëhet nga një trup prej 14.750 vetëve, ushtri të rregullt me një trup prej 12.000 vetëve. Kishte një flotë ajrore të përbërë nga 2.100 vetë që kishin në dispozicion diku 29 aeroplanë paka shumë modernë për atë kohë. Po ashtu kishte një flotë detare të përbërë nga 650 anije me 4 anije të shpejta me raketa dhe disa njësi më të vogla. Në këtë kohë kishte një forcë policore prej 2.000 vetëve.

Sporti

Kenia është e njohur në atletikë me atletë kampion në maratonë,3000m me pengesa,800m,1500m,gjysmë maratona etj.Kenia tregoi përformancë të dobët në Lojërat Olimpike 2012 në Londër me vetëm dy medalje ari,kurse u përmirësua dukshëm në Kampionatin Botëror të Atletikës 2013 në Moskë me 5 medalje ari.

Lidhje të jashtme

 Commons: Kenia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Kenia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale